14.8 C
Priština
More

    Intervistë me Dr. Antonio Ortega Gomez, kirurg estetik pranë Klinikës Vivia në Tiranë

    spot_imgspot_img

    Fraxel… Thermage… Medlite… Zeltiq… LPG… metodat më efikase për një lëkurë perfekt Dr. Antonio Ortega Gomez , kirurg estetik pranë Klinikës Vivia në Tiranë

    Cilat janë shërbimet kryesore që ofroni në klinikën Vivia?

    Nëpërmjet metodave me lazer ne realizojmë procese të tonifikimit dhe rigjenerimit të lëkurës, përmirësimin e rrudhave, reduktimin e njollave kafe të krijuara gjatë verës, përmirësimin e parregullsive të lëkurës si shenjat pas akneve, cikatricet ( shenjat) postkirurgjikale, trajtimin e strijave ose çarjeve të lëkurës pas shtatzënisë si dhe depilimin e përhershëm. Gjithashtu ky sezon është shumë i përshtatshëm dhe për aplikimin e programeve të tjera si ato të dobësimit dhe trajtimit të celulitit të cilat mund të përdoren gjatë gjithë vitit, por do të rekomandoja të kryheshin tani në mënyrë që me fillimin e pranverës apo verës të jenë arritur rezultatet e dëshiruara. Një tjetër trajtim që ne rekomandojmë gjatë kësaj periudhe është trajtimi i parregullsive të lëkurës me peeling kimik (aplikim me solucion kimik për një lëkurë të re). Ndërkohë, injektimi i substancave mbushëse (filler) dhe atyre me efekt antirrudhë (Botox) mund të kryhet gjatë gjithë vitit.

    Çfarë avantazhesh ofron trajtimi me lazer në krahasim me trajtimet tradicionale të lëkurës dhe a përbën ai rrezik për organizmin?

    Trajtimet me lazer ofrojnë efikasitet më të lartë se trajtimet tradicionale, arritjen e rezultatit në kohë më të shkurtër dhe komoditet gjatë trajtimit.

    Ekziston një mentalitet i gabuar në popullatë, përsa i përket trajtimit me lazer. Lazerat që ne kemi janë të aprovuar nga FDA- Food and Drug Administration në Shtetet e Bashkuara, që do të thotë se ata janë të testuar dhe provuar klinikisht. Aplikimi i lazerave në lëkurë nuk përbën asnjë rrezik për organizmin. Ndërkohë ne këshillojmë pacientët se çfarë masash duhen marrë për përkujdesjen pas trajtimit në mënyrë që efektet anësorë në lëkurë të evitohen. Çdo lazer aplikohet nga mjekë të specializuar e trajnuar në përdorimin e lazerit.

    Sa seanca nevojiten për arritjen e një rezultati të kënaqshëm?

    Numri i seancave dhe kohëzgjatja e tyre varen nga problemi dhe tipi i lëkurës. Ato mund të aplikohen çdo javë ose çdo muaj dhe përcaktohen nga mjeku në konsultën paraprake.

    Cilat janë trajtimet më të kërkuara në klinikën Vivia?

    Trajtimi i shenjave të akneve apo gropëzave në lëkurë që ngelen pas kalimit të sëmundjes së aknes është një nga trajtimet më të kërkuara në klinikën tonë. Kjo për arsye se Fraxel Restore përfaqëson një nga arritjet më të fundit të teknologjisë në këtë drejtim dhe alternativën e vetme efikase që ofrohet sot në botë.

    Proceset e rigjenerimit të rrudhave me Fraxel apo Thermage, trajtimi i njollave kafe apo melazmës me Medlite si dhe depilimi i përhershëm me lazerat Medart 435 e Medlite C6, janë për momentin ndër shërbimet më të kërkuara në klinikë.

    Ju jeni të vetmit që ofroni trajtimet me Fraxel Restore, cilat janë avantazhet e tij dhe çfarë trajtohet me të?

    Fraxeli është lazer i fraksionuar jo-ablativ. Ndryshe nga lazerat e tjerë, ai është i vetmi që punon në fraksione mikroskopike me saktësi unike, që do të thotë se ai nuk dëmton pjesën e sipërme të lëkurës ndërkohë që rrezja e tij arrin deri në thellësi 1,4 mm në lëkurë duke stimuluar proceset e prodhimit të kolagjenit e elastinës.

    Avantazhi tjetër i tij është se shoqërohet me një periudhë të shkurtër rekuperimi pa privuar pacientin nga aktivitetet e përditshme.

