4.4 C
Priština
More

    Çfarë ka një zonjë e vërtetë?

    spot_imgspot_img

    Një zonjë e vërtetë nuk e përcjell modën me sy mbyllur, ajo nuk ka shembull, ajo e njeh veten mirë. Ajo është vetvetja. Nuk gabon. Për këtë fjala zonjë nuk është e kohës së lashtë. Vlerat të cilat nënkuptojnë pafundësinë janë, dhe gjithmonë duhet t’i kemi në mend.

    Duar të buta

    Duart i mirëmban në mënyrë të vazhdueshme. Pas secilës larje i lyen, ndërsa një herë në javë bën pilling dhe përdor maska. Thonjtë i lyen të paktën me manikyr pa ngjyrë.

    Flokë të shëndetshme

    Floku para së gjithash duhet të jetë i pastër, e më pas edhe i mirëmbajtur. Andaj, rregullisht preni flokët, sepse majat e çelura nuk janë të lejueshme. Nëse i lyeni flokët këtë bëjeni me ngjyra kualitative.

    Ten të mirë

    Nuk ekziston situatë që mund të ja lejoni vetes të mos e pastroni fytyrën në mëngjes dhe mbrëmje. Një herë në javë bëni pilling, e nëse mundeni vizitoni edhe sallonet e kozmetikës. Më mirë është të hiqni dorë nga rrobat, se sa nga lëkura e bukur.

    Dhëmbë të shëndetshëm

    Që mos të keni erë të pakëndshme, duhet t’i lani dhëmbët pas secilës shujtë, ndërsa më parë duhet t’i pastroni me penj për dhëmbë. Vizitat e stomatologut nënkuptohen.

    Gjithmonë është e pastër

    Nëse pretendoni titullin zonjë, duhet të bëni dush çdo ditë, nëse është nevoja edhe dy herë në ditë. Rrobat duhet të jenë të pastra dhe të hekurosura, ndërsa të brendshmet të bukura, kualitative dhe asesi të shqyera. Parfumi jo modern, por ai që juve ju përshtatet.

    Di të bëj makiazh

    Makiazhi i rëndë është për mbrëmje, i lehtë për ditë – me këtë mbahen zonjat. Ngjyrat që i sjell trendi nuk vijnë në konsideratë nëse nuk ju kanë hije. Edhe diçka – asnjëherë mos e rregulloni makiazhin në vende publike.

    ÇFARË NUK KA NJË ZONJË E VËRTETË

    Silikonë

    Tek femrat me stil nuk ka asgjë të egzagjeruar, e këtu sigurisht janë silikonët. Andaj mos u bëni dembele dhe gjinjtë mirëmbajini me ushtrime dhe kujdes të veçantë. Madhësia nuk është e rëndësishme, e rëndësishme është si kujdeseni për to.

    Nuk ka thonjë dhe flokë artificiale

    Asnjëherë nuk do ta lejojë veten në rritje. Ky detaj përçon mesazh që jeni dembele, e parregullt dhe nuk kujdeseni për vete. Ndërsa kush nuk është për vete, nuk është as për të tjerë. Nëse ngjyroseni këtë bëjeni me rregull!

    Nuk ka mustaqe

    Heqja e rregullt e qimeve nga trupi është aperitiv, e sidomos ajo e mustaqeve. Mustaqet janë të rezervuara për meshkuj! Nëse i keni, gjithsesi duhet t’i depiloni dhe mbani mend që ato më së shumti shihen kur bëni makiazh.

    Nuk ka tatuazhe

    Sot shumë të popullarizuarat tatuazhe dhe pirsingje duken ekzotike, por kështu diçka nuk i shkon vetëm të rinjve. Duhet megjithatë të mendoni më tej. Tani ndoshta jeni e re, por rinia nuk është e përjetshme. Do të vijë një ditë kur tatuazhi juaj do të duket vulgar.

    Dekorohet në mënyrë diskrete

    Aksesorët nuk guxojnë të jenë të rënda dhe që bien në sy, sepse zonjat mbajnë vetëm copëza të sofistikuara. Nëse nuk është gurë i çmuar, më mirë mos të keni aspak.

    Nuk ka çorape të shqyera

    Çorapet duhet të jenë të përshtatshme për këmbë, e nuk guxon të jetë e kapur asnjë fije. Një palë rezervë gjithmonë duhet t’i keni në duar. Harroni në improvizimin “do ta ndali shqyerjen me manikyr për thonj”…/kosovarja.ch/

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...