19.5 C
Priština
More

    Gabimet më të zakonshme gjatë blerjes së këpucëve me takë

    spot_imgspot_img

    Edhepse taket shumë pëlqehen, femrat shpesh bëjnë gabime gjatë blerjes dhe zgjedhjes së takeve. Po ju paraqesim ato më të zakonshmet, dhe gjithashtu po ju ofrojmë disa këshilla se si të rrezistoni një ditë me take të larta…

    Sa gjatë i vishni këpucët me gjatësi të njejtë të takeve? Për një vit, apo jo?! Ju ndoshta nuk keni menduar rreth asaj që këmbët tona vazhdimisht pësojnë ndryshime për shkak të “ndryshimeve në jetë”, si plakja, ndryshim i peshës (trashje/humbje peshe), shtatzënisë etj. Gjatë blerjes së takeve femrat zakonisht bëjnë tri gabime të mëdha. Sigurohuni a janë të njohura këto gabime për ju.

    Gabimi nr. 1 – Bleni këpucë që ju bëjnë “KNAP”

    Gjithmonë bleni këpucë që ju vijnë taman , në kohën kur i bleni ato. Njerëzit rregullisht provojnë këpucë (sidomos taket e larta kur janë në zbritje të mëdha), duke menduar: “janë në rregull, pak më shtrëngojnë, por do të lirohen me kalimin e  kohës”. E pra, kemi marrë përgjigjen që 9 nga 10 rastet kjo nuk do të ndodhë, ose të pakten nuk është e mjaftueshme që ju të ndjeheni rehat me to. Nëse ju duhet të bleni take, të pakten zgjedhni këpucë pak me numër më të madh, e kurrsesi mos shpresoni se ndonjëherë këpucët e ngushta mund t’ju përgjigjen apo t’ju bëjnë në të ardhmen. Përveç kësaj, shumica e njerëzve kanë një këmbë pak më të madhe se sa tjetra, kështuqë sigurohuni që të provoni të dy këpucët në mënyrë që mos t’ju shfaqen probleme më vonë.

    Gabimi nr. 2 – Bleni take në periudhën e mëngjesit

    Dilni në shoping për blerje këpucash në fund të ditës, sa herë që është e mundshme. Sa më shumë të ecni gjatë ditës, këmbët tuaja do të ënjten, kështuqë përpjekja për të blerë këpucë në këtë kohë të ditës është tregues më i saktë se sa ato do t’ju përshtaten, kur të filloni t’i vishni gjatë gjithë ditës (apo vetëm gjatë mbrëmjeve). Përveç faktit se taket duhet të jenë të përshtatshme, ato nuk ngjajnë aspak tërheqëse nëse këmba del jashtë sipërfaqes së këpucës.

    Gabimi nr. 3 – Mbani take shumë të larta

    Veshja e takeve të larta për një periudhë të gjatë nuk është mirë për këmbët tuaja, si për një kohë të shkurtë ose për një kohë më të gjatë. Por, të jemi të sinqertë shumica e femrave preferojnë një pale këpucë me take të larta për të pëmbushur përsosmërinë e kombinimit të tyre të veshjes. Nëse vishni take të larta për në punë apo për një dalje në mbrëmje, merrni me vete edhe këpucë të rehatshme, që të paktën të mund t’i ndrroni qoftë edhe për një kohë shumë të shkurtër, veçanërisht nëse jeni në një atmosferë të qetë apo të relaksuar.

    Këshilla si të rrezistoni apo mbijetoni një ditë me take të larta

    Shtrini mirë këmbët – bëni shtrirje të muskujve të këmbëve para se t’i veshni taket dhe pas heqjes së tyre.

    Forconi thembrat – shputat apo thembrat e fuqishme parandalojnë shfaqjen e problemeve me këmbët. Ju mund t’i ushtroni ato me anë të një top të vogël gome duke e rrokullisur në dysheme dhe duke u përpjekur për ta arritur me anë të qëndrimit me gishtërinjtë në majë.

    Vizitoni ortopedin për këmbët tuaja – sa më shpejtë të hasni ndonjë problem me këmbët tuaja, shkoni tek ortopedi. Mos prisni një kohë të gjatë ku shumica e pacientëve që vijnë, veçmë është vonë për shërim.

    kosovarja.ch

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...