Kida vjen me bashkëpunim ndërkombëtar

Këngëtarja kosovare Kida, ka befasuar fansat e saj me një bashkëpunim ndërkombëtar.

Samra është këngëtari gjerman, me të cilin Kida publikoi duetin, të enjten në mesnatë.

“Lila” quhet kënga e punuar nga Mixey Music, ndërsa teksti është shkruar nga vet Samra dhe NUK.

Kida dhe Samra këndojnë të dy pjesët e tyre në gjuhët e tyre amëtare.

Për xhirimin e videoklipit, këngëtarët kanë zgjedhur Dubain.