Këngëtarja Fifi në ditëlindjen e saj sjell videoklipin

Këngëtarja Fifi, emri i vërtetë i së cilës është Filloreta, sot ka mbushur 26 vjet. Këtë ditëlindje, ajo e shënoi duke sjellur videoklipin e ri.

“Lezet” quhet kënga të cilën ajo e ka realizuar në bashkëpunim me Remzije Osmanin.

Edhe skenat e spotit, janë realizuar me një festim të Fifit, për ditëlindjen e saj.

Këngëtarja e cila karrierën e saj po e zhvillon kryesisht në Shqipëri, ka mbushur 26 vjet.