Katër super përbërës për heqje të makiazhit

spot_imgspot_img

Zonjat të cilat i kushtojnë rëndësi pamjes së e dinë që fjetja me makiazh është armiku më i madh i bukurisë. Edhe kur mbeteni pa losion, për heqje të makiazhit mund të ndihmojnë këto gjëra në vazhdim.

Fjetja me makiazh nuk guxon t’i ndodhë asnjë vajze që dëshiron të duket bukur. Makiazhi i cili rri gjithë natën në fytyrë mund të shkaktojë probleme si puçrra dhe kallje, por mund edhe të plakeni më shpejt, që besojmë fuqishëm është diçka që nuk e dëshironi.

Disa zonja kohë pas kohe përsëri ia japin vetes për të drejtë, si për shkak të lodhjes, si për shkak të pakujdesit, që flenë pa e larguar makiazhin. Ndërkaq, për këtë nuk guxon të gjeni arsyetim, duke marrë parasysh pasojat mund të jenë fatale. Edhe kur mbeteni pa losion për heqje ë makiazhit, në ndihmë të parë mund të jenë preparatet të cilat i keni në shtëpi.

Qumështi për trup

Qumështin që e përdorni për trup në mënyrë të përkryer mund të heq makiazhin. Vendosni pak sasi qumështi në pecetë dhe lehtë hiqni makiazhin nga sytë dhe fytyra. Sigurisht, nëse keni qumësht me parfum, mos e vendosni në fytyrë.

Vaj ulliri

Vaji ullirit në mënyrë të përkryer mirëmban lëkurën, por edhe heq makiazhin! Me pecete të zhytur në vaj hiqeni gjithë makiazhin, më pas shpërlajeni fytyrën me ujë të nxehtë. Lëkura do ju duket e butë dhe e pastër.

Vaj për bebe

Përveç që heq makiazhin, vaji i bebes pa problem heq edhe maskarën rezistuese në ujë si dhe ngjitësin për qerpik artificial. Mirë është ta keni gjithmonë në shtëpi, sidomos nëse keni qejf të bëni makiazh.

Qumështi

Ndoshta nuk do të besoni, por edhe qumështi i thjeshtë mund t’ju heq makiazhin. Qumështi në mënyrë të përkryer ndikon tek femrat me lëkurë të thatë dhe të ndjeshme, ndërsa rezultat të mirë ju jep nëse e përzieni me pak vaj bimor të kokosit apo vaj të bajameve. /kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Supë familjare e lehtë me përbërës vendorë — recetë praktike për drekë

Recetë e thjeshtë për një supë familjare me përbërës vendorë, e balancuar dhe e sigurtë për t’u përgatitur shpejt për drekë.

Shëndeti i grave — sinjale të përgjithshme dhe kufizimet kur duhet kërkuar ndihmë mjekësore

Njihni sinjalet e përgjithshme të shëndetit te gratë dhe kufizimet e vetëkujdesit. Udhëzime praktike për parandalim, kur të konsultoheni me profesionistë dhe kur trajtimi i menjëhershëm është i nevojshëm.

Horoskop argëtues ditor për 12 shenjat: dashuri, punë dhe mirëqenie (5 shtator 2026)

Horoskop argëtues për 5 shtator 2026: parashikime të lehta për dashurinë, punën dhe mirëqenien për të gjitha 12 shenjat. Lexoni për të marrë një buzëqeshje dhe një këshillë të shkurtër për ditën.

Travel: njëditësh familjar në Kosovë — shëtitje natyrore, piknik dhe atraksione të lehta

Një guide praktik për një ekskursion njëditor familjar në Kosovë: si të përgatiteni, çfarë të merrni me vete, ide për shëtitje natyrore dhe piknik të qetë, dhe këshilla për sigurimin e dokumenteve dhe doganat për udhëtarët nga Zvicra.