6.8 C
Priština
More

    Katër gabime që të rriturit s’duhet t’i përsërisin më kurrë me bebet e tyre

    spot_imgspot_img

    Të sjellësh një fëmijë në jetë është gjëja më e bukur që mund t’i ndodhë një gruaje dhe është krejtësisht e natyrshme që familjarët dhe njerëzit e afërt të duan t’i bashkohen këtij gëzimi dhe të kalojnë kohë me foshnjën.Gjithsesi, janë disa gjëra të cilat vizitorët duhet t’i kenë parasysh para këtij takimi. Kështu dhe nënat do të jenë shumë herë më të qeta.

    Kur vjen puna tek vizitorët, prindërit detyrohen të luajnë rolin e ‘të keqit, por e gjitha kjo ka një shpjegim. Kështu që merreni vesh njëherë e mirë çfarë duhet të kemi parasysh kur takojmë një bebush?

    1. Harrojini puthjet

    Të puthësh një bebush nuk është aspak e këshillueshme. Nuk mund të vendosësh fytyrën apo duart e tua tek faqet aq të njoma të njeriut të vogël. Ata janë shumë të ndjeshëm ndaj infeksioneve dhe këtë duhet ta kujtoni gjithnjë.

    1. Mos e lëviz!

    Nëse bebushi është në karrocë, mos e lëviz që aty vetëm se ti do të luash me të. Ti kurrë nuk mund ta dish sa keq mund t’i bëjë parfumi yt apo rrobat që mban veshur.

    1. Mbani larg bebushëve fëmijët e rritur

    Fëmijët nga natyra janë shumë kuriozë dhe i duan të vegjlit. Gjithsesi, duhet bërë kujdes i lini fëmijët gjatë me bebushët.

    1. Harrojini telefonat!

    Prindërit e rinj janë shumë të zënë duke u kujdesur për bebushin që sollën në jetë. Kështu që nëse shoqja jote e ngushtë nuk të kthen mesazh apo s’të përgjigjet, s’duhet t’ia vini re. Mes Facebook-ut dhe fytyrës së tij, sigurisht do të zgjidhte këtë të dytën gjatë gjithë ditës.

    Ah dhe mos harroni të vjellat, duhet të mësoheni me to!

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...