9 C
Priština
More

    Horoskopi javor

    spot_imgspot_img

    DASHI

    Puna: Errësimi dhe Hëna e plotë në sferën tuaj të karrierës sjellin kulmimin e ngjarjeve aktuale dhe kthesa të mëdha afariste. Nga kjo periudhë janë të mundshme ndërrime të vendit punës, ndërprerje të lidhjeve aktuale afariste – sepse, rrethanat dhe jeta ju shtyjnë në një anë tjetër. Gjëja më e mirë është që keni mjaft iniciativa dhe vullnet që të nxisni gjithë atë që deri tani ka qenë në pritje apo vetëm në plane.

    Shëndeti: Dhembje koke, probleme me sinusin dhe stomakun.

    Dashuria: Në relacionet aktuale emocionale do të ishte mirë që më shumë kujdes t’i kushtoni këtij të parit, pjesës pozitive dhe lirisht mund të shtoni edhe pasionin në sasi më të mëdha. Nuk do t’ju bëjë dëm. Me personin e dashur do të keni kontakt dhe komunikim të mirë, derisa të mos mendoni që keni vetëm ju të drejtë dhe çdo gjë patjetër të funksionojë vetëm sipas kërkesave tuaja. Desh të lirë – periudhë e mirë të niseni në aksion dashuror. Ka shanse për njohje të mira dhe për persona interesant në afërsinë tuaj.

    DEMI

    Puna: Demat në këtë javë mund të zgjidhin çdo gjë që marrin përsipër. Edhe krahas momentit fillestar kontestues apo zvarritjeve – megjithatë para jush hapen shanse të shkëlqyeshme që t’i zgjidhni çështjet në mënyrën më të përshtatshme për ju. Koha është që idetë dhe propozimet tuaja që kanë të bëjnë me punën të filloni t’i realizoni.

    Shëndeti: Keni nevojë për aktivitet fizik dhe qëndrim në natyrë.

    Dashuria: Atmosferë diç më e mirë në relacionet tuaja emocionale. A do të thotë kjo që keni marrë të gjitha sqarimet dhe të gjitha përgjigjet të cilat ju kanë qenë të nevojshme? E po jo. Mirëpo, sikur keni vendosur vetë që të mos shikoni prapa dhe të mos u ktheheni temave dhe dilemave të vjetra. A do të mund të arrini së paku këtë në një afat të gjatë? Edhe po, edhe jo. Mirëpo, derisa të mos fillojnë pyetjet t’ju përplasen për në kokë – kënaquni me partnerin, aq më parë që tani zjarri i afshit më lehtë do të ndizet. Dema të lirë – e kaluara ende është shumë e pranishme në jetët tuaja, ndërkaq interesimet e reja ju shtyjnë në plan të dytë. Nëse jo diçka tjetër – komunikimi me dikë bëhet shumë interesant.

    BINJAKËT

    Puna: Java para jush ju sjell edhe nervozizëm edhe stabilitet. Në disa ditë do të jeni sikur të lidhur me korrentin, me nxitim dhe shpejtësi që sa më parë të përfundoni atë që është e nevojshme, ndërsa në ato të tjerat thjesht tërë ditën do të jeni indiferent. Do t’ju pengojë e gjithë ajo që lidhet me financat, por do të ketë edhe mjaft përmirësime dhe përsëritje, madje edhe të atyre obligimeve të cilat ju janë rutinë.

    Shëndeti: Alergjitë, probleme me stomakun, reaksione meteoropatike.

    Dashuria: Edhe pse marrëdhënia me partnerin emocional ka lëvizur pak më mirë edhe në javën e kaluar dhe në këtë javë, megjithatë nuk mund të themi që në jetën tuaj emocionale do të rrjedhë qumësht dhe mjaltë. Partneri është paksa i tërhequr në disa dilema dhe probleme të tij, ndërkaq ju zgjidhjen e kërkoni në anën tjetër. Binjakë të lirë – shoqëria është shtuar, ekzistojnë edhe kontakte të reja të cilat ju bëjnë mirë, mirëpo ende nuk ekziston hapësirë për lidhje të qëndrueshme dashurie.

