2.8 C
Priština
More

    Ju shqetëson djersitja e tepërt? Ja çfarë sugjerojnë ekspertët

    spot_imgspot_img

    Ndonëse, siç thonë ekspertët mjekësorë, bllokimi i gjendrave të djersës nuk është i shëndetshëm.Djersitja e tepërt është një problem për shumë njerëz dhe shpesh i bën të ndjehen në siklet. Mirëpo si për çdo gjë tjetër edhe për këtë shqetësim të shumë personave e ka një zgjidhje.

    Nëse nuk ndiheni mirë për djersitjen e tepër, këshillohet që deodorantin ta përdorni para se të flini.

    Ky është rezultati i një studimi të zhvilluar nga dy klinika të produkteve kozmetike në Çikago, ekspertët e të cilave kanë arritur të argumentojnë edhe arsyet pse darka dhe jo mëngjesi është koha më e mirë të aplikuar deodorantin.

    Sipas tyre, deodorantët përmbajnë një sasi të konsiderueshme të përbërësve që kontrollojnë gjëndrat e djersës dhe koha para gjumit siguron mbrojtjen më të mirë ndaj djersës dhe lagështirës: “Koha para se të flesh është më e mira për të aplikuar deodorantin”, – thotë David Pariser, president i Akademisë Amerikane të Dermatologjisë.

    Natën, kur të gjithë djersiten më pak, më shumë përbërës të deodorantit, siç është alumini, tërhiqen më shumë nga kanalet që sinjalizojnë gjendrat e djersës për të zvogëluar ose ndaluar djersën.

    Ky efekt zgjat 24 orë ose ndoshta më shumë, madje edhe pas larjes së mëngjesit. Përfundimisht, deodoranti nuk është më i nevojshëm gjatë ditës. Ndonëse, siç thonë ekspertët mjekësorë, bllokimi i gjendrave të djersës nuk është i shëndetshëm.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...