Ja si të dalloni nëse me të vërtetë është bukë e zezë, apo thjeshtë një mashtrim!

Këto këshilla do t’ju ndihmojnë që mos të bieni në pre të mashtrimeve

Buka e zezë apo prej thekre është jashtzakonisht e njohur në mesin e populates e cila kujdeset për shëndetin tone dhe të ushqyerit e duhur. Kjo bukë e tillë duhet të prodhohet kryesisht nga gruri apo thekra, në mënyrë që të ruajë të gjitha vlerat e rëndësishme ushqyese.

Gjatë blerjes është shumë e rëndësishme të dini se a është buka e zezë apo integrale tërësisht e prodhuar nga gruri ose thjeshtë të jetë i bërë nga përbërës shtesë prej karameli me ngjyrë, apo diçka tjetër më e fshehtë, e cila në përgjithësi nuk duhet të vendoset në përbërjen e bukës.

Një bukëpjekës anonym i cili është i njohur me metodat e ngjyrosjes ë bukës, përshkruan se në të ashtuquajturën bukë të zezë shtohet pothuajse gjithçka. Nga kafeja, kakao, ngjyrë artificial e deri tek vera e kuqe. Metodat të cilat i përdorin prodhuesit janë të ndryshme, të gjitha këto vetëm për arsye përfitimi dhe kursimi.

Buka e thekur, në fakt mund të quhet vetëm ajo që përmban të paktën 30% miell thekre.

Te brumërat prej thekre, gluteni nuk është cilësor (i shëndetshëm) dhe vjen deri tek çarja si rezultat i glutenit dhe nuk lejon që uji të avullohet nga brumi. Ndërsa tek brumërat prej gruri, cilësia e glutenit është dukshëm më e mirë. Rezultati është se ka strukturë më të lirë dhe mundëson ajrosjen e bukës.

Si përfundim, nuk mund që mielli prej thekre të jetë më i burtë se buka e grurit!

Si të dalloni me të vërtetë bukën e zezë?

Veni në ujë një cope bukë të zezë. Nëse buka fillon të zbardhohet, ndërsa uji të errësohet, kjo nënkupton se buka është e ngjyrosur.

Buka e zezë është e fortë, kompakte dhe ka një përbërje më të lartë të lagështisë sesa buka e bardhë.

Buka e zezë nuk mund të jetë e ajrosur dhe elastike.

Mesi i bukës së zezë ka pore më të thella dhe volum më të vogël.

Ka aromë ndryshe nga buka e bardhë.

kosovarja.ch