13.1 C
Priština
More

    Horoskopi javor

    spot_imgspot_img

    DASHI (21.03. – 20.04.)

    Puna: Mbani takime biznesi që janë të rëndësishme për ju, në një mënyrë rastësore, me një drekë pune. Vlerësoni arritjet tuaja, merrni parasysh veprimet tuaja nga periudha e mëparshme dhe mos ndërmerrni ndonjë lëvizje të madhe. Nuk është koha për ndryshime rrënjësore. Ju nuk keni pse t’i provoni askujt korrektësinë dhe kompetencat tuaja, shmangni kokëfortësinë dhe ndërhyrjen.

    Shëndeti: Është kjo një periudhë e mirë për praktikimin e shprehive më të shëndetshme dhe mënyrave të ushtrimit.

    Dashuria: Romanca hyn në derën e madhe në jetën tuaj për të shkrirë skepticizmin që keni si mbrojtje kundër zhgënjimit. Askush nuk garanton që nuk do të zhgënjeheni përsëri, por është e rëndësishme që të jeni gati të rrezikoni përsëri dhe të jeni me ndjenja të hapura. Është kjo një periudhë harmonike në marrëdhënie me personin e dashur, nëse ruani qetësinë në komunikim dhe nuk kërkoni shumë nga i dashuri juaj.

    DEMI (21.04. – 21.05.)

    Puna: Shqyrtoni planet tuaja – mund të gjendeni në një situatë për të zgjedhur midis një udhëtimi pune dhe një takimi me një partner të mundshëm biznesi. Nëse jeni të pavarur në punën tuaj, do të kënaqeni duke kryer detyrat tuaja të përditshme në paqe dhe pa ndikimin e të tjerëve.

    Shëndeti: Ndryshoni diçka në rutinën tuaj të përditshme, keni nevojë për organizim më të mirë dhe zbatim të shprehive më të shëndetshme.

    Dashuria: Ju vetë mund të krijoni turbullira në marrëdhëniet me personin e dashur, nëse këmbëngulni në idetë tuaja dhe i bëni presion partnerit tuaj për të marrë disa vendime. Në të gjitha llojet e marrëdhënieve të ngushta mund të përjetoni tension, dyshim, xhelozi, të cilat janë kryesisht produkt i pasigurisë suaj. Nëse jeni vetëm, kushtojuni vetes dhe kaloni kohë në vetmi dhe jo në shoqëri, për të shmangur shpenzimin e energjisë për të takuar njerëz me të cilët nuk keni asgjë të përbashkët.

    BINJAKËT (22.05. – 21.06.)

    Puna: Vlerësoni siç duhet sugjerimet që merrni dhe mos lejoni që ndjenjat tuaja të turbullojnë arsyetimin tuaj. Mos ikni nga realiteti dhe mos besoni informacione të paverifikuara. Stabilizoni pozicionin tuaj profesional. Kujdesuni për paratë, humbjet dhe mashtrimet janë të mundshme dhe merrni parasysh të gjitha opsionet që ju hapen.

    Shëndeti: Mund të ndiheni të rraskapitur dhe të shqetësuar për shkak të ngarkesës emocionale dhe pasigurisë.

    Dashuria: Nëse jeni në mes të një afere intensive dhe pasionante, gjatë kësaj periudhe entuziazmi juaj do të jetë maksimal, do të ndiheni sikur jeni në krye të botës dhe do të jeni gati për të gjitha rreziqet dhe çmenduritë e mundshme. Në marrëdhëniet afatgjata, do të përjetoni gjithashtu një periudhë eksitimi, edhe pse mund të vijë nga një ngarkesë negative dhe grindje. Nëse jeni të lirë, mund të ndjeni dëshirën për t’i thënë hapur dikujt që të largohet nga ju, por edhe se si ndiheni dhe çfarë dëshironi.

    GAFORRJA (22.06. – 22.07.)

    Puna: Ju keni ndryshime të mëdha përpara, jeni edhe shumë krijues dhe të frymëzuar për të bërë plane për të ardhmen. Mos hyni në konflikte me eprorët dhe bëhuni të kujdesshëm në komunikimin e biznesit. Hidhni një hap në realizimin e atyre planeve, të cilat tashmë janë përpunuar.

    Shëndeti: Ndiheni mirë, por mund të keni probleme me përqendrimin dhe tensionin.

    Dashuria: Jeta shoqërore aktive dhe pjesëmarrja në ngjarje publike do të jenë shumë të këndshme dhe argëtuese dhe do t’ju japin mundësinë të vini re njerëz interesantë. Qëndroni në nivelin e flirtit dhe shkëmbimit të komplimenteve, dhe nëse disa nga takimet e reja kanë potencial, ato do të zhvillohen. Nëse jeni në një lidhje, do të keni një nevojë të fortë për afrimitet dhe intimitet gjatë kësaj periudhe, por ndoshta koha juaj nuk është e mirë.

