12.2 C
Priština
More

    8 mënyra për të kursyer kohë

    spot_imgspot_img

    Nuk mund të ndryshoni numrin e orëve të ditës, por ju mund t’i plotësoni ato në mënyrë më efikase, me më pak stres dhe përpjekje mendore. Ndoshta e keni ndëgjuar edhe më herët por nuk keni arritur të organizoni më mirë kohën tuaj. Përmes këtyre tetë truqeve do të arrini të organizoheni më mirë.

    1. Bëni detyrat e thjeshta një nga një

    Truri kujton më së shumti shtatë informacione në një moment. Nëse kaloni në një tjetër detyrë, përderisa kryeni të parën, ato informacione do të zhduken dhe do të ju duhet t’i mësoni ato përsëri. Kjo është një humbje kohe – thotë psikologu David Kresvel.

    2. Zbërrtheni detyrat e komplikuara në më shumë të thjeshta

    Detyrat e komplikuara duhet të trajtohen ndryshe nga ato të thjeshta. Më mirë dhe më shpejtë do t’i kryeni nëse i zbërrtheni. Kresvel ka zbuluar se njerëzit që kryejnë detyra serioze punojnë më me efikasitet kur pauzojnë një minutë apo dy.

    – Truri pandërgjegjshëm përpunon informacionet përgjatë veprimeve që nuk kanë të bëjnë me detyrën, ashtuqë pastaj vazhdojnë të punojnë më mirë. Edhe një pushim prej dy minutash ka efekt – thotë ai.

    Këtu nuk bëhet fjalë për ‘multitasking’ – gjithmonë vëzhgoni problemin nga larg përderisa punoni diçka tjetër. Dhe kjo diçka tjetër duhet të jetë krejtësisht e ndryshme nga ajo që bëni.

    3. Ndërtoni forcën e vullnetit

    Forca e vullnetit është çelësi i efikasitetit – nëse punoni për të, ajo do të përmirësohet. Roj Baumejster, psikolog në Universitetin e Floridës, ka zbuluar se njerëzit mund të ushtrojnë forcën e vullnetit, që të përqëndrohen në rrjedhën e detyrave të rëndësishme.

    Ushtroni forcën e vullnetit në mënyrë që vehtes i premtoni se nuk do të hani ushqim të shpejtë një javë apo nuk do të shkoni në shtrat pas mesnate.

    Vendimet më të vështira i merrni kur forca e vullnetit është në kulmin e saj – për shumicën e njerëzve kjo është në mëngjes.

    4. Zhvilloni një ‘google’ disiplinë

    Kur njerëzit kërkojnë diçka në internet, hapin një mijë dritare për të hetuar atë, kurse janë më se të mjaftueshme vetëm dy. Kufizoni kërkimin tuaj në internet kur jeni duke punuar në një projekt. Sa herë që është e mundur, fikni të gjitha pajisjet e tjera teknologjike që ju rrethojnë.

    5. Mbani një kalendar, e jo listën e obligimeve

    Listat e obligimeve janë joefikase sepse ju mungon konteksti: hulumtimet tregojnë se njerëzit lënë detyrat më të vështira të papërfunduara në fund të ditës. Në vend të listës së obligimeve, njerëzit duhet t’i kushtojnë vëmendje kalendarëve të tyre. Si mundet ndryshe të dini se çfarë janë prioritetet tuaja, nëse nuk jeni gjithmonë i vetëdijshëm se sa kohë ju duhet për to? Lini disa vende bosh për krizat e papritura dhe ndërprerjet që të bëni vend për detyrimet të cilat mund të zgjasin.

    6. Përcaktoni se çfarë është urgjente

    Shumica prej nesh janë të mbuluar me e-maile, thirrje dhe kërkesa që nuk janë urgjente dhe për të cilat nuk keni nevojë të kushtoni vëmendje në momentin e caktuar. Nuk kemi nevojë për çdo informacion menjëherë. Informatat e reja pranoni vetëm kur keni nevojë, dhe jo në vazhdimësi. Nëse projekti është i komplikuar dhe kërkon më shumë njerëz, flisni për të në vend që të shkruani. Mos i kontrolloni vazhdimisht e-mailet dhe t’i përgjigjeni. Krijoni një shkrim në e-mail në të cilën do të theksoni se nuk keni kohë për t’iu përgjigjur të gjithëve dhe të ju thrrasin vetëm në qoftë se është urgjente. E njëjta gjë vlenë edhe për takimet. A duhet të jeni prezent? Nëse jo, atëherë mos shkoni.

    7. Kufizoni zgjedhjet e juaja

    Nuk mund të kufizoni numrin e vendimeve që bëni në punë, por mund të kufizoni numrin e zgjedhjeve në nivel ditor. Për shembull, presidenti Obama vishet vetëm me kostume të kaltërt dhe gri që të duhet të zgjedhë sa më pak. Gjithashtu, përdorë shenja  për pyetje të caktuara: “ pajtohem“, „nuk pajtohem“ dhe „flasim për këtë“. Zgjedhje të tepruara paralizojnë. Mos i komplikoni jetën vehtes.

    8. Përgatituni për ditën e ardhshme

    Edhe pse është me rëndësi të bëni gjumë të mirë, më së miri është pak para se të shtriheni të përgatiteni për të nesërmen. Skanerat e trurit të njerëzve që flenë tregojnë se truri ynë punon në zgjidhjen e problemeve edhe gjatë fjetjes, ashtuqë mendimi për ditën e nesërme para gjumit ka një ndikim të mirë në zgjidhjen e problemit gjatë gjumit. Në mëngjes do të befasoheni me zgjidhjen që do ta vëreni. Por, shmangni projekte të vështira para se të shkoni në krevat, sepse për shkak të tyre nuk mund të bëni gjumë të rehatshëm. Duhet të shmangni edhe ndriçimin e ekranit të telefonit, televizorit apo kompjuterit, sepse drita e tyre pengon fjetjen./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...