6.5 C
Priština
More

    Kërpudhat japoneze Shiitake – ilaç kundër virusit HPV

    spot_imgspot_img

    Kërpudhat mund të pasurojnë menynë tonë të ushqimit dhe të kenë benefite në shëndetin tonë. Studimi më i fundit amerikan ka vërtetuar se ekstrakti kërpudhës “shiitake” japoneze mund të shkaterrojë virusin e HPV-së, shkaktarin kryesor për kancerin e qafës së mitrës!

    Hulumtuesit e qendrës së shkencës mjekësore, fakulteti i mjekësisë si dhe universiteti i Teksasit kanë eksperimentuar ketë lloj kërpudhe në minj laboratorik dhe kanë konkluduar se ekstrakti i kërpudhës AHCC luan një rol shumë të madh në parandalimin e sëmundjeve malinje që lidhen me HPV-në. Për më tepër, kjo komponentë e kërpudhave ishte në gjendje të shkatërrojë virusin brenda 90 ditësh, dhe gjithashtu të reduktojë rritjen e tumoreve të qafës së mitrës.

    AHCC- ja vepron si trajtim imunoterapeutik me të cilën trupi përdor vetëm sistemin imunitar për t’i bërë ballë sëmundjes. Në mënyrë të veçantë, ajo rrit numrin dhe aktivitetin e qelizave vrasëse natyrore, qelizat dendritike dhe citokineve te cilat i lejojne trupit t’i përgjigjet në mënyrë efektive infeksionit të HPV-së si dhe bllokimin e formimit të tumoreve.

    Kërpudhat përmbajnë fibra të cilat janë të mira për tretje, si dhe ju bëjnë të ndiheni të ngopur për një kohë të gjatë. Kërpudhat përfshijnë sasi të mëdha të vitaminës B1, B2, C dhe D, fibra dietale si dhe minerale (kalium, hekur, zink dhe kalcium). Kërpudhat janë të vetmet ushqime me prejardhje bimore që përmbajnë vitamine D, dhe shpesh rekomandohen në parandalimin e rahitisit si dhe sëmundjeve tjera të eshtrave.

    A e dini se çfarë është HPV-ja?

    Human Papilloma Virus (HPV) është sëmundja më e zakonshme që transmetohet seksualisht përmes partnerëve. Vlerësohet se rreth 80% e njerëzve seksualisht aktivë janë të infektuar me këtë lloj të virusit. Deri tani, ekspertët kanë konfirmuar se ekzistojnë mëse 100 lloje të HPV-së, shumica e të cilëve janë të padëmshme për shëndetin, por megjithatë ekzistojnë forma të cilat paraqesin rrezik të lartë për kancerin e qafës së mitrës.
    /kosovarja.ch/

    Foto: www.edulis.com

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...