4.5 C
Priština
More

    Gratë përjetojnë atak në zemër ndryshe nga burrat, ja pse

    spot_imgspot_img

    Sulmet në zemër mund të jenë fatale për këdo. Megjithatë, gratë, në krahasim me burrat, kanë nevojë për një qëndrim më të gjatë në spital dhe kanë më shumë gjasa të vdesin pas një ataku kardiak. Për më tepër, provat sugjerojnë se gratë kanë më shumë gjasa të pësojnë një atak të dytë në zemër, brenda 12 muajve nga episodi i parë, në krahasim me burrat.

    Një atak në zemër ndodh kur qarkullimi i gjakut në zemër është i dëmtuar për shkak të depozitimit të pllakave në enët e gjakut që furnizojnë zemrën. Megjithatë, sulmet në zemër ndryshojnë dukshëm te femrat për sa u përket faktorëve të rrezikut, paraqitjes dhe prognozës në krahasim me meshkujt, për shkak të dallimeve në fiziologjinë e tyre dhe funksionimin e trupit.

    Gratë, në krahasim me burrat, kanë gjithashtu më pak gjasa të kërkojnë kujdes të menjëhershëm mjekësor, pasi ato nuk janë në gjendje të njohin simptomat e hershme dhe shpesh tentojnë të injorojnë shëndetin e tyre, duke vënë në plan të parë nevojat e familjes së tyre,

    Paraqitja klinike

    Sulmet në zemër te gratë mund të jenë të vështira për t’u njohur, pasi simptomat janë më të buta dhe dhimbja ose shqetësimi në gjoks janë më pak të theksuara te gratë. Në vend të kësaj, ato mund të përjetojnë simptoma të tjera si gulçim, shqetësim në bark, marramendje, të fikët, presion në pjesën e sipërme të shpinës dhe lodhje ekstreme më shpesh në krahasim me meshkujt.

    Ndërsa meshkujt më shpesh priren të zhvillojnë një bllokim në arterien koronare kryesore, te femrat preken më shumë enët e vogla të gjakut që furnizojnë zemrën.

    Faktorët e rrezikut

    Në përgjithësi, obeziteti, sëmundjet paraekzistuese të zemrës, diabeti, hipertensioni, nivelet e larta të kolesterolit, përdorimi i pilulave kontraceptive, abuzimi me alkoolin dhe pirja e duhanit janë nxitësit kryesorë të sulmeve të larta të zemrës te gratë. Për shembull, një studim, që përfshin 450 mijë pacientë, tregoi se diabeti te gratë, krahasuar me burrat, është i lidhur me një rrezik 50 për qind më të lartë për të vdekur nga sëmundjet e zemrës.

    Gratë e moshuara janë në një rrezik më të lartë të sulmit në zemër, në krahasim me homologët e tyre meshkuj. Pas menopauzës, niveli i prodhimit të estrogjenit ulet, duke rritur rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

    Parandalimi dhe menaxhimi

    Kontrollet e rregullta të shëndetit të zemrës te pacientët me rrezik të lartë, së bashku me modifikimet e stilit të jetesës, janë çelësi për reduktimin e vdekshmërisë të lidhur me sulmet në zemër te gratë. Disa nga ndryshimet thelbësore të stilit të jetesës përfshijnë mbajtjen e peshës ideale për gjatësinë përmes dietës dhe 30 minuta ushtrime të rregullta me intensitet të moderuar. Po ashtu të konsumoni perime dhe fruta dhe ushqime të pasura me acide yndyrore omega-3 si peshku me vaj ose farat. Marrja e yndyrave të ngopura, yndyrave trans dhe kolesterolit në formën e ushqimit të skuqur dhe të përpunuar duhet të jetë i kufizuar.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...