    LUANI (23.07. – 22.08.)

    Puna: Rritja e vëmendjes gjatë kryerjes së detyrave të punës do t’ju ndihmojë të shmangni stresin dhe lodhjen. Ju mund të sfidoheni për të bërë një lëvizje të rrezikshme, e cila mund t’ju sjellë shpërblimet dhe vlerësimet që dëshironi. Jini këmbëngulës në gjithçka që keni ndërmarrë dhe do të kapërceni të gjitha pengesat dhe do të tregoni aftësinë tuaj.

    Shëndeti: Kaloni kohën tuaj të lirë duke pushuar sa më shumë që të jetë e mundur, në mënyrë aktive ose pasive, sipas dëshirës suaj.

    Dashuria: Jini mendjehapur dhe zemërhapur, pranoni njohje të reja dhe flirtoni, por mbani distancën tuaj – lërini gjërat të zhvillohen vetë, sepse ju nuk po kërkoni një romancë të zakonshme, por një marrëdhënie të përkushtuar, plot respekt dhe dashuri. Nëse tashmë jeni në një lidhje dashurie, do të dëshironi t’i përkushtoheni më shumë njëri – tjetrit gjatë kësaj periudhe, ndërsa një pushim së bashku ose një udhëtim dhe shijimi i aktiviteteve që ju të dy i doni do t’ju sjellin relaks dhe gëzim.

    VIRGJËRESHA (23.08. – 22.09.)

    Puna: Nuk është një periudhë e mirë për takime dhe marrëveshje biznesi, sepse jeni të prirë për reagime të nxituara dhe komente të mprehta. Ju e dini se çfarë doni dhe çfarë keni planifikuar, por rruga juaj në këtë periudhë është e vështirë dhe me pengesa, me shumë vonesa dhe përshtatje. Nëse ruani forcën mendore dhe këmbënguljen, do t’i kapërceni të gjitha vështirësitë.

    Shëndeti: Ju jeni të shëndetshëm dhe keni energji të mjaftueshme për gjithçka që keni përpara, transmeton Telegrafi.

    Dashuria: Një periudhë e mirë për të shijuar aktivitete dhe përvoja të përbashkëta me personin e dashur – ju mund të thelloni intimitetin dhe të forconi marrëdhënien tuaj, duke ndarë përmbajtje që ju angazhon të dyve ose duke zbuluar interesa të reja. Nëse jeni të lirë, do të jetë e vështirë për ju të kontrolloni ndjenjat tuaja, të cilat mund të ndryshojnë nga zemërimi dhe trishtimi deri në mërzi. Duhet të kuptoni më mirë veten dhe impulset tuaja.

    PESHORJA (23.09. – 22.10.)

    Puna: Suksesi juaj varet nga mjedisi profesional dhe ju duhet të jeni më të plotë dhe sistematik në mënyrë që të arrini sukses. Merrni vendime të kujdesshme, domethënë shtyni ato derisa të mblidhni informacion të mjaftueshëm. Shqyrtoni arritjet tuaja të mëparshme dhe filloni projekte të reja vetëm nëse tashmë i keni përpiluar planet tuaja.

    Shëndeti: Ndiheni mirë dhe mund t’i përkushtoheni praktikimit të zakoneve më të shëndetshme.

    Dashuria: Gjatë kësaj periudhe, do të kënaqeni me qëndrimin tuaj në shtëpi dhe bisedat intime me personin tuaj të dashur. Të gjitha marrëdhëniet tuaja të ngushta varen nga qëndrueshmëria dhe qetësia juaj, ndërsa keqkuptimet dhe tensioni do të testojnë durimin tuaj. Peshoret e lira nuk duhet të analizojnë gjithçka që u ndodh, por vetëm të vëzhgojnë. Mos pranoni sugjerime që nuk ju përshtaten vetëm sepse jeni të mërzitur dhe të vetmuar.

    AKREPI (23.10. – 22.11.)

    Puna: Së shpejti do të hapen horizonte të reja dhe mundësia për të konfirmuar kompetencat tuaja dhe për të marrë lëvdata dhe respekt. Ndryshimi mund të jetë i dobishëm në planin afatgjatë dhe ndikimi planetar mund të tundojë durimin dhe vendosmërinë tuaj për të këmbëngulur në planet tuaja. Juve mund t’ju duket se e dini se si do të shkojnë gjërat, por mos nxitoni të dilni përpara ngjarjeve.

    Shëndeti: Pushoni mjaftueshëm dhe gjeni argëtimin e duhur.

    Dashuria: Çdo gjë është idilike në një lidhje, por në mes të romancës dhe lidhjes, ju mund të vlerësoni disa nga veprimet dhe reagimet e personit tuaj të dashur si të papjekura dhe të nxituara. Shmangni kritikat dhe dënimet, më mirë është t’ia besoni shqetësimet tuaja personit të dashur. Nëse jeni vetëm, mund të jeni në qendër të ngjarjeve shoqërore dhe në shënjestër nga kërkuesit e interesuar. Intimiteti mund të vijë nga lidhjet në një nivel intelektual.