    Fraxel përdoret në:

    • trajtimin e gropëzave të lëkurës apo shenjave nga aknet duke përmirësuar ndjeshëm teksturës
    • trajtimin e njollave kafe të krijuara me kalimin e moshës ose nga ekspozimi në diell
    • trajtimin e melazmave (si psh njollat e errëta në lëkurë nga shtatzënia)
    • rinimin e fytyrës: përmirësimin e teksturës, rrudhave në fytyrë dhe rreth syve
    • trajtimin e strijave
    • përmirësimin e cikatricave (shenjave) postkirurgjikale dhe shenjave të tjera në lëkurë.

    Fraxel është trajtimi i duhur për një lëkurë më të re e të freskët, me teksturë të përmirësuar e uniformë.

    Thermage në SHBA është cilësuar si face-lifting pa kirurgji. Ku konsiston ai?

    Thermage është një procedurë kozmetike joinvazive e cila përcjell valë radiofrekuence dhe nxehtësi në thellësi të lëkurës, duke nxitur rigjenerimin e fibrave të kolagjenit. Për pasojë, rrudhosja e lëkurës minimizohet, konturet forcohen dhe tekstura e sipërfaqes së lëkurës përmirësohet. Sugjerohet për të gjithë pacientët që nuk duan t’i drejtohen kirurgjisë për liftin (tërheqje), por preferojnë një rezultat më natyral me metoda jo-invazive.
    Thermage përdoret dhe në përmirësimin e celulitit apo ngritjen e vitheve, madje me shumë efikasitet edhe në pjesën e krahëve ku lëkura është e varur, duke ndihmuar rigjenerimin e kolagjenit.

    Është e vetmja procedurë e licensuar nga FDA për trajtimin joinvaziv të qepallave të syve.

    Sa zgjat dhe çfarë efektesh ka?

    Thermage aplikohet në një seancë të vetme. Procedura zgjat rreth 1 orë, ndërkohë që përmirësimi duket pas muajit të parë dhe efekti maksimal arrihet pas 6 muajsh.

    Po përsa i takon depilimit të përhershëm, çfarë lazeri përdoren në klinikën tuaj?

    Ne kemi dy lloje lazerash të cilat i përshtasim në varësi të tipit të lëkurës dhe qimes. Lazeri Medart 435, është lazer diodë i cili përçon gjatësi vale të vazhdueshme dhe është një nga lazerat më efikasë që përdoret për depilimin. Ka efekte të shpejta dhe realizohet në pak seanca krahasuar me lazerat e tjerë dhe pa efekte anësore.
    Ndërkohë për qimet e holla dhe të çelëta përdorim lazerin Medlite C6 i përshtatshëm për të gjithë tipet e lëkurave.

     Sa seanca nevojiten?

    Numri i seancave varion sipas tipit të lëkurës e qimes nga 6 deri 10 seanca për qimet e zeza në pjesë si sqetulla, krahë, bikini e këmbë. Trajtimi i qimeve me ngjyrë të hapur mund të kërkojë më shumë seanca.

    Ç’mund të na thoni për heqjen e tatuazheve? A mund të realizohet ky trajtim në klinikën tuaj?

    Heqja e tatuazheve është një nga trajtimet më të shpeshta që ne kryejmë. Lazeri Medlite, i gjendur ekskluzivisht vetëm në klinikën tonë është cilësuar si lazeri më i efektshëm dhe me më pak efekte anësore në trajtimin e tatuazheve. Trajtimi kërkon disa seanca në intervale kohore çdo 4-6 javë. Numri i seancave varet nga ngjyra e tatuazhit, lloji i bojës dhe fakti nëse tatuazhi është bërë nga një profesionist apo jo.

    Medlite është cilësuar si Golden Standart në trajtimin e tatuazheve.

    Zeltiq mbetet arma juaj më e fortë, çfarë trajton kjo pajisje këtë sezon?

    Zeltiq përdoret për reduktimin e indit dhjamor të lokalizuar si bark, ije, kofshë, shpinë. Zeltiq ngrin indin dhjamor duke shkatërruar qelizat dhjamore të cilat përthithen nga organizmi. Sugjerohet për ata persona, të cilët pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme për t’u dobësuar me ushtrime apo dieta, nuk arrijnë dot rezultate në zona të caktuara si bark apo ije, ku indi muskular është i pakët dhe indi dhjamor është i vështirë të zhduket. Procedura zgjat 1 orë dhe ka efikasitet maksimal: shumë komod dhe pa dhimbje.

    Çfarë sugjeron Vivia për trajtimin e celulitit dhe tonifikimin e lëkurës?

    LPG, është ideale për të gjithë. Me 15 seanca, LPG ndihmon qarkullimin e limfës dhe gjakut, trajton celulitin në zonën e kofshëve, vitheve, tonifikon lëkurën në të gjithë trupin, bën relaksim të fytyrës dhe muskujve të saj, ndihmon paralizat faciale. /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...