9.1 C
Priština
More

    Ja si mund të riktheni butësinë e peshqirave të vjetër!

    spot_imgspot_img

    Me siguri e keni vëne re se si peshqirat e rinj pas disa larjeve e humbin butësinë, pavarësisht nga lloji i zbutësit që përdorni. Kemi gjetur disa këshilla të thjeshta që do t’ua rikthejnë butësinë peshqirave tuaj.

    Arsyeja se pse peshqirat shumë shpejtë humbasin butësinë dhe bëhen më të vrazhdë në të prekurit, është nga përdorimi i detergjentëve të lirë si dhe nga uji. Për fat të mirë, ekzistojnë disa metoda që mund të neutralizojnë këto efekte të dëmshme dhe të bëjnë që peshqirat e juaj sërish të jenë të butë si në momentin që janë blerë.

    Si fillim, lani peshqirat veç e veç, mos e mbingarkoni makinën e larjes dhe mos i përzieni peshqirat me lloje tjera të rrobave pasiqë këto mund t’i dëmtojnë peshqirat.

    Edhe pse mund të jetë paksa e çuditshme, por mundohuni që gjatë larjes së peshqirave të përdorni sa më pak zbutës sepse ajo përmban enzime që me kalimin e kohës krijon një lloj shtrese që i ngjason dyllit dhe kjo do të shkatërrojë plotësisht aftësinë thithëse të peshqirit. Gjithashtu, përdorni vetëm gjysmën e sasisë së rekomanduar të detergjentit për larje, madje edhe më pak.

    Rekomandohet që t’i lani peshqirët tuaj në temperatura të larta si dhe dy herë të përsëritni programin e shpëlarjes. Gjatë ciklit të parë të shpëlarjes, hidhni gjysmë gote (125 ml) uthull të bardhë të destiluar që do t’u rikthejë peshqirave tuaj butësinë si dhe do t’u ndihmojë në heqjen e sasisë së tepërt të detergjentit nga peshqiri. Cikli i dytë i shpëlarjes do të neutralizojë tërësisht erën e uthullës.

    Gjatë tharjes së peshqirëve në makinën për tharrje, do t’ju nevoitet edhe një trik i vjetër me anë të topit të tenisit i cili vendoset brenda në makinën e tharrjes së bashku me peshqirët. Në këtë mënyrë gjatë procesit të rrotullimit, topi lehtë do të godasë peshqirin duke ia rikthyer butësinë. Praktikoni këtë gjatë çdo tharrje të peshqirëve.

    kosovarja.ch

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...