Fëmijët nuk thonë që janë anksiozë por e tregojnë këtë në shumë mënyra

spot_imgspot_img

Fëmija do të ankohet se u dhemb barku dhe vërtet do t’i dhembë barku, mirëpo shkaktari i dhembjes mund të jetë i natyrës psikike.

Studimi të cilin e ka publikuar Child Mind Institute ka treguar që dhjetë për qind e 30.000 fëmijëve të anketuar nën moshën 18-vjeçare përjetuan një formë të çrregullimit anksioz.

Tetëdhjetë për qind e tyre nuk morën ndonjë ndihmë ose terapi.

Nëse rasti nuk vlerësohet në kohën e duhur për të zbutur këto shenja mund të shkaktojë probleme me shëndetin mendor të fëmijës.

Arsyeja kryesore për shkak të së cilës te fëmijët nuk trajtohet anksioziteti është e vështirë të zbulohet edhe për shkak se fëmijët rrallë tregojnë ndjenja, më së shpeshti për shkak se as vetë nuk dinë t’i artikulojnë dhe t’i kuptojnë emocionet.

Mirëpo, ekziston një ndër shenjat kryesore që mund të tregojnë që fëmija është anksiozë – dhembja e barkut.

Fëmija do të ankohet për dhembje në bark dhe vërtet barku i dhemb. Në raste të tilla, prindi duhet të flasë me fëmijën dhe të përpiqet të zbulojë atë që e shqetëson. Kuptueshmëria e llojit të ankthit është një nga gjërat më parësore që prindi duhet të bëj.

Shenja të tjera të ankthit tek fëmijët janë mungesa e oreksit sepse ankthi ngadalëson metabolizmin dhe tretjen, lodhje të vazhdueshme, probleme me gjumë, dhimbje koke, dhimbje gjoksi dhe probleme me frymëmarrjen.

Shenjat e ankthit tek fëmijët janë nga më të ndryshmet dallim bën edhe temperamenti fëmijës dhe mënyra se si fëmija i manifeston.

Fëmijët që vuajnë nga ankthi mund të refuzojnë të shkojnë në shkollë ose të shoqërohen me miqtë, ata nuk mund të jenë në gjendje të përqendrohen dhe të pushojnë, ose mund të jenë shumë nervozë dhe t’i marrin gjërat shumë personalisht. Fëmijët anksiozë nuk duan të jenë vetëm.

Shkaqet e ankthit tek fëmijët janë të shumta. Nga mosha gjashtë muajsh deri në tre vjet, ka një frikë të theksuar nga ndarja, fëmijët parashkollorë mund të kenë frikë nga kafshë të ndryshme, insektet, shkolla ose errësira, ata pak më të rritur do të kenë frikë nga testet e shkollës, ndërsa nëse kanë probleme të komunikojnë me moshatarët, ata do të shmangin shoqërinë.

Fëmijët me ankth mund të kenë jetë të lumtur në rast se ndërhyhet në kohë. Në momentet që simptomat klinike janë të ashpërsuara, rezulton e nevojshme mjekimi farmakologjik i dhënë nga mjeku psikiatër për fëmijë.

 

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Food: recetë sallate sezonale për drekë me përbërës vendorë dhe përgatitje të shpejtë

Recetë e lehtë për sallatë sezonale drekë me përbërës vendorë, udhëzime të shpejta për përgatitje dhe këshilla për sigurinë ushqimore dhe vlerat bazë nutricionale sipas udhëzimeve ndërkombëtare.

Trend: Gardërobë kapsulë praktike për punë dhe përditshmëri — baza funksionale për gra dhe familje

Si të ndërtoni një gardërobë kapsulë funksionale për punë dhe përditshmëri: parime të qëndrueshmërisë, përzgjedhje të bazës dhe hapa praktikë për kombinime që duhen testuar në dritë natyrale dhe për përshtatje klimatike.

Horoskopi ditor argëtues për 12 shenjat: dashuri, punë dhe mirëqenie

Një horoskop i lehtë dhe argëtues për ditën: ide të shkurtra për dashuri, punë dhe mirëqenie për çdo shenjë zodiