Përderisa numri i të prekurve nga COVID-19, ka arritur shifrën prej 3.5 milionë njerëz, Pekini dhe Washingtoni zyrtar, po vazhdojnë të hedhin akuza ndaj njëri tjetrit rreth origjinës së sëmundjes.

Së fundmi, në Kinë është publikuar një video e animuar me titull “Na ishte njëherë një virus”, përmes së cilës ironizohet me reagimin e SHBA-së, ndaj virusit.

Në këtë video të postuar online nga agjencia e lajmeve Xinhua shfaqet një ushtar terrakote me maskë dhe Statuja e Lirisë.

Kemi zbuluar një virus të ri”, thotë luftëtari.

E çfarë pastaj?”, përgjigjet Statuja e Lirisë. “Është vetëm një grip”.

Më pas luftëtari bën paralajmërime të tjera rreth virusit dhe numëron të gjitha fazat e shpërthimit të tij në Kinë. Statuja e Lirisë i kundërshton dhe ju jep zë konferencave për shtyp të Trump ku tallej me ashpërsinë e sëmundjes.

A je duke e dëgjuar veten”, pyet luftëtari në një kohë që statuja fillon të bëhet e kuqe për shkak të temperaturës dhe i vendoset një serum.

Ne kemi gjithmonë të drejtë edhe kur kundërshtojmë veten”, përgjigjet Statuja.

Ja përse më pëlqeni ju amerikanët, për vendosmërinë tuaj”, e mbyll luftëtari.