Hurma, simbol i Ramazanit

spot_imgspot_img

Hurma, është ushqim i popullarizuar në muajin e Ramazanit. Hurma dhe pema e saj konsiderohen si simbol i fuqisë, triumfit, bollëkut dhe besimit. Hurmat janë të pranishme edhe në art dhe dizajnimin e rrobave.Në Librin e Psalmeve të Dhiatës së Vjetër, një person me vepra të mira i ngjan një peme të hurmës. Muret e Tempullit të Solomonit thuhet se ishin të zbukurua me motive të hurmave dhe drurit të saj.

Mbajtja e një dege të drurit të hurmës në festivalet e shenjta është një urdhër në judaizëm. Ata që e mirëpritën Jezu Krishtin në Jeruzalem mbanin gjithashtu edhe degë hurme në duart e tyre. Të krishterët që sjellin hurmat nga Jerusalemi shpesh quhen “pelegrinë” në Evropë.

Kurani përmend hurmat 23 herë. Është një simbol i pasurisë dhe bollëkut dhe ka një vend të veçantë në historinë dhe kulturat islame. Në të vërtetë, myslimanët e konsiderojnë shijen e hurmave të shenjtë. Në arabisht, fjala për palmën e hurmës është “nahle” dhe fruti quhet “tar”. Në turqisht dhe në shqip fruti quhet “hurma”, sepse në arabisht do të thotë respekt.

Hurmat janë një element kryesor në sofra gjatë Ramazanit. Sofra modeste e Profetit Muhamed kishte gjithmonë hurma.

Në kohë iftari, Profeti Muhamed e prishi agjërimin me hurma të freskëta ose të thata ose me një gllënjkë uji. Meqenëse zjarri besohet të jetë një shenjë e zemërimit, ai preferoi që agjërimi të prishet me ushqim të papërpunuar dhe të paprekur nga zjarri. Nëse nuk kishte hurma në tryezën e iftarit, ai filloi me ujë, kripë ose ullinj.

Hurma është një burim i pasur i fibrave, kaliumit dhe kalciumit, të cilët ndihmojnë në mbajtjen e trupit shëndetshëm, shkruan Dailysabah.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Gardërobë kapsulë për mot të ndryshueshëm

Ndërto një gardërobë kapsulë që përballon shi, erë dhe diell brenda ditës, me materiale që zgjasin dhe kombinime praktike Kosovë–Zvicër.

Këshilla seksuale për intimitet të sigurt

Udhëzues i ngrohtë dhe praktik për komunikim, konsensus, kufij dhe mbrojtje, që intimiteti të jetë një hapësirë e sigurt dhe e kënaqshme për të dy.

Dashuria dhe martesa: zgjidhje pa zhurmë

Një udhëzues praktik për të zgjidhur keqkuptime në çift pa ngritur zërin: hapa të qartë, kufij të shëndetshëm dhe rikthim i dialogut me empati.

Materialet që zgjasin rrobat familjare

Udhëzues praktik nga Kosovarja: si të lexosh etiketat, të testosh shpejt cilësinë dhe të zgjedhësh materiale që zgjasin garderobën familjare.