Forma dhe vijat e fytyrës vendosin se cilën femër do e përzgjedhin ata!

Studjuesit gjatë një studimi kanë paraqitur para meshkujve fotografi të formave të ndryshme të fytyrave femërore, pas kësaj meshkujve u është dashur që të zgjedhin se me cilën femër nga fotot do kishin filluar një lidhje afatgjate si dhe me cilën fytyrë do të kishin patur një aventurë të shkurtë.

Rezultatet janë më shumë se interesante, femrat me konturet e buta, mjekër të vogël, faqe të plota apo me tipare më femërore të fytyrës, janë zgjedhur si më të dëshirueshme për një aventurë të shkurtër.

Në anën tjetër femrat me fytyrë katrore dhe me mollëza më të theksuara janë zgjedhur për marrëdhënie afatgjata.

Pas studimit, shkencëtarët kanë parashtruar pyetjen pse janë përzgjedhur fytyra të tilla, mirëpo meshkujt nuk kanë patur përgjigje. Disa prej tyre janë përgjigjur se femrat me vija më të buta janë dukur të gatshme për të tradhëtuar.

Më herët, studimi ka treguar se meshkujt dëshirojnë që të jenë pranë femrave me forma të theksuara dhe me ata femra që janë sensuale. Mirëpo, studimi ka treguar se me këtë lloj të femrave meshkujt nuk dëshirojnë të krijojnë lidhje afatgjate.

Kur përzgjedhin partneren, për meshkujt është më me rëndësi fytyra sesa atributet tjera.

kosovarja.ch