7.4 C
Priština
More

    Këshilla që ju duhet rreth dashurisë në 2022-shin, sipas shenjës tuaj

    spot_imgspot_img

    Dashi- Zgjidh me zgjuarësi betejat me të cilat lufton.

    Tendenca jote për t’u nxituar dhe për të dalë shpejt në përfundime, mund të çojë në konflikte të parikuperueshme me partnerin, prandaj numëroni deri në 10 para se të flisni.

    Demi- Mëso të bësh kompromise për të mirën e marrëdhënies.

    Kokëfortësia jote s’i bën mirë lidhjes.

    Binjakët- Praktiko dëgjimin.

    Mëso të bësh dëgjuesin aktiv dhe të fokusohesh tek çfarë partneri po të thotë. Bëj pyetje me vlerë, por ki parasysh të flasësh më pak dhe të dëgjosh më shumë.

    Gaforrja – Komunikoja partnerit nevojat e tua.

    Kjo s’do të thotë që ti e do më pak apo se je duke kërkuar shumë. Duke qenë e hapur po i bën nder vetes, atij dhe lidhjes.

    Luani- Lejoje veten të jetë i ndjeshëm.

    S’ka pse të jesh gjithmonë lideri i pathyeshëm. Ndonjëherë është mirë të shndërrohesh në kotele që ka nevojë për ngrohtësi.

    Virgjëresha – Jepi partnerit hapësirë.

    Mbaji për vete standartet e tua të larta dhe mos transmeto çdo pritshmëri tënden tek partneri duke e presionuar në një mënyrë a një tjetër.

    Peshorja- Përqafoje faktin që s’jemi perfektë.

    Lidhja ka probleme, partneri yt gjithashtu. Asgjë s’është perfekte, por përpiqu të jetë e shëndetshme. Mos ki frikë të jesh e vërtetë.

    Akrepi- Lëri pas armiqësitë.

    Mos e mbani me vete hidhërimin apo shijen e keqe që ju ka lënë dikush. Çlirohuni për t’u shëruar sa më parë.

    Shigjetari- Respekto zonën e komfortit të partnerit.

    Që do të thotë mos e tepro të ndërhysh aty ku nuk të përket.

    Bricjapi – Mbani xixat gjallë!

    Ju jeni me këmbë në tokë dhe të qëndrueshëm, por ndonjëherë kur gjeni shumë rehati në lidhje, harroni të bëni më shumë. Shkëlqimi, pasioni dhe fluturat e rinojnë gjithnjë e më tepër një raport dashurie, prandaj kujtohuni më shpesh për to.

    Ujori- Gjej mënyra për të ndërtuar empatinë.

    Duke qenë se ju kaloni shumë kohë në trurin tuaj, harroni të futeni ndonjëherë tek ai i partnerit. Mos e neglizhoni edhe nëse partneri juaj zgjedh të mos shprehet, dëgjojini heshtjen dhe bëhuni empatikë.

    Peshqit- Besojini partnerit tuaj

    E dimë që e keni të vështirë, por mendoni pozitivisht. Mos kini tendencën të mbushni veten me ndjesi ankthi dhe dyshimesh. Jini të lirë ta besoni verbërisht partnerin.

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...