7.4 C
Priština
More

    Këmisha e bardhë për çfarëdo rasti

    spot_imgspot_img

    Nuk dini çfarë të vishni? Filloni me një këmishë të bardhë, sepse me të nuk do të gaboni. Kombinoni këmishën me xhinse, pantallona më elegant, funde apo edhe nën fustane pa krahë. Çfarëdo që të zgjidhni, do të dukeni padyshim joshëse! Mund të ngjani shumë rigoroze apo shumë e butë, varësisht se cilin stil e përdorni në rrethana të ndryshme.

    Mund ta kombinoni me xhinse, pantallona elegant, sako, fund apo nën fustan pa krahë

    Definitivisht është një nga pjesët më praktike të garderobës, dhe bëjeni që gjithmonë ta keni atë në raste kur përgatiteni për një takim pune, ndonjë takim apo kafe me miqtë dhe çfardolloj evenimenti tjetër.

    Më së miri është që të bleni disa modele të këmishës së bardhë duke dalluar në material, model, jakë dhe kështu do të kurseni veten në raste kur “nuk keni asgjë për të veshur”. Mjafton që të keni një këmishë të bardhë me jakë të madhe, të gjërë apo transparente dhe të shkëlqeni në të! Mund të jetë prej pambuku, mëndafshi ose dantellë, pa mëngë apo edhe me karnera…

    Mos harroni se trended vijnë dhe shkojnë, ndërsa këmisha e bardhë asnjëherë nuk ju tradhëton, sidomos në situatat kur jeni konfuze se çka të vishni.

    Këshillë: gjatë blerjes së këmishave, sigurohuni që mos të jetë as shumë e ngushtë por edhe jo shumë e gjërë, mjafton të mund ta kombinoni me ndonjë bluzë të hollë mbi.

    Këmishë pune

    Në kombinim me pantallona (lëkurë) të zeza dhe zhaketë sportive, është një zgjidhje praktike dhe efektive për në punë, por edhe në ndonjë takim të rëndësishëm. Merrni parasysh gjatësinë e pantallonave, në varësi me cilat këpucë i kombinoni.

    Këmishë romantike

    Me këmishë të bardhë dhe fun femëror, i gjërë apo me bel të lartë, mund të dukeni shumë femërore, seksi dhe e pafajshme, kështuqë këtë lloj veshje kombinoni me baletanka, këpucë me take të larta apo çizme.

    Këmishë e përditshme

    Xhinset dhe këmisha e bardhë janë një kombinim i mrekullueshëm për dalje me shoqëri nëpër kafene, ahengje të ndryshme si dhe për takime jo formale.

    kosovarja.ch

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...