    GAFORRJA

    Puna: Situatat në njëfarë mënyre ju paralajmërojnë që po vonoheni që me kohë shumë çështje t’i inicioni. Me lënien pas dore të obligimeve dhe qasjen joadekuate ndaj partnerëve afaristë, klientëve dhe eprorëve, mund të ktheheni vetëm edhe një hap prapa. Është koha që të zgjoheni, të organizoheni më mirë dhe të filloni t’i rregulloni gjithë ato që ju janë grumbulluar apo aktualisht janë në pritje. Për diçka të tillë kjo javë është e shkëlqyeshme, sepse do të keni edhe forcë edhe vullnet. Mos prisni, përballuni që tani me problemet.

    Shëndeti: Fizikisht qëndroni mjaft mirë, mendërisht jeni tepër të lodhur, jeni nervoz dhe keni telashe me pagjumësinë.

    Dashuria: Lidhjet emocionale të cilave keni arritur t’u “mbijetoni” në periudhën e kaluar, para vetes keni ende valën e sfidave të cilat nuk kanë për qëllim të pushojnë edhe një kohë të caktuar. Kthimi i Saturnit, errësimi dhe Hëna e plotë të cilat ndodhin në sferën e partneritetit te disa çifte do të shënojnë përfundimisht caktimin e kufirit. Te të tjerët, tek ata më të vendosurit – shansin e ri që të përmirësojnë atë që mund të rregullohet. E vetmja përkrahje të cilën e keni është ajo e mikut – kërkoni ndihmë dhe këshilla nga ai. Gaforre të lira – njohje eventualisht të reja, kontaktet eventuale me personin i cili ju intereson.

    LUANI

    Puna: Kthimi i Saturnit në fushën tuaj të obligimeve si edhe errësimi dhe Hëna e plotë, të cilat ndodhin në këtë fushë, flasin për pamundësinë tuaj aktuale që me situatat të përballeni në mënyrën e duhur. Për zgjidhjen e shumë çështjeve aktualisht po vonoheni, dhe në vend që të merreni me to ju po tërhiqeni, apo të gjitha i lini “për nesër”.

    Shëndeti: Pos nervozizmit, kryesisht pa probleme të tjera shëndetësore.

    Dashuria: Gjërat disi tek ju po reduktohen në të njëjtën gjë – nuk është problemi te personi i dashur por tek ju. Çështje është se a jeni tani të gatshëm që vërtet të përballeni me vetveten – dhe derisa nuk veproni kështu dhe nuk do të jeni, në rend të parë, i sinqertë ndaj vetes, deri atëherë brenda jush do të ekzistojnë të gjitha ato gjëra që ju pengojnë. Luanë të lirë – nuk janë problem njohjet e reja, sepse njohje mund të ketë, problemi qëndron që në kokën tuaj është dikush të cilin as mund ta largoni as nuk dini se çfarë të bëni me të.

    VIRGJËRESHA

    Puna: Edhe pse mendoni që në shumë gjëra po vonoheni, megjithatë në fund do t’i përfundoni bash të gjitha në momentin e duhur. Pengesat me të cilat këto ditë po përballeni kanë kuptimin e vet, ndërsa, veç tjerash – ato do të jenë të pranishme vetëm në fazën fillestare – dhe pastaj do të keni raste të shumta që të realizoni atë që dëshironi.

    Shëndeti: Probleme të vogla me stomakun, me siguri për shkak se jeni të ndjeshëm dhe nervoz.

    Dashuria: Kohëve të fundit keni dëshirë që, edhe pse me qëllimin më të mirë – të bëni gabim dhe të tërhiqeni tërësisht në veprim të gabueshëm ndaj personit të dashur. Sa më shumë që të planifikoni dhe të kalkuloni, më shumë gjasat do t’i përkeqësoni – e vetmja gjë që në këtë periudhë është në favorin tuaj është ajo që ta ndieni me zemër dhe emocionalisht partnerin. Virgjëresha të lira – shanset që nëpërmjet miqve, të afërmve, rrjeteve shoqërore – do të njihni personin i cili në shikim të parë do t’ju bëjë për vete dhe do t’ju magjeps.

