4.4 C
Priština
More

    Jeni të turpshëm (ndrojtur)? Mësoni se si ta mundni atë…

    spot_imgspot_img

    Nuk egziston asgjë që nuk mund ta bëni … me kusht që ta mbisundoni ndrojtjen tuaj

    Ekspertët thonë: nuk duhet të turpërohemi nga e ndrojtura. Ka aq shumë libra, doracakë dhe tekste të shkruara për luftimin e ndrojtjes dhe prapseprap është vështirë të fitohet në këtë luftë me personat që gati çdo ditë kanë probleme me situata të reja në të cilat ndodhen, me njerëz të rinj të cilët humbin vetëbesimin. Gatishmëria për rrezik, për ndryshime, për ballafaqimin me frikën, marrja e iniciativës, e tërë kjo duket e pamundur, por, është e mundur, nëse e mundni ndrojtjen dhe njëherë e përgjithmonë e kuptoni dhe i përmbaheni thënies: Nuk egziston asgjë që nuk mund ta bëj.

    Duhet ecur para

    Personat e ndrojtur i frikohen paraprakisht dështimit. Por, edhe dështimi është pjesë përbërëse e jetës, ashtu duhet ta pranojmë, nga dështimi të mësojmë dhe të vazhdojmë para. Marrja e rrezikut forcon vetëbesimin, kurse ndryshimet i kontribuojnë zhvillimit personal. Ky është ilaçi më i mirë për ndrojtjen, ballafaqimi me frikën, pranimi i sfidave të rrethit të ri dhe të gjithave që ai bartë, sepse kjo do të jetë “shabllon” për sjellje në situatat e ardhshme të ngjashme. Duhet të lirohemi nga frika se do të dalim më pak të vlefshëm, të mençur apo të bukur në rrethin e njerëzve të panjohur, e sidomos nëse bëhet fjalë për persona të cilët i konsiderojmë si autoritativ. Gjithmonë natyrisht se mund të bëhet fjalë për ndjenjë momentale, gjendje momentale, situatë në të cilën mundë të ndodhet gjithkush dhe për shkaqe të ndryshme të ndjehet në siklet, në stres dhe presion. Por, nëse gati gjithmonë ndjehemi në siklet kur ballafaqohemi me situatë të panjohur ose kur presim që ndokush do të vlerësojë sjelljen tonë, atëherë kjo mundë të bëhet pengesë serioze për komunikimin e përditshëm, mënyrën e punës, mënyrën e jetës.

    Përmbajtje në komunikim

    Ndrojtja është karakteristikë psikologjike me tipare si përmbajtja në shpalosjen e mendimeve para tjerëve, shtangie në marrdhëniet ndër njerëzore. Më së shpeshti paraqitet për shkak të forcës potenciale të vlerësimit. Personat e ndrojtur kanë vështirësi në kontaktet shoqërore, ashtuqë më vështirë kyçen në aktivitete grupore dhe vështirë krijojnë miq.Ndrojtjen e përcjellin gjendje emocionale negative, hutia (konfuzioni), depresioni, vetmia, sikleti, kurse rastet më ekstreme paraqiten përmes depresionit dhe anksiozitetit. Ndrojtjen e ndjekin dhe tensionimet në organizëm, siç janë të rrahurit e shpejtë të zemrës, tharja e gojës, djersitja, skuqja e fytyrës. Personat e ndrojtur dallohen edhe përmes buzëqeshjes së pakëndshme, vështirësisë së të folurit, lëvizjeve që karakterizojnë nervozitetin (prekja e flokëve, fytyrës, kërcitje gishtërinjësh … ).

    Tejkalimi i ndrojtjes

    Nganjëherë jemi tepër të preokupuar me vetëvehten dhe kemi mendimin se jemi cak i vlerësimeve të të tjerëve. Por, kryesisht nuk është ashtu, sepse njërëzit rreth nesh kanë edhe punë tjera përveç që të merren me sjelljet tona, pamjen, të na vlerësojnë dhe krahasojnë. Kjo nënkupton që edhe ne duhet të fokusohemi edhe tek të tjerët e jo vetëm në vetëvehte. Duhet gjithashtu të besojmë në kualitetet dhe virtytet tona.Nëse kohën më të madhe jemi të fokusuar në mangësitë tona, do të kemi përshtypjen se edhe të tjerët po i vërejnë.Duhet pranuar edhe situatat e palakmueshme, ato në të cilat ndjejmë siklet, sepse nëse gjithnjë largohemi nga ato, kjo e rritë ndrojtjen dhe tek ne krijon ndjenjën se nuk mundë të përballemi me situatën e krijuar.Si mund ta dijmë, nëse nuk e provojmë? Shpresa tepër të larta gjithashtu nuk janë të dëshirueshme përderisa përballemi me ndrojtjen, të fillojmë me gjëra të vogla dhe gradualisht të pergatitemi edhe për ato të mëdhatë.

    Ndrojtja tek fëmijët

    Tek fëmijët shkaku i ndrojtjes është më së shpeshti mungesa e vetëbesimit dhe frika nga turpërimi para fëmijëve tjerë, frika nga tallja. Fëmijën gjithnjë duhet bindur se sa vlenë dhe çfarë virtyte ka, me çka është i veçantë. Fëmijën që ka problem ndrojtjen, është mirë ta kyçim në aktivitete që i interesojnë dhe ka aftësi për to. Ofroni fëmijës shumë kujdes dhe lavdërojeni për çdo veprim të mirë sepse në atë mënyrë merr mesazhin nga ju se është i vlefshëm dhe me vetë këtë në fëmijëri do të ecë më i sigurt në vetëvehten./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...