19.2 C
Priština
More

    Këshillat më të mira për nënat e vetme

    spot_imgspot_img

    Jeta e një prindi të vetëm është shumë e vështirë, kështu që këto këshilla do të ju lehtësojnë të qenit prind dhe të ju mundësojnë për të ndërtuar një marrëdhënie cilësore me foshnjën tuaj

    Organizimi është çelësi i suksesit

    Që të mos humbeni në “një det” me angazhime të përditshme duhet të jeni organizator shumë i mirë. Për këtë më së miri është gjithçka të shkruhet në letër, ose akoma më mirë të keni në shtëpi një “tabelë të vogël” për njoftim, ashtuqë çdo ditë para se të dilni nga shtëpia mund të kontrolloni nëse keni harruar diçka.

    Bëhuni shembull (model)
    Fëmija ka nevojë vetëm për një model të mirë në jetë që të mund të bëhet një person cilësor (kualitativ) kur të rritet. Lodrat e shumta, shkuarja në vende të shtrenjta dhe kalimi i kohës së gjatë jo kualitative së bashku nuk garanton që fëmija juaj do të bëhet një njeri i mirë kur të rritet. Një prind i vetëm që ka për tu përballur me të gjitha vështirësitë e jetës, e gjithashtu të bëhet prind, më shpesh kohën e kaluar me fëmijën e shfrytëzon në mënyrë më kualitative se sa prindërit të cilët kanë kohë me shumicë, për të cilët koha e kaluar bashkarisht nënkupton shikimin në ekran pa ndonjë komunikim të veçantë dhe përkushtim.

     

    Gjej ritmin ideal të jetës që ju përshtatet Ju dhe fëmijës suaj

    Mundohuni të rregulloni orarin tuaj të punës, pyesni ‘shefat’ (udhëheqësit) që të filloni më herët ashtuqë të leni punën më herët. Kështu mund të kaloni më shumë kohë me fëmijën, kurse punët e shtëpisë të mundë t’i bëni në orët e mbrëmjes kur fëmija është duke fjetur.

    Pajtohuni me gjërat që nuk mund t’i ndryshoni

    Nëse babai i fëmijës nuk i përmbush premtimet e tij, mos e humbni durimin për këtë. Disa gjëra dhe njerëz thjesht nuk mund t’i ndryshoni dhe mos harxhoni energji për të. Në vend të kësaj, angazhohuni që fëmija juaj të jet i lumtur me ju dhe të bëheni një prind sa më i mirë.

    Planifikoni kohën e lirë paraprakisht

    Nëse dëshironi të shkoni për një fundjavë në natyrë, planifikoni detajet paraprakisht. Gjithashtu, nëse dëshironi ti kushtoni pak kohë vetes suaj, të shkoni në parukeri apo për bisedë me shoqe, me rëndësi është që me kohë të kërkoni një dado në qoftë se nuk keni askënd që mund të kujdeset për fëmijën tuaj.

     

     

    Merrni frymë thellë dhe numëroni deri në 10

    Kur diçka ju nxjerr krejtësisht jashtë taktit, pa marrë parasysh nëse është faji i fëmijës, problemi në punë apo mosmarrëveshjet me ish-partnerin tuaj, përpiquni të qëndroni e qetë. Merrni frymë thellë dhe numëroni deri në 10, dhe vetëm pastaj reagoni nëse akoma mendoni se është e nevojshme. Përpiquni të shmangni bërtitjen ndaj fëmijës, sepse kjo nuk është e shëndetshme, kurse ju do të pendoheni shumë shpejt.

    Lavdëroni vetveten

    Gjasat se ndokush do të ju përkëdhelë mbi supe dhe të ju lavdërojë për ndonjë veprim, janë shumë të vogla. Për këtë, mos harroni të lavdëroni vetëveten që të jeni i vetëdijshëm për arritjet që po i realizoni çdo ditë, por pak nga ata që po i vërejnë.

    Mos luftoni kundër vetvetes

    Edhe pse ne të gjithë për çdo mëngjes dëshirojmë që të arrijmë pa një kaos të bëhemi të gatshëm për punë dhe për përcjelljen e fëmijës në kopshtin e fëmijëve, mëngjesi pothuajse gjithmonë sjell kaos në familje. Nëse ju ngushëllon, as nënat që kanë mbështetjen e plotë të partnerëve të tyre nuk arrijnë ti shmangen kësaj. Nuk përmbyset bota nëse në nxitim kaloni rregullimin e shtratit apo larjen e enëve, gjithsesi do të ju presin edhe pas punës kur nuk do të ketë më nxitim.

    Mos flisni keq për partnerin tuaj

    Sa do që babai të jet i keq, i pakujdesshëm apo diçka tjetër, fëmija juaj nuk dëshiron të dëgjojë atë nga goja e juaj. Përpiquni që ti mësojë vetëm cilësitë e mira të babait, sepse vetë jeta do ta përgatitë për të këqijat. Tentoni t’i gjeni ndonjë tjetër model mashkulli në familje ashtuqë disi ta kompensojë mungesën e njërit prind gjatë rritjes.

     

    Gjithmonë të jeni i përgatitur për aksidente

    Kurrë mos u largoni nga shtëpia pa ujë dhe ushqime për fëmijën, në makinë gjithmonë mbani librin për ngjyrosje dhe ngjyrat e drurit rezervë nëse ngatërroheni me fëmijën në një bllokim të trafikut. Rroba këmbimi për fëmijën tuaj duhet të keni gjithmonë në dispozicion./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...