Ideale për ditët e ftohta: Maskë prej kafesë për flokët dhe lëkurën (Receta)

spot_imgspot_img

Nga pija popullore e mëngjesit mund të bëni vetë produkte natyrore dhe shëruese për kurimin e lëkurës dhe flokëve.

I ftohti mund të çrregullojë bukurinë tuaj, dhe për të mbrojtur fytyrën dhe flokët nga ndikimi negativ i temperaturave të ulëta ju ndihmon kafeja.

Nga pija popullore e mëngjesit mund të bëni vetë produkte natyrore dhe shëruese për kurimin e lëkurës dhe flokëve.

Kurimi i flokëve

Vloni kafe të butë dhe e leni të ftohet, pastaj aplikojeni nëpër të gjitha fijet e flokëve dhe mbështjellni me kapelë plastike. Pas 20 minutash e shpëlani kafenë nga flokët me ujë të zakonshëm dhe do të vëreni se flokët duken më të ndritshme dhe më të lëshuara, kurse eliminoni edhe yndyrën e tepërt.

Maskë për fytyrë

Për krijimin e kësaj maske megjithatë duhet pak më shumë të përpiqeni se sa te flokët, kurse ju nevojiten këta përbërës:

– dy lugë kafe të bluar

– dy lugë kakao pluhur

– tri lugë qumësht i plotë ose kos

– një lugë mjaltë.

Përbërësit e cekur vendosni në të njejtën enë dhe përzieni deri sa të bëhet masë homogjene. Pastaj maskën aplikojeni në fytyrë dhe bëni masazh të lehtë që të stimuloni qarkullim më të mirë. Pas 15 minutash maskën nga fytyra lajeni me ujë të ngrohtë dhe aplikoni kremin hidratues të preferuar.//www.kosovarja.ch/

 

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Hyrja e shtëpisë: organizim që mikpret

Kthe hyrjen në një kënd mikpritës: rend i zgjuar, siguri e qetë dhe dekorime të ngrohta që përshëndesin familjen dhe mysafirët pa rrëmujë.

Flokët: Organizimi i produkteve dhe kujdesi i shpejtë

Ndarje e zgjuar e produkteve, kontroll i afateve dhe rutinë 10‑minutëshe që mbron flokët nga dielli, klori dhe stinët – praktikisht, çdo ditë.

Foshnja juaj: Rutinë ushqimi dhe siguri 6–12 muaj

Një udhëzues i ngrohtë dhe praktik për ushqimin dhe sigurinë e foshnjës 6–12 muaj: rutinë e qëndrueshme, hapa të thjeshtë dhe mjedis i sigurt në shtëpi.

Gardërobë kapsulë për mot të ndryshueshëm

Ndërto një gardërobë kapsulë që përballon shi, erë dhe diell brenda ditës, me materiale që zgjasin dhe kombinime praktike Kosovë–Zvicër.