GOLD AG së shpejti me projekte të reja

spot_imgspot_img

Reperi Arian Agushi i njohur me emrin artistik Gold AG mbështet protestën e mbajtur gjatë ditës së sotme nga këngëtarë e pronarë të restoranteve dhe kërkesat e tyre për të lejuar mbajtjen e dasmave.Gold Ag në emisionin “Reload” në RTV Dukagjini ka thënë se jeta ose duhet të hapet për të gjithë ose të mbyllet për të gjithë.

“Mbështesë edhe atë që tha Afrimi se si është e mundur që qendrat tregtare janë plotë dhe nuk identifikohen njerëzit ndërsa në dasmë identifikohen të gjithë”, tha ai, përcjell Kosovarja.ch.

Reperi thotë se meqë pandemia zuri befasisht të gjithë edhe këngëtarët janë dëmtuar rëndë financiarisht e sipas tij ata nuk kanë kursyer për shkak se kanë shpresuar në sezonin verore.

Ai thotë se këngëtaret fitojnë por edhe kanë shumë shpenzime pasi thotë se atij vetëm një videoklip i kushton rreth  pesë mijë euro.

Ariani së fundi bashkë me Albina Kelmendin kanë sjellë projektin “Prishtina” që është pëlqyer mjaft nga publiku.

Reperi ka paralajmëruar edhe dy projekte të reja brenda verës.

“Në korrik do ta publikojë një këngë për mërgimtarët që është bashkëpunim. Para saj edhe një ripërpunim të një kënge të vjetër bashkë me Fatmira Brecanin”, tregon më tej Arian Agushi.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Hyrja e shtëpisë: organizim që mikpret

Kthe hyrjen në një kënd mikpritës: rend i zgjuar, siguri e qetë dhe dekorime të ngrohta që përshëndesin familjen dhe mysafirët pa rrëmujë.

Flokët: Organizimi i produkteve dhe kujdesi i shpejtë

Ndarje e zgjuar e produkteve, kontroll i afateve dhe rutinë 10‑minutëshe që mbron flokët nga dielli, klori dhe stinët – praktikisht, çdo ditë.

Foshnja juaj: Rutinë ushqimi dhe siguri 6–12 muaj

Një udhëzues i ngrohtë dhe praktik për ushqimin dhe sigurinë e foshnjës 6–12 muaj: rutinë e qëndrueshme, hapa të thjeshtë dhe mjedis i sigurt në shtëpi.

Gardërobë kapsulë për mot të ndryshueshëm

Ndërto një gardërobë kapsulë që përballon shi, erë dhe diell brenda ditës, me materiale që zgjasin dhe kombinime praktike Kosovë–Zvicër.