    SHIGJETARI (23.11. – 21.12.)

    Puna: Merrni në konsideratë taktikat e duhura dhe jini të saktë në kërkesat tuaja, sepse ndryshimet që premtojnë sukses mund të sjellin vështirësi në të ardhmen. Situata juaj financiare mund të rritet me detyrat që pranoni, dhe vetëm frika e dështimit mund t’ju sabotojë. Nëse i shfaqni njohuritë tuaja, do të fitoni respekt me aftësitë tuaja të jashtëzakonshme analitike.

    Shëndeti: Vetmia ka një efekt shërues në nervat tuaja.

    Dashuria: Jeta shoqërore mund të jetë shumë intensive, mund të sjellë një kthesë dhe t’ju çojë drejt një mirëkuptimi më të thellë, duke zbuluar vlerat, shijet dhe interesat e përbashkëta. Në marrëdhëniet me personin e dashur, një lloj pushimi është i mundur. Sidoqoftë, të dy mendoni se jeni në të njëjtat gjatësi valësh dhe se po punoni në interes të përbashkët.

    BRICJAPI (22.12. – 20.01.)

    Puna: Nëse jini të kujdesshëm në veprimet tuaja, me takt dhe mençuri, do të arrini sukses. Udhëtimet mund të jenë të suksesshme, nëse janë planifikuar paraprakisht. Ju mund t’i zgjidhni problemet në marrëdhëniet ndërnjerëzore nëpërmjet analizës dhe reflektimit të hollësishëm. Mendoni për investimin e parave, rinovimet, huat, tani është një kohë e mirë për këtë.

    Shëndeti: Ju mund të ndjeni rënie dhe ngritje të energjisë – shpërndani më mirë forcën tuaj dhe pushoni më shumë.

    Dashuria: Nëse nuk jeni në lidhje dashurie, kjo mund t’ju ndodhë tani, pa ndonjë qëllim ose kërkim – ndjenjat thjesht do të shpërthejnë vrullshëm, dhe ju do t’u dorëzoheni me gëzim atyre. Relaksohuni dhe kënaquni, pa presionin e imagjinatave, planifikimin për të ardhmen dhe organizimin e saktë, është koha për spontanitet. Në marrëdhëniet me personin e dashur, kjo është një periudhë përmbajtjeje.

    UJORI (21.01. – 19.02.)

    Puna: Do të jetë më e lehtë për ju të kapërceni problemet e biznesit nëse jeni në një biznes partneriteti, ose jeni të angazhuar në ndonjë profesion krijues vetë. Fitimet mund të jenë modeste, por ju jeni të motivuar dhe plot dëshirë për veprim. Mbani atë entuziazëm, do t’ju duhet në periudhën e ardhshme, e cila lajmëron ngjarje të pakëndshme.

    Shëndeti: Keni nevojë për një rikuperim të plotë, fizik, emocional dhe psikologjik.

    Dashuria: Do të jeni të kënaqur me gjithçka që ndodh në jetën tuaj personale, marrëdhëniet e ngushta dhe dashurore do të lulëzojnë. Duhet të jeni të qëndrueshëm, të durueshëm dhe të përshtatshëm në zgjidhjen e problemeve familjare – tregoni qetësi dhe respekt për qëndrimet dhe nevojat e ndryshme të të dashurve tuaj. Nëse jeni vetëm do të jeni të preokupuar me familjen dhe miqtë. Takimi me dikë që nuk e njihni mjaft mirë mund të jetë zhgënjyes.

    PESHQIT (20.2 – 20.03.)

    Puna: Ju jeni mjaft të vendosur dhe gati për të realizuar planet tuaja. Durimi dhe vetëbesimi juaj do të vihen në provë, kështu që ruani qetësinë, me takt dhe vendosmëri dhe tregojuni të gjithëve se si funksiononi dhe ku janë kufijtë që nuk do të lejoni askënd të kalojë.

    Shëndeti: Qartësinë e mendimeve nxiteni me meditim, qetësi. Lëvizni më shumë.

    Dashuria: Së shpejti nuk do të jeni në gjendje të fshihni ndjenjat tuaja, por yjet ju këshillojnë të mos bëni asgjë radikale dhe dramatike – bisedoni me qetësi dhe në mënyrë të arsyeshme me personin tuaj të dashur, ose me një person që ju ngacmon, duke përvijuar nevojat tuaja dhe duke marrë parasysh opsionet. Ndjenja e kontrollit dhe një qasje e arsyeshme do t’ju lejojë të lidheni më thellë me personin tuaj të dashur, ose të bëni një ndryshim me personin që ju pëlqen.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...