19.5 C
Priština
More

    Kjo quhet forcë: Kanë hequr dorë nga punët stabile për të ndjekur ëndrrat e tyre

    spot_imgspot_img

    Shumë femra shkojnë në punë vetëm për të fituar para, ndërsa kohën e lirë, nëse kanë, ia kushtojnë pasionit të tyre dhe sendeve që i bëjnë të lumtura. Disa femra janë me të vërtet të forta dhe kanë arritur që ta fshijnë vijën në mes të punës dhe kënaqësisë dhe asaj që dikur e kanë pasur hobi ta kthejnë në karrierë. Ja tregimet e tyre…

     GEJL HAJENDORF, 46 VJEC (HAVAI)

    Gejl Hajgendorf gjatë kohës kur ka qenë 21 vjeçare ka arritur të ngjitet shkallëve të suksesit në korporatën e resurseve njerëzore ku ka punuar. Gjatë kësaj kohe nga vetja ka dhënë atë që është e nevojshme për sukses, dhe ka punuar nga 70 orë në javë, nganjëherë duke shkuar në punë edhe në 6 të mëngjesit, e duke ikur në 9 të mbrëmjes. Për gjithë këtë kohë e tëra që Gejl me të vërtet e ka dashur ka qenë jeta e shëndetshme.

    Pas më shumë se dy dekada ka marrë forcën që të ndërrojë karrierën dhe ti përkushtohet ushtrimeve dhe jetës së shëndetshme. Megjithatë ky tranzicion nuk ka qenë i lehtë. Bashkëshorti i saj dhe ajo gjatë kanë biseduar për këtë dhe kanë kaluar përmes planit financiar. Gejl gjatë nëntë muajve gradualisht ka filluar ta lë punën dhe është bërë gati për ikje. Pasi që përfundimisht e ka lëshuar kompaninë, i është kthyer studimeve, në mënyrë që të marrë kualifikim për punën me të cilën ka dashur të merret në të ardhmen. Tani ajo jeton me bashkëshortin në Havai, punon si trajnerë e jetës së shëndetshme dhe e ka lirin e argëtimit e cila gjithmonë i ka munguar.

    -Më vjen keq vetëm për atë se pse këtë nuk e kam bërë më herët, sepse kështu procesi i mësimit do të ishte më i lehtë. Jeta jonë tani është fleksibile dhe po e shfrytëzojmë maksimalisht. I kemi caktuar prioritet dhe të gjitha që gjithmonë kemi dashur ti bëjmë edhe më tej i bëjmë, ndërsa për kursime kemi hequr dorë nga gjërat që i kemi pasur e të cilat në të vërtet asgjë nuk na janë nevojitur- ka thënë Gejl.

     ENDI BARKHOLDER, 35 VJEÇE (ILINOIS)

    Endi pas shkollës së mesme shkurt ka punuar në një korporatë, por pas lindjes së fëmijës së parë ka dhënë dorëheqje dhe është bërë amvise. Në fillim kjo i ka pëlqyer, por shumë shpejt ka filluar t’i mërzitet. Në mënyrë që të përmbush kollën ka qenë vullnetare në shkollën e djalit të vet, nganjëherë duke punuar edhe nga 80 orë në javë.

    Duke kërkuar në internet ide për dhurata të Krishtlindjeve të cilat ka dashur vetë t’ia bëjë miqve dhe familjes, ka hasur në receta për sapun. Ka qenë e befasuar kur pas Krishtlindjes ka marrë shumë thirrje nga njerëzit që ju ka dhuruar sapunët, të cilët ia kanë mbushur mendjen të filloj të merret me sapun dhe ti shes këto.

    Derisa me familje ka jetuar në Uashington, puna ka shkuar ngadalë, nuk ka pasur hapësirë adekuate për punë dhe ka punuar nga 100 orë në javë. Megjithatë, familja Barkholder për shkak të punës me sapun është transferuar në qytezën Ilinois, ku Endi e ka hapësirën e punës, dhe punën e ka shumë stabile.

    -Asnjëherë nuk kam menduar se në këtë mënyrë do të bëhem e pasur, por fitoj mjaftueshëm sa që mundem nga fillimi të investoj. Gjëja kryesore është që kam kohë për të gjitha dhe secilin nga sapunët e mijë ende e bëj vetë. Çdo mëngjes kur zgjohem nga gjumi mezi pres të filloj punën, sepse kjo është diçka që e adhuroj dhe më bën të lumtur- ka thënë Endi.

    NAN MORTEZ, 55 VJECE ( KAROLINA E VERIUT)

    Kur fëmijët e zonjës Martez kanë filluar shkollën, ajo më në fund ka gjetur kohë që ti përkushtohen pasionit të cilin gjithmonë e ka ndjerë. Nga vegjëlia e ka tërhequr metali dhe ka pasur dëshirë të bëhet skulptore e cila punon me material. Gjatë dy vjetëve ka shkuar në orë të përpunimit të metalit, hap pas hapi, ka arritur qëllimin që skulpturat e saja metalike ti shes.

    -Ndjenja që dikujt i pëlqen ajo që ju e keni bërë, dhe është boll që ata të ndajnë paranë e tyre, është me të vërtet diçka e papërshkrueshme. Ende e kam ëndërr të bëj skulptura të mëdha nga metali, por e di që tani duhet të jem e përkushtuar ndaj asaj që shitet, sepse kështu do të kem mundësi të jetoj nga ajo që dua të punoj. Një ditë në kopshtin tim do ta bëj një kusar të madh nga metali, por deri atëherë jam e kënaqur me këtë që e kam- ka thënë Nan.

    ELI GRINBERG, 37 VJECE (NJU JORK)

    Eli është avokate e cila gjithmonë fshehtas ka dashur të merret me muzikë, por edhe vetë ka qenë e vetëdijshme që nuk ka pasur mjaftueshëm talent që nga ajo të jetojë. Dhe për këtë është kënaqur me punën e botës korporatave, duke shfrytëzuar kështu secilin rast të shkruaj ndonjë këngë. Kur ka mbetur shtatzënë me fëmijën e parë ka marrë vendim që ta lë punën në mënyrë që më shumë ti përkushtohet vajzës, dhe ka vendosur të shkruaj këngë fëmijës të cilat do të mund ti ndajë me vajzën e saj. Sa është rritur vajza pak, nëna e ka regjistruar menjëherë në shkollë të muzikës.

    -Edhe pse shkolla ka qenë e shtrenjtë, nuk kam qenë aspak e kënaqur me atë si punojnë me fëmijë. Kam filluar vetë ti mbajë orë vajzës sime dhe shoqeve të saj duke mos menduar që një ditë nga kjo do të bëj punë. Thjeshtë jam kënaqur duke u shoqëruar dhe kënduar me fëmijë. Por më vonë prindërit e fëmijëve kanë filluar të më thërrasin dhe të kërkojnë më shumë orë. Kanë qenë të gatshëm dhe të paguajnë. E gjitha ka filluar nga hapësira e përbashkët e ndërtesës sonë, ndërsa tani shkolla ime e muzikës punon në 12 lokacione në të gjitha anët e qytetit.

    Eli e pranon që një pjesë e magjisë është dukur kur pasioni i është shndërruar në punë, por balansi gjendet aty që ajo ka kohë të shkruaj këngë për fëmijë. Ndoshta këto një ditë do ta çojnë edhe një hap më tej për të realizuar ëndrrën e saj./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...