Çfarë është ‘detoksi i skalpit’?

spot_imgspot_img

Ju mund të keni dëgjuar për detoks trupi apo lëkure – por skalpi? Kjo e fundit nuk është një “dietë” për rrënjët, por ndihmon sidoqoftë, në “nxjerrjen e ‘mbeturinave’ nga lëkura e kokës për të krijuar një mjedis të shëndetshëm për rritjen e flokëve.

“Detoksi i kokës është i ngjashëm me eksfolimin e lëkurës”, shpjegon Dr. Corey L. Hartman, dermatolog. “Ai përfshin aplikimin e përbërësve pastrues në lëkurën e kokës për të nxjerrë papastërtitë dhe për të rikthyer shkëlqimin e flokëve.”

Zakonisht, mund ta bëni me një shampo, por sugjerohet, veçanërisht nëse keni flokë super të trashë, të përdorni edhe një furçë për kokën. Ky mjet jo vetëm që do të masazhojë rrënjët tuaja gjatë larjes, por gjithashtu do të sigurohet që produkti të arrijë aty ku duhet.

Të mirat dhe ‘të këqijat’ e detoksit të skalpit

Dr. Hartman tregon se detoksi i rregull çon në flokë më të shndritshëm dhe të shëndetshëm me rritje më efektive. Sidoqoftë, si me çdo gjë tjetër, teprimi mund të sjellë probleme. Në këtë rast, floku mund të thahet shumë dhe si rezultat, të dobësohet dhe të bëhet më “i thyeshëm”.

Sipas dr. Hartman është mirë ta bëni veçanërisht gjatë pranverës dhe verës kur lëkura e skalpit është e veshur me mbetje si krem dielli, ujë me kripë, klor etj.

Si ta kuptoni se keni nevojë për detoks skalpi?

Një nga simptomat më të zakonta është zakonisht kruarja në zonën e rrënjëve të flokëve. Sidoqoftë, nëse keni një kruarje të pazakontë dhe të shpeshtë, duhet të konsultoheni me një dermatolog.

Gjithashtu, nëse vuani nga rënia e flokëve apo probleme të tjera me skalpin e kokës, duhet të flisni me një mjek përpara se të bëni vetë ose në parukeri, detoksin e skalpit.

Fokusoheni më tepër të produktet me përbërës si qymyr druri aktiv, acid salicilik dhe vajra antibakterialë.

Burimi: IN Style

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Kufij të shëndetshëm në rrjetet sociale për adoleshentë

Krijo rregulla të thjeshta dhe të zbatueshme për rrjetet sociale që ruajnë fokusin shkollor, gjumin dhe mirëqenien. Shembuj praktikë, dialog me prindërit dhe ide “detoks”.

Si dalloni materialet që zgjasin rrobat

Udhëzues praktik Trend nga Kosovarja: si ta njohësh në dorë një material të qëndrueshëm, cilat prova të bësh në dyqan dhe si ta ruash rrobën më gjatë.

Kujdesi për jetën seksuale në dashuri

Udhëzues praktik dhe i ngrohtë për komunikim, pëlqim, rituale intimiteti dhe siguri – hapa të thjeshtë që e mbajnë jetën seksuale të gjallë brenda lidhjes.

Dashuri pa konflikte: si zgjidhni keqkuptimet

Keqkuptimet s’duhet të bëhen grindje. Zbulo hapa praktikë për biseda të qeta, dëgjim aktiv dhe kufij të qartë në çift, të përshtatshme për Kosovë, Zvicër dhe diasporë.