7.4 C
Priština
More

    Gjithçka që nuk keni ditur mbi puthjen!

    spot_imgspot_img

    Puthja nuk është vetëm dhuratë për personat të cilët i duam, shëlqimi i momentit dhe magjia e dashurisë! Puthja është një botë e tërë në miniaturë, dhe e rrethojnë me qindra gjëra për të cilat ne me siguri nuk kemi patur idenë! Mirëpo, koha është që të edukohemi!

    1. 37% e meshkujve mbajnë sytë hapur gjatë puthjes, përderisa të njejtën e bëjnë vetëm 3% e femrave.

    2. Një minutë puthje mundet që të djegë deri në 26 kalori (kur është në pyetje puthja franceze).

    3. Kur dy persona puthen, mundet që të aktivizohen thajse të gjitha muskujt në trup.

    4. Kërkimet tregojnë se puthjet janë më të zjarrta nëse putheni me personin që ka ngjyrë të flokëve të njejtë me tuajat.

    5. Gjatë gjithë jetës, mesatarisht pranojmë rreth 25.000 puthje.

    6. Truri ynë posedon neurone speciale të cilat na ndihmojmë që të gjejmë edhe një palë buzë në errësirë.

    7.Puthja nganjëherë mund të jetë dhjetë herë më efikase se morfiumi në zbutjen e dhimbjeve, sepse aktivizon „vrasësit“ natyral të dhimbjes.

    8. Egjiptasit e vjetër janë puthur me hundë, kurse buzët nuk janë përdorur në momentet e ëmbla të puthjeve.

    9. Një person mesatarisht kalon 14 ditë të jetës së tij duke u puthur.

    10. Puthja më e gjatë në histori ka zgjatur 17 ditë e 10 orë në Çikago, kurse rekordi është vendosur qysh në vitin 1984. Puthja më e gjatë filmike ka numëruar 185 sek. në filmin „Ti tani je në ushtri“ nga viti 1940.

    11. Në Italinë e mesjetës nëse një çift është parë duke u puthur, ka qenë i obliguar që ta zyrtarizojë lidhjen e tij me martesë.

    12. Puthja më e njohur filmike e të gjitha kohërave ka qenë në mes Clark Gable dhe Vivien Leigh në filmin „Gone with the wind“. Në realitet Vivien ka qenë gërditur me të, për shkak të dhëmbëve të rrejshëm të Geblit dhe erës e cila ka kundërmuar rëndë në uiski.

    13. Puthja vepron edhe si tretman për bukurinë, sepse bën që sytë të shëndrisin dhe lëkura të shkëlqejë.

    14. Kur bebeja puthet shpesh dhe shumë, më vonë në jetë do të bëhet person më i butë për nga natyra.

    15. Me puthje prodhohen endorfinet të cilat nxisin euforinë dhe gjendjen e mirë emocionale.

    16. Dita ndërkombëtare e puthjes është 5 shkurti./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...