Ilaçe natyrale kundër ënjtjes në shtatzëni

Ënjtja e gjymtyrëve gjatë shtatzënisë është e shpeshtë. Po ju zbulojmë disa ilace natyrale kundër ënjtjes gjatë shtatzënisë. Ajo vjen nga shtypja e tepërt e venave në këmbë, sikurse edhe nga shtypja e foshnjës që rritet. Mbtja e ujit në organizë e rrit edhe më shumë problemin.

Ënjtja është tepër e shpeshtë, ndërsa statistikat tregojnë se gjysma e e shtatzënave ndjejnë ënjtje në këmbë, sidomos në muajt e fundit të shtatzënisë dhe tek ato gra që pjesën më të madhe të kohës e kalojnë në këmbë, dikush nga natyra e punës e dikush nga shpirti i shqetësuar. Përvec se te këmbët, ënjtja mund të krijohet edhe te gishtat e dorës, në fytyrë dhe në pjesën e poshtme të shpinës.

Me kalimin e ditës, ënjtja e këmbëve bëhet edhe më e madhe, pasi graviteti e bën të veten, po ashtu edhe mbajtja e ujit në organizëm. Lodhja dhe uji i nxehtë vetëm e rrisin ënjtjen, prandaj mos mendoni në ndonjë dush të nxehtë.

Kur duhet të shkoni te mjeku për këtë cështje?

• Nëse ënjtja tërhiqet kur e shtypni ose kur shfaqet tpër në fytyrë, duar apo në pjesën e sipërme të këmbëve.

• Nëse ënjtja paraqitet vetëm në njërën anë. Nëse është e skuqur, e ndjeshme, e irrituar.

Ka mundësi që ënjtja të mos kalojë edhe du-tri ditë pas lindjes, por kjo është ndormale dhe nuk duhet t’ju frikësojë. Jini të qeta dhe prisni të kalojë.

Si ta parandaloni ënjtjen?

Sigurisht që nuk mund ta parandaloni ënjtjen, por mund të parandaloni që gjendja të bëhet serioze, pasi ënjtja mund të shkaktojë dhimbje në këmbë a lëkura mund të bëhet e ndjeshme.

Është shumë me rëndësi që nëse këmbët tuaja fillojnë të ënjte ushqimi që hani duhet të jetë i shëndetshëm dhe mrë i balansuar, si dhe duhet të përmbajë sasi më të vogla të proteinave në secilin ushqim.

Ushqimet që janë deuretkë natyralë që e lehtësojnë punën punën e v eshkave dhe që ju shtyejnë të rinoni më shpesh dhe ta nxirrni ujin e tepërt janë: selinoja, lakërishtja, magdanozi (në sasi të vogël), mollë dhe fruta citroni. Nga na tjetër, hudhra e kuqe dhe e bardhë mund ta përmirësojnë qarkullimin.

Përpiquni t’u shmangeni ushqimeve industriale, që përmbajnë sheqer dhe kripë, pasi ato do ta ndalojnë mbajjen e ujit në organizëm. Zgjidhni ushqime që janë të pasura me vitaminën C dhe E.

Ushqimet e pasura me vitaminën C:

  • Fruta citroni
  • Specat e kuq dhe të gjelbër
  • Pjepri
  • Patatet
  • Domatja
  • Luleshtrydhet
  • Lakra
  • Brokulla

Ushqimet e pasura me vitaminën E:

  • Vaj bimësh (soje, misri)
  • Fara luledielli
  • Misër
  • Bajame
  • Margarinë nga vaj misri

 Si ta zbusni ënjtjen?

Këshillat më të mira kanë të bëjnë me pushime sa më të mëdha. Kujdesuni që të mos e thyeni rastësisht këmbën, pasi kjo e ngadalëson qarkullimin e gjakut. Nëse puna juaj kërkon të qëndroni më shumë në këmbë, përpiquni të pushoni më shumë ose ta ndërroni rëndesën nga njëra këmbë në tjetrën gjatë qëndrimit në një vend në këmbë.

Luteni partnerin t’ju bëjë ca masazhë të lehtë në këmbët e ënjtura, duk i lëvizur gishtat nga thembrat drejt gjunjve. Për masazhë përdorni vaj fare rrushi. Kjo masazhë mund të jetë edhe shumë e dhimbshme, sidomos nëse këmbët i keni shumë të ënjtura dh elëkurën shumë të tërhequr.

Kurrë mos përdorni vaj eterik për masazhë, mund të shtoni vetëm ca pika në ujin ku i zbusni këmbët.

Në ëmbët e ënjtura mund të vendosni edhe gjethe lakre, të cilat e tërheqin tepricën elëngjeve. Para përdorimit, mos i lani gjethet dhe vendosini pak në frigorifr që të ftohen.

Caji nga luleradhiqet është një ilac natyral shumë efikas për hedhjen e tepricës së lëngjeve nga organizmi.Mos e përdorni nëse keni probleme me urinimin. Gjatë shtatzënisë, mos pini asnjëlloj caji bimësh pa konsultim me mjekun.

Terapia më efikase për këtë gjendje është akupuntura.

kosovarja.ch