Kanceri i gjirit së shpejti mund të trajtohet me një ilaç që e njohim të gjithë

spot_imgspot_img

Aspirina po testohet si pjesë e një trajtimi të mundshëm për një formë agresive të kancerit të gjirit. Studiuesit shpresojnë se ilaçi i lirë dhe i disponueshëm gjerësisht mund të funksionojë mirë kur kombinohet me imunoterapi për pacientët me kancer të gjirit tre-negativ.

Testimi, i financuar nga programi Breast Cancer Now Catalyst, i cili synon të përshpejtojë përparimin në kërkime përmes inovacionit dhe bashkëpunimit, është studimi i parë klinik që provon nëse aspirina mund t’i bëjë tumoret më të ndjeshëm ndaj imunoterapisë në këta pacientë.

Hulumtimi, i udhëhequr nga dr. Anne Armstrong nga fondacioni Christie NHS në Mançester, do të testojë ilaçin avelumab me dhe pa aspirinë para se pacientët të marrin kirurgji dhe trajtim me kimioterapi.

Breast Cancer Now, tha se rezultatet e suksesshme mund të çojnë në prova të mëtejshme klinike të aspirinës dhe avelumab për kancerin dytësor të pashërueshëm të gjirit, i cili ndodh kur qelizat e kancerit që fillojnë në gji përhapen në pjesë të tjera të trupit.

Ky është një lloj kanceri gjiri më pak i zakonshëm, por më agresiv. Armstrong, një onkologe mjekësore konsulente dhe lektore, tha:

“Hulumtimi ynë i mëparshëm ka sugjeruar që aspirina mund t’i bëjë disa lloje të imunoterapisë më efektive duke parandaluar kancerin të prodhojë substanca që dobësojnë përgjigjen imune.

Provimi i përdorimit të një ilaçi si aspirina është emocionues sepse është shumë i disponueshëm dhe i lirë për tu prodhuar.

“Shpresojmë se prova jonë do të tregojë se, kur kombinohet me imunoterapi, aspirina mund të rrisë efektet e saj dhe mund të sigurojë përfundimisht një mënyrë të re e të sigurt për të trajtuar kancerin e gjirit.”

Hulumtimet tashmë kanë sugjeruar që aspirina mund të përmirësojë rezultatet për shumë pacientë me kancer.

Burimi: Guardian

 

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Rikombinimi i garderobës për sezonin: ide praktike me copat që tashmë zotëroni

Si të përshtatni garderobën për sezonin duke ruajtur shëndetin e flokëve: ide praktike me kapele, kondicionerë dhe stile të buta që funksionojnë me copat që tashmë i keni.

Si zhvillohet një projekt krijues nga ideja te vendimet kryesore

Një udhërrëfim i përgjithshëm për hapat dhe vendimet kryesore që ndjek një projekt krijues: nga ideja fillestare, përmes bashkëpunimit dhe financimit, te dokumentimi, redaktimi dhe shpërndarja. Përfshin edhe udhëzime për verifikimin e praktikave të të drejtave

Trend: Si ta organizoni gardërobën për sezon — taktika familjare për më pak blerje të panevojshme

Udhëzues praktik për organizimin e gardërobës nga familjet: si të përgatiteni për sezon, të ruani rrobat, t’u jepni jetë të gjatë dhe të shmangni blerjet e panevojshme duke përdorur etiketa, inventar dhe mundësi lokale për ripërdorim.

Planifikimi i vakteve për javën: menu praktike dhe hapësira pune për parapërgatitje

Udhëzues praktik për planifikimin javore të vakteve: si të ndërtoni menu të balancuara, si torganizoni përgatitjen paraprake dhe si ta mbani hapësirën e punës të sigurtë.