Këshilla dashurie nga nëna, që nuk i kemi dëgjuar më parë!

spot_imgspot_img

Secila ndarje sjell të njejtin rezultat – “do të qëndrojë e vetmuar dhe e mjeruar në shtëpi”. Nëna nga ana tjetër, asnjëherë nuk e mendon këtë sepse e di që në fund fare, gjërat do të kthehen në vendin e vet. Bëhuni e durueshme dhe mos nxitoni në dhënien e vendimeve të gabuara

Ndonjëherë fjalët e nënës na duken sikur përfundojnë në qortime, mirëpo, gradualisht me rritjen dhe pjekurinë tonë, e kemi kuptuar se nëna e di saktësisht se çfarë thotë.

  1. Ky mashkull nuk është i mirë për ty

“Si mund ta dish ti që ai është i mirë apo i keq? Ai është i përkryer!”. Dhe, a keni mundur të përfundoni me atë djalin e keq të cilin nëna juaj nuk mund ta durojë? Jo, sigurisht që nuk keni mundur.

  1. Me rëndësi është që ty të pëlqen

Nënat gjithmonë na kanë folur se asnjëherë nuk ka rëndësi se çfarë të tjerët mendojnë mbi lumturinë tuaj. Ai mashkulli i marrueshëm dhe i ndarë gjithmonë nga shoqëria e të cilit askush nuk ia var veshin, papritmas bëhet i dashuri juaj? Gjithçka është e mundur, vetëm të keni pëlqimin e njëri-tjetrit.

  1. Nuk mund ta ndryshosh mashkullin

Nëna e di se ju tentoni fshehurazi ta ndryshoni atë dhe sjelljet e tij, por ajo është e bindur se kjo është një betejë e vështirë dhe se mashkulli gjithmonë do të qëndrojë ashtu siç është.

  1. Aty ku ka konflikt, do të ketë sërish

Ah, sikur të kishim dëgjuar nënën më herët, për gjithë ato javë, muaj, dhe vite vuajtje me një njeri me të cilin jemi ndjerë keq, kemi kaluar momente depresive dhe ankthi.

 

  1. Bëhu e durueshme

Secila ndarje sjell të njejtin rezultat – “do të qëndrojë e vetmuar dhe e mjeruar në shtëpi”. Nëna nga ana tjetër, asnjëherë nuk e mendon këtë sepse e di që në fund fare, gjërat do të kthehen në vendin e vet. Bëhuni e durueshme dhe mos nxitoni në dhënien e vendimeve të gabuara.

  1. Je shumë e re për marrëdhënie serioze

Kur keni qenë të vegjël, mezi keni pritur që të rriteni. Tani që jeni të rritur dhe keni përjetuar disa gjëra e jeni bërë me eksperiencë, dëshironi t’i ktheheni sërish fëmijërisë, kur iu keni trembur shikimit më të vogël të djemve në shkollë. Duhet të jeni të kënaqur që nëna juaj ju ka zgjatur këtë periudhë të lumtur, sado të vogël por pa brenga dhe halle./kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Thonjtë dhe SPF: kujdes për lëkurën rreth tyre

Kutikulat thahen shpejt nga dielli dhe uji. Ja si t’i mbrosh me SPF dhe një rutinë të thjeshtë para/pas ekspozimit, pa irritim.

Rutinë pas shkollës për adoleshentët

Një plan i thjeshtë pas‑shkollor që balancon mësimet, pushimin, celularin dhe familjen – me hapa konkretë që mund t’i nisësh sot.

Shtresa të mençura Kosovë–Zvicër • Veshmbathje

Shtreso me zgjuarsi për motin Kosovë–Zvicër: bazë që menaxhon lagështinë, mes që izolon pa volum dhe shell i lehtë—praktike për gra dhe familje.

Muzika dhe intimiteti: ndikimi në dëshirë

Muzika e zgjedhur me kujdes mund të ulë tensionin, të rrisë afërsinë dhe të orientojë ritmin gjatë intimitetit. Ja si ta përdorësh në mënyrë të vetëdijshme.