Keni njoftuar mashkullin ideal, jeni martuar, tani jeta nuk është siç e keni menduar: Femra, keni kujdes!

spot_imgspot_img

A jeni njoftuar me ndonjë mashkull sharmant?

Në fillim nuk ju ka mërzitur mirëpo me kalimin e kohës vetëm se ju futet nën lëkurë dhe në fund mendoni se ai është personi i duhur për të kaluar jetën. Përplot humor, sharmant, i adhuruar në shoqëri dhe ju shikon vetëm juve. I butë dhe përplot me mirëkuptim, ju bën ë vendosni që të filloni jetë të përbashkët.

Së shpejti filloni të kuptoni anën tjetër të natyrës së tij, nuk i shkojnë punët sipas planit, bëhet agresiv, mbyllet në vete dhe nuk dëshiron të flasë për problemet e tij që e ngufasin, arsyetohet se nuk dëshiron të ju ngarkojë edhe juve.

Të gjitha vendimet e rëndësishme ua len juve, ngadalë filloni të merrni përsipër përgjegjësitë rreth shtëpisë dhe fëmijëve.

Ngelet pa punë, bie në depresion, nuk kanë më fuqi të përballen me vështirësitë. Pyeteni se çfarë ndodhi me mashkullin e fortë që ju bëri të dashuroheni në të?

Fillon të grindet për imtësira dhe nuk lë asnjë shenjë nga burri i mirë i mëparshëm, shëndrohet në diçka tjetër.

Bëhet përtac dhe agresiv kur i përkujtoni se diçka ka mbetur pa mbaruar.

Me miqtë sillet mirë mirëpo shmanget nga ju dhe nuk ju përgjigjet për asgjë!

E kuptoni se jeni gënjyer vazhdimisht, keni humbur besimin!

Pyeteni se ku i keni patur sytë dhe si keni mundur të gaboni aq shumë? Mirëpo në këtë gjë nuk jeni e vetme, shikoni jetën e nënës tuaj dhe femrave të tjera, kuptojeni se janë shumë sikur ju!/kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Food: recetë sallate sezonale për drekë me përbërës vendorë dhe përgatitje të shpejtë

Recetë e lehtë për sallatë sezonale drekë me përbërës vendorë, udhëzime të shpejta për përgatitje dhe këshilla për sigurinë ushqimore dhe vlerat bazë nutricionale sipas udhëzimeve ndërkombëtare.

Trend: Gardërobë kapsulë praktike për punë dhe përditshmëri — baza funksionale për gra dhe familje

Si të ndërtoni një gardërobë kapsulë funksionale për punë dhe përditshmëri: parime të qëndrueshmërisë, përzgjedhje të bazës dhe hapa praktikë për kombinime që duhen testuar në dritë natyrale dhe për përshtatje klimatike.

Horoskopi ditor argëtues për 12 shenjat: dashuri, punë dhe mirëqenie

Një horoskop i lehtë dhe argëtues për ditën: ide të shkurtra për dashuri, punë dhe mirëqenie për çdo shenjë zodiacale.

Mbrëmje filmi me fëmijët: çfarë të kontrolloni para shikimit

Udhëzues praktik për prindër e kujdestarë: si të verifikoni klasifikimin sipas moshës, përmbledhjen zyrtare dhe elementët e ndjeshëm përpara një mbrëmjeje filmi me fëmijët.