Gjërat e nevojshme për nënën dhe foshnjen e posalindu në spital

spot_imgspot_img

Periudha më e bukur në jetën e çdo gruaje (dhe e gjithë familjës) shpesh herë është një stres i vërtetë. Sigurisht – është fjala për të shkuar në spital për lindje. Çfarë duhet të sjellë në spital për nënën dhe fëmijën? Përgjigje (t) në këtë pyetje mund të largojnë stresin dhe të bëjnë që qëndrimi në spital të kalojë më i qetë.

Çfarë duhet të kenë gratë me vete kur shkojnë në spital në mënyrë që qëndrimi aty të jetë më i këndshëm:

– Papuçe për spital,
– Këmisha të natës me vrima për të ushqyerit e foshnjës me gji,
– Brekë nga letra për një përdorim dhe brekë nga pambuku,
– Letër higjenike,
– Facoleta të letrës dhe të lagështa,
– Peshqir,
– Aksesorë tualeti (sapun të lëngët për duar, shampon, furçë dhe pastë dhëmbësh, locion trupi, krehër, deodorant dhe pasqyrë)
–  Qese plastike (për rrobat e pista, etj.)
– Veshje të rehatshme për dalje nga spitali.

Gjithashtu, sjellëni të gjitha dokumentet e nevojshme (letërnjoftimin, librezën shëndetësore, kartelën e shtatzënisë, …). Gjëja e rëndësishme është që të merrni mjaft ujë dhe lëngje. Telefonin, I-Pod-in dhe kamerën nuk do të ishte keq që të keni me juve, si dhe ndonjë libër. Rekomandimi i ngrohtë shkonë për Christina Despot dhe librin e saj “Departamenti i mamisë” për kënaqësinë e të gjitha grave, apo ndonjë liber tjetër të rekomanduar tek i cili ju do të mund të mësoni histori dhe shënime në lidhje me prindërit e rinj. Dhe, më e rëndësishmja – mos harroni të sjellëni një buzëqeshje në fytyrën tuaj!

Çfarë është e nevojshme për qëndrimin e foshnjës në spital dhe për dalje nga materniteti:

– 3 maica të brendshme për beba (benkicë), rrobat apo rrobat e ngjitura të ngrohta, kur moti është i ftohtë,
– 3 kapela,
– Pelena,
– Facoleta të lagështa,
– Mbajtëse për fëmijë apo jastëk dhe batanije foshnjore.

Mbani mend – materniteti është vendi ku është më mirë të vijmë me më shumë gjëra, se sa të na mungoj diçka. /kosovarja.ch/

 

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Ushtrimet e shkurtra për gratë kosovare

10 minuta për energji, humor dhe qëndrim më të mirë – rutina e shpejtë që i përshtatet ditës tënde të zënë.

Shtatzënia: udhëzime të para për nënat

Je shtatzënë ose po planifikon? Këtu gjen shenjat kryesore, hapat e parë të kujdesit dhe mënyra si ta mbështesësh veten emocionalisht në ditët e para.

Materialet që zgjasin garderobën familjare

Një udhëzues i ngrohtë dhe praktik nga Kosovarja: si të dallosh materialet, të lexosh etiketat dhe të kujdesesh që garderoba familjare të zgjasë më shumë.

Koha pa telefona me familjen: ide praktike

Ktheje një orë pa telefona në momentin më të dashur të shtëpisë: rregulla të thjeshta, aktivitete që lidhin dhe këshilla për ta mbajtur zakonin gjallë.