Gjashtë truke të stilistëve që ju bëjnë të dukeni më të gjata (shtatlartë)

Nuk ka femër që nuk dëshiron të duket me stil, por për fat të keq, jo të gjitha tendencat e modës përshtaten me të gjitha llojet e lartësive dhe figurave trupore. Kjo është arsyeja pse, kur një femreje që vesh rroba me stil duket sikur iu janë përshtatur fiks për atë, ndërsa po të njejtat rroba nëse i vishen ndonjë lloj femre tjetër, mund të ngjajë më e shkurtë dhe me aksesorë apo çizme të padëshirueshme.

Bright Side do të ju ndihmojë si të shmangni përleshjet e tilla. Më poshtë po ju paraqesim 6 mënyra të thjeshta që të dukeni më shtatlartë dhe të dobëta.

1. Zgjedhni këpucët dhe aksesorët e duhur

Mënyra më e lehtë të dukeni më e gjatë është të vishni këpucë me take të larta. Ngjyra e këpuceve është poashtu e një rëndësie të madhe: çfarëdolloj këpuce me ngjyrë neutrale do t’i bëjë këmbët tuaja të duken më të gjata, ndërsa këpucët e zeza, sidomos ato me lidhëse deri lartë, bëjnë që këmbët tuaja të duken më të shkurtra.

2. Keni kujdes me printimet me vija

Nga ky shembull, ju mund të shihni se nuk duhet të vishni rroba të tilla me printime pa e menduar mirë kombinimin. Vijat horizontale shtojnë volumin, ndërsa kombinimi i gabuar me këtë lloj printi në një fund me gajtësi deri në gjunj, ju bën të dukeni më e shkurtër.

3. Zgjedhni xhinse dhe çanta sipas lartësisë suaj

Nëse jeni shtatshkurtë dhe vishni xhinse të shkurta, do të dukeni edhe më e shkurtë. Kombinoni xhinset e tilla me këpucë me take të larta dhe maicë me prerje të shkurtë. Xhinset me gjatësi deri në bel mund të ju bëjnë të dukeni më e gjatë. Theksimi i linjave vertikale do të shtojë edhe më shumë efektin.

Kushtoni rëndësi edhe madhësisë së çantës suaj. Zgjidhja më e mirë për femrat shtatshkurta është një çantë me madhësi dhe gjërësi të vogël.

4. Provoni pantallona Palazzo

Këto lloj pantallonash janë një mënyrë e mrekullueshme për të fshehur taket e larta ose këpucët me platformë dhe i bëjnë këmbët tuaja të duken më të gjatë, duke ju dhënë kështu imazhin e një femre shtatlartë. Provoni të zgjedhni nuanca të lehta dhe vetëm me një ngjyrë. Pantallona të tilla me veshje të ngushtë dhe të shkurtë në pjesën e sipërme ju bëjnë të dukeni më e gjatë dhe është një truk që vërtetë funksionon.

5. Mos i anashkaloni fundet e ngushta në formë lapsi

Kët lloje të fundeve duhet të theksohen në mënyrë të veçantë, ky model ju bën të dukeni më e gjatë dhe shtatlartë. Kombinoni fundin me një ëmishë apo bluzë të ngushtë duke e vënë nën fund, e jo sipër fundit sepse kështu do të ndikojë të dukeni më e shkurtë.

6. Vishni në mënyrë të duhur fustanet me model këmisheje

Një fustan i tillë ka një dizajn interesant dhe i përshtatet pothuajse çdo lloj figure. Megjithatë femrat e shkurta mund ta kenë paksa problem këtë model sepse ky është i paraparë për ato më shtatlarta. Që ti jepni pak më shumë volum belit tuaj, thjeshtë lidhni një rrip në mes dhe rrotulloni mëngët sipër. Ky model shkon më mirë nëse ka vetëm një ngjyrë.

kosovarja.ch