    PESHORJA

    Puna: Ky segment tregon aktivitete të mëdha, edhe pse ajo qetësi dhe stabilitet në të cilin synoni tani pothuajse është e pamundur të arrihen. Ju disi jeni të përfshirë jo në mënyrë të plotë në obligimet tuaja, andaj nuk është për t’u habitur që këtë javë do të ndodhin luhatje – në disa momente do të funksiononi shumë mirë, ndërsa në momente të tjera – do të tërhiqeni nga çdo gjë që keni përpara.

    Shëndeti: Të gjitha vështirësitë janë kalimtare, mirëpo po ju nervozon ajo që nuk po ndiheni të kompletuar.

    Dashuria: Edhe pse marrëdhënia midis sundueses suaj Venerës dhe planetit bashkëpunues Marsit do t’ju japë mundësinë e përmirësimit, do të sjellë pasion më të fuqishëm midis jush dhe personit të dashur, megjithatë ende ka situata të cilat ndodhin midis jush, por ndaj të cilave ende nuk keni përgjigje. Peshore të lira – ju keni shanse për kontakte të reja emocionale por çështja është sa jeni të gatshme që t’i filloni ato. E kaluara ende është pengesë për ju.

    AKREPI

    Puna: Kjo javë nuk ju është e keqe edhe krahas grindjeve dhe nxitimeve të cilat nuk do të arrini t’i shmangni. Hyrja e sunduesit tuaj Marsit në fushën e aktiviteteve afariste dhe obligimeve para jush hap periudhën disamujore në të cilën do të jeni shumë të angazhuar. Në këtë javë do të dini saktësisht se kur duhet të lëvizni përpara, por edhe kur të ndaleni.

    Shëndeti: Mos iu ekspozoni shumë rrezeve të diellit. Janë të mundshme dhembjet e kokës dhe oscilime të mëdha të tensionit të gjakut.

    Dashuria: Në pasionin tuaj gjithmonë mund të mbështeteni kur është fjala për partneritetin tuaj. Mirëpo, nëse për marrëdhënien mirë me personin e dashur nuk ju mjafton vetëm lidhja në shtrat – atëherë problemi qëndron te ju. Komunikimi nuk ju është edhe aq i mirë në këtë javë – madje edhe nëse shmangni tensionin me partnerin shumë lehtë mund të ndodhë që të shpërthejë edhe më shumë. Akrepa të mirë – a mund të filloni tani diçka? Mundeni. Mirëpo, a do të jenë afatgjata dhe mjaft stabile? Të themi sinqerisht, vështirë se do të jenë të tilla. Mirëpo prandaj mund të bëheni interesant, të vrullshëm dhe pasionantë.

    SHIGJETARI

    Puna: Stimulimi dhe shpejtësia në marrje vendimesh së shpejti mund t’ju tregojnë që nuk e keni bërë zgjedhjen e duhur. Për ju në këtë javë vlen – më pak do të thotë më shumë. Merruni me ato që janë stabile, madje edhe nëse nuk ju sjellin edhe sasinë e dëshiruar të parave. Është periudhë e mirë edhe për udhëtime afariste, por edhe për të shkuar në pushim vjetor.

    Shëndeti: Pa probleme të mëdha. Vështirësi të vogla kalimtare.

    Dashuria: Disa lëvizje të vogla pozitive janë të pranishme në këtë javë midis jush dhe personit të dashur, mirëpo edhe ju vetë nuk jeni të vetëdijshëm që kjo për ju është shumë mirë. Ngadalë, hap pas hapi – nuk do të jeni të detyruar që të gjitha t’i zgjidhni përnjëherë, mjaft që së paku të dy të jeni të relaksuar dhe të gatshëm së paku për kompromise të vogla. Shigjetarë të lirë – hyrja e Marsit në fushën tuaj të dashurisë gjithsesi jep shanse që në këtë plan të jeni shumë aktivë.

    BRICJAPI

    Puna: Mu atje ku nxitoni, me siguri do të vonoheni. Mu atje ku investoni më së shumti – do të keni pengesa më të mëdha. Në këtë javë nga ju do të kërkohet që të përshtateni, edhe pse kjo përshtatje fare nuk ju intereson. Do të ndiheni të pasigurt dhe do ta kuptoni me kohë që duhet t’i rishqyrtoni edhe veprimet tuaja nga periudha e kaluar edhe vendimet, por edhe do të bëni disa veprime më ndryshe se deri tani.

    Shëndeti: Një pjesë e stomakut do të jetë e ndjeshme, por edhe do të jeni më shumë nervoz.

    Dashuria: Kthimi i Saturnit në shenjën dhe fushën tuaj të personalitetit dhe Hëna e plotë dhe errësimi të cilat këtë javë do të ndodhin në të njëjtën fushë flasin për atë që Bricjapët duhet t’i shikojnë relacionet e tyre emocionale, të shikojnë a mund të ndryshojnë diçka në të mirë dhe se rreth gjithë këtyre gjërave të angazhohen sinqerisht. Bricjapë të lirë – ekzistojnë disa shanse dashurie nëpërmjet punës. Po ashtu është e mundshme përtëritja e kontaktit me ish-partnerin apo me dikë nga e kaluara.

    UJORI

    Puna: Te disa prej jush pason përtëritja e marrëveshjes afariste, por në mënyrë diç më ndryshe. Aktualisht jeni në fazën e aktivitetit dhe ngritjes që do të zgjasë një periudhë të gjatë kohore. Jepni gjithë forcën tuaj, gjithë kreativitetin dhe idetë tuaja në segmentin afarist dhe shpresoni për më të mirën. Keni bazë për avancim më shumë seç keni menduar.

    Shëndeti: Përmirësoni shprehitë tuaja jetësore. Mos iu ekspozoni shumë rrezeve të diellit, janë të mundshme edhe alergjitë.

    Dashuria: Është momenti i duhur që me personin e dashur t’i zgjidhni të gjitha ato që ju kanë shkaktuar probleme apo ju kanë penguar në periudhën e kaluar. Zgjohuni, bëhuni iniciatorë të ndryshimeve, sepse kjo është gjithësi e mundshme. Thjesht, ka ardhur momenti i duhur që disa gjëra të zgjidhen dhe mos lejoni t’ju ikë ky rast. Ujorë të lirë – nëse dikë e simpatizoni – mos prisni shumë që ai të bëjë hapin e parë – bëjeni ju vetë. Gjithashtu, janë të mundshme njohje të reja të cilat do t’ju jenë shumë interesante.

    PESHQIT

    Puna: Keni bërë përparime të dukshme në periudhën e kaluar dhe tani do t’i shijoni sukseset. Në këtë javë mund të inicioni idetë dhe zgjidhjet tuaja afariste, kreativitetin tuaj – mos ngurroni t’u propozoni eprorëve dhe kolegëve që të bëni ndryshime në rutinën ditore dhe t’ia lehtësoni punën vetes dhe të tjerëve.

    Shëndeti: Probleme me një pjesë të stomakut.

    Dashuria: Marrëdhënia me personin e dashur nuk do të duhej të jetë aspak e keqe këtë javë. Mirë, ka aty disa mospajtime të vogla të cilat do të pengojnë, disa mosmarrëveshje – mirëpo nëse shikohen realisht, këto aspak nuk do ta tronditin seriozisht marrëdhënien tuaj. Peshq të lirë – dikush të cilit tashmë një kohë të gjatë po i “jepni shpresa”, me të cilin nuk dini çfarë të bëni dhe a të lejoni vetes që të dorëzoheni – këtë javë mund të merrni iniciativën e cila do t’ju sjellë momente interesante.

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...