Fjalët janë shumë të fuqishme, dikë e ngrisin lartë në qiell e dikë e përplasin në dysheme. Fjalët mund të ju dërgojnë deri tek qëllimi mirëpo mund edhe të ndalojnë përparimin tuaj.

Shkopinjtë dhe gurët mund të na thyejnë kockat, mirëpo fjalët mund të na ndryshojnë trurin andaj janë disa fjalë të cilat duhet ti largoni nga fjalorim pasiqë mënyra se si i përdorim ndikon negativisht në shëndetin mental dhe përparimin personal.

1. Do duhej

Sa herë në ditë e përsërisni? Pastaj ndjeheni keq kur nuk bëni ashtu siç do duhej, andaj në vend të kësaj thuani: Planifikoj që të shkoj për vrap. Kështu, edhe nëse ju dështon plani, është vetëm plan e jo diçka që “do duhej”.

2. Kurrë

“ Kurrë mos thuaj kurrë” është nëj thënie e vjetër pasiqë “kurrë” është një nga stopuesit mëtë mëdhenj të përparimit persnal. Me qëndrim të tillë nuk do të arrini askund.

3. Rast i humbur

Nëse e konsideroni veten një “rast i humbur” atëherë me të vërtetë do ju ndodhin gjëra negative. Fuqia e të menduarit pozitiv është e madhe andaj në vend se të mendoni “nuk mundem” duhet të bindni veten se “mundme dhe dua”. Të keni në mendje që të mos kërkoni perfeksion sepse ashtu do të dëshpëroheni.

4. Kam fat

Ka të tillë që kanë lindur me fat dhe ka të tillë që aspak nuk e gëzojnë atë, megjithatë, mos e fajësoni për dështimet e juaja fatin.që të jeni më të lumtura në jetë ju duhet që të mundojeni, asgjë nuk bie vetvetiu nga qielli. Mos të mbështeteni në fatin apo pafatin por duhet të bëheni vetë ju krijuese e fatit tuaj.

kosovarja.ch