7.2 C
Priština
More

    Flokët e yndyrosura, fajtori mund të jeni dhe ju!

    spot_imgspot_img

    Nëse e gjeni veten tek gabimet më poshtë, fajin për flokë me yndyrë e keni vetë!

    Yndyra në flokë është problemi i javës. Nuk ka rëndësi nëse ti i lan njëherë në javë apo çdo ditë, ajo dreq yndyre dallohet kaq shumë. Mjaftueshëm sa për të anuluar një takim të rëndësishëm sepse nuk do të shkosh me ato flokë apo jo?

    Sidoqoftë, bëni paqe me veten dhe kujtoni se yndyrën e prodhon vetë floku, por fajtorë mund të jeni dhe ju.

    Gabimet e përditshme që bëni çdo ditë, ndikojnë në flokë që yndyrosen edhe 5 orë pas krehjes!

    1. Po i lan flokët më shumë seç duhet

    Kujdes nga larja e tepërt. Po sabotoni flokët tuaj dhe s’po e kuptoni. Sa më shumë të hiqni yndyrën natyrale aq më shumë të yndyrosura do t’ju duken. Kështu që mundohuni t’i lani sa më pak dhe gjeni një mënyrë alternative për ta fshehur yndyrën në flokët tuaj. Ndoshta me një shampon kundër yndyrës e shtynë disa ditë.

    2. Nuk keni pastruar krehrin

    Mos u justifikoni! Keni harruar dhe kaq. Të gjithë e bëjmë, por mos e bëni më. Aty mblidhen gjithë papastërtitë dhe nëse nuk e pastroni më parë, do t’i keni në flokët tuaj. Aq më tepër nëse ju vetë keni flokë me yndyrë.

    3. Laj këllëfin e jastëkut

    Kur vendosni kokën në jastëk natën, çdo vaj, bakter apo qelizë e vdekur do të mbetet në këllëf. Imagjinoni tani ta bëni këtë për disa ditë me radhë. Ndërrojini!

    4. Boll i preke ato flokë!

    Sa herë në ditë e dëgjoni ee? Por e bëni sërish sepse e keni fiksim. Por duart janë armiku numër një për t’i bërë flokët me yndyrë edhe nëse i keni larë po sot. Kështu që mendoni, por jo me duart në kokë.

    5. Aplikoni më shumë balsam/zbutës seç duhet

    Jini të kujdesshëm me balsamin e flokëve. Ndjesia zbutëse që ju jep në moment mund të jetë e mirë, por shumë balsam përbën një faktor tjetër ndikues në yndyrën e flokëve tuaj. Përqendrojeni gjithë sasinë që merrni në fundet e flokëve dhe mos e aplikoni asnjëherë në rrënjë.

    Burimet: Cosmopolitan

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...