16.7 C
Priština
More

    Horoskopi javor

    spot_imgspot_img

    DASHI (21 mars – 19 prill)

    Puna: Qasjet tuaja të biznesit po fitojnë ngadalë rëndësi dhe ju mbetet juve që të jeni pak më të duruar derisa të gjitha gjërat t’i vini në vendin e vet. Mos u bëni imponues, sepse mund të krijoni efekt kundër. Koha është aleati juaj, bashkëpunëtorët tuaj nuk e kanë atë aftësi që ta parashikojnë situatën sikur ju.

    Shëndeti: Rritni gradualisht aktivitetin fizik dhe forconi qëndrimin pozitiv.

    Dashuria: Një javë interesante dashurie, jini në humor të mirë dhe përhapni energji pozitive rreth jush. Do të ketë mundësi për njohje të reja për Deshtë e lirë, dhe për ata që janë në lidhje dashurie, sigurisht që do të ketë zgjerim të rrethit të të njohurve. Jini tolerantë ndaj partnerit tuaj, por në të njëjtën kohë jini të kujdesshëm, sepse mund të ketë provokime dhe sfida të vogla

    DEMI (20 prill – 20 maj)

    Puna: Java që e latë pas, ishte e vështirë si në fushën e organizimit ashtu edhe në fushën e financave, para Demave janë ditët kur mund të notojnë pak më lehtë. Kur bëhet fjalë për projekte më të mëdha biznesi, mos u sforconi shumë, por punoni sistematikisht hap pas hapi në to.

    Shëndeti: Bëhuni të moderuar në gjithçka dhe dëgjoni trupin tuaj.

    Dashuria: Do të zgjeroni rrethin e miqve të përbashkët, më shumë lëvizje dhe tubime ju presin, por edhe udhëtime të shkurtra. Një periudhë e bukur është para jush në të cilën duhet të relaksoheni dhe maksimalisht ta motivoni partnerin tuaj që të jetë edhe më delikat edhe më i butë. Respektoni njëri-tjetrin dhe bëni gjëra që ju përshtaten dhe ju bëjnë të lumtur.

    BINJAKËT (21.05. – 21. 06)

    Puna: Pjesa e parë e javës i sjell ende mjaft aktivitete në planin afarist shumicës së Binjakëve tipikë, mirëpo jo edhe shumë kërkuese. Ju do të jeni në gjendje të imponoheni maksimalisht me qasjen tuaj në punë. Mendoni për trajnim të mëtejshëm, nëse është e mundur.

    Shëndeti: Nuk ka nevojë të rritni ritmin, sepse përndryshe gjithë nervozizmi do të reflektohet në shëndetin fizik.

    Dashuria: Është kjo një javë që sjell histori kaotike kur bëhet fjalë për marrëdhëniet ndërnjerëzore. Do të ketë shumë mundësi për të takuar njerëz të ndryshëm, jini të kujdesshëm dhe mbroni veten dhe privatësinë tuaj. Do të jeni pak melankolik dhe i paqëndrueshëm, mos lejoni që kjo të tronditë partneritetet tuaja ekzistuese. Gjysma e dytë e javës duhet të jetë më e mirë për ata që janë në lidhje më të gjata dashurore.

    GAFORRJA (22 qershor – 22 korrik)

    Puna: Edhe gjatë kësaj jave, Gaforret mund të kenë probleme në fushën e punës dhe financave. Është mirë të udhëtoni diku, kjo do t’jua përmirësojë disi humorin. Do të merrni disa ide të reja, prandaj kthejeni atë në një histori për eprorët tuaj.

    Shëndeti: Probleme me frymëmarrjen, ndjeshmëria e mushkërive janë të mundshme, prandaj merrni masa preventive.

    Dashuria: Është e mundur të takoni një person shumë interesant në punë, kjo vlen edhe për Gaforret e zëna dhe për ato të lira. Nuk është keq që t’i përkushtohemi pak më shumë marrëdhënies ekzistuese, sepse ekziston energji e mirë nga të dy palët.

    LUANI (23 korrik – 22 gusht)

    Puna: Fillimi i javës sjell vështirësi të konsiderueshme për Luanët. Gjysma e dytë e javës lëviz në drejtim tjetër, me të cilin do të përshtateni më lehtë. Përdorni shpikjen tuaj dhe imponohuni sa më shumë që të jetë e mundur në mënyrë që të arrini rezultate sa më të kënaqshme.

    Shëndeti: Nervozizmi i tanishëm për shkak të punës, për shkak të komunikimit të dobët me partnerin sjell dhimbje koke dhe ndryshime humori.

    Dashuria: Edhe Luanët e zënë, edhe ata që janë të lirë do të kenë probleme të komunikojnë me një partner ose një person që është i rëndësishëm për ta në fillim të javës. Angazhimi juaj profesional ndikon negativisht në marrëdhëniet tuaja emocionale. Duhet t’i përkushtoheni më shumë partnerit tuaj dhe t’i tregoni me ndonjë gjest se e dashuroni vërtet ju. Harrojini krenarinë, kokëfortësinë dhe egon.

    VIRGJËRESHA (23 gusht – 22 shtator)

    Puna: Në fillim të javës, Virgjëreshat mund të mbingarkoheshin me punë dhe dokumente. Mundohuni të izoloni veten dhe të zgjidhni problemet e mundshme nga plani tjetër. Ndërtoni disa baza për periudhën tjetër, por vetëm hap pas hapi, gradualisht shkoni drejt qëllimit. Do të ketë shumë risi në procesin e punës.

    Shëndeti: Energjia juaj është në rënie dhe ju mund të ndiheni letargjik, dhe do ta keni të vështirë të merreni me ndonjë aktivitet.

    Dashuria: Në gjysmën e parë të javës, partneri juaj dhe ju nuk do të keni komunikim të mirë dhe ritëm të njëjtë. Ju po përballeni me një periudhë të trazuar me shumë mosmarrëveshje, provokime dhe energji të keqe. Duhet t’i provoni vetes dhe partnerit tuaj se marrëdhënia juaj është e vlefshme, nëse bëhet pak më shumë përpjekje për të zgjidhur problemet dhe mangësitë ekzistuese. Duhet të flisni pak më hapur për të gjitha temat dhe të provoni se vërtet jeni të interesuar për palën tjetër.

    PESHORJA (23 shtator – 23 tetor)

    Puna: Sa i përket punës, gjithçka po shkon në drejtimin e duhur, dhe pritet që ju të keni një qasje të pjekur dhe serioze ndaj detyrimeve, dhe jo të ankoheni për gjithçka dhe për të gjithë. Në gjysmën e dytë të javës, rezultatet nuk do të duhej të mungonin.

    Shëndeti: Bëni më shumë shëtitje dhe qëndroni në ajër të pastër, ushqehuni shëndetshëm dhe kujdesuni për imunitetin tuaj.

    Dashuria: Një javë e bukur në planin emocional është para jush. Ndryshoni veten në një drejtim pozitiv, merruni me partnerin tuaj, familjen, miqtë. Peshoret e lira janë gati për një marrëdhënie të re dhe kanë gjasa të mira për të. Ju presin shumë ftesa për shoqërim, përgjigjuni pozitivisht për gjithçka, por bëni kujdes që të mos e neglizhoni partnerin tuaj. Do të ketë njerëz të rinj pranë jush, kushtojini vëmendje atyre.

    AKREPI (24 tetor – 21 nëntor)

    Puna: Ju ende nuk duhet ta neglizhoni ndihmën e dikujt nga jashtë, nuk mund të përfundoni gjithçka, së paku pa këshilla të mira të miqve të mirë. Gjysma e dytë e javës do të jetë më e qetë për të gjithë Akrepat, dhe do të sjellë një ritëm më të lehtë pune dhe komunikim të mirë me bashkëpunëtorët. Financat po bëhen më të mira.

    Shëndeti: Përkushtojuni pak më shumë aktivitetit fizik.

    Dashuria: Ka një mjedis pozitiv rreth jush, nuk ju mbetet gjë tjetër veçse të bashkoheni dhe të kontribuoni me energjinë tuaj të mirë. Lejoni që partneri juaj t’ju japë disa këshilla lidhur me punën, ato mund të jenë shumë konstruktive. Pjesëtarët e lirë të shenjës së Akrepit do të kenë sfida më emocionale që mund të jenë shumë të favorshme. Studioni pak personin që keni takuar dhe vendosni modelet tuaja të sjelljes ashtu siç dëshironi ju.

    SHIGJETARI (22 nëntor – 21 dhjetor)

    Puna: Fillimi i javës është i tensionuar, për shkak të vështirësive në sferën e financave. Impononi veten, mënyrën tuaj të organizimit, pavarësisht se sa të gjithë ju kundërshtojnë. Bëhuni më i hapur dhe merrni të gjithë hapat, për t’i imponuar disa nga modelet dhe qasjen tuaj ndaj obligimeve.

    Shëndeti: Kushtojini vëmendje ushqimit dhe imunitetit tuaj në gjysmën e parë të javës.

    Dashuria: Kjo periudhë është e mirë për t’i rregulluar disa gjëra që mund t’i keni prishur nga një qasje e pakujdesshme. Fokusojeni energjinë tuaj te disa njerëz të rinj pranë jush, nëpërmjet tyre mund të përmirësoni statusin tuaj të përgjithshëm në shoqëri. Shigjetarët e lirë do të kenë një periudhë veçanërisht interesante, ata mund të gjenden në një histori të pazakontë që mund të marrë një dimension më serioz. Mbushni bateritë dhe hidhuni në aksion ashtu siç dini vetëm ju, pa kufizime.

    BRICJAPI (22 dhjetor – 19 janar)

    Puna: Biznesi po shkon më ngadalë se sa keni pritur dhe shumica e Bricjapëve mund të jenë nervozë për këtë. Tejkalimi i afateve është sigurisht i mundur dhe duhet ta pranoni, por përpiquni të justifikoni veten me argumente. Do të detyroheni t’i pranoni disa mënyra dhe metoda të reja të punës, të cilat do të jenë të vështira.

    Shëndeti: Shmangni vendet ku ka shumë njerëz, sepse ata ju tensionojnë dhe ju nervozojnë.

    Dashuria: Do të keni momente të këndshme me partnerin dhe miqtë tuaj të përbashkët. Jeni në një farë mënyre figura qendrore e shoqërisë suaj dhe pritet të jeni iniciatori i aksioneve të ndryshme. Përfshini partnerin tuaj edhe në atë histori. Segmenti i biznesit sjell shumë nervozizëm. Mos u bëni ju pengesë, merrni pjesë, organizohuni dhe impononi ritmin.

    UJORI (20 janar – 18 shkurt)

    Puna: Fillimi i javës së punës është i vështirë, mezi mund të hidhni hapa dhe gjithçka disi ngadalësohet. Duhen shumë përpjekje dhe sakrifica për të arritur sukses, dhe në asnjë mënyrë mos hiqni dorë për shkak të problemeve gjithnjë e më shumë të pranishme, çfarëdo që të jenë ato. Gjithçka që filloni do të realizohet.

    Shëndeti: Dilni në natyrë, relaksohuni, përkushtojuni anës shpirtërore.

    Dashuria: Ju po angazhoheni shumë, por nuk do të keni shumë sukses në komunikimin me partnerin tuaj. Shtyni zgjidhjen e çështjeve kryesore për një herë tjetër. Merrni kontrollin e situatës pasi mund të lindin mosmarrëveshje me përmasa më të mëdha. Përkushtojuni ngjarjeve familjare, tubimeve dhe marrëdhënieve që i keni lënë pas dore për shkak të partnerit dhe punës suaj. Mos lejoni t’ju prishet humori.

    PESHQIT (19 shkurt – 20 mars)

    Puna: Kjo është një javë në të cilën Peshqit do të kenë shumë sfida në komunikimin me bashkëpunëtorët. Pengesat dhe provokimet janë të qëllimshme nga ana e tyre, dhe ju mbetet juve të mos reagoni. Koha është në anën tuaj dhe rezultatet e vërteta vetëm sa nuk kanë ardhur. Problemet janë të pranishme, por jo të pazgjidhshme.

    Shëndeti: Për shkak të stresit dhe nervozizmit, ju nuk funksiononi në mënyrën e duhur.

    Dashuria: Marrëdhënia juaj është e trazuar dhe ende duhet të jeni të kujdesshëm, sepse besimi i partnerit tuaj është vënë në dyshim. Disa dyshojnë se dilemat janë të pranishme te të dy palët. Shumë miq do të ndërhyjnë në marrëdhënien tuaj me pretekstin që t’ju ndihmojnë. Nevojitet kujdes i veçantë këtu, qëllimet e mira kryesisht keqinterpretohen. Hapni sytë mirë, këshillohet distanca në marrëdhënie dhe nevoja për t’i dhënë vetes hapësirë për të menduar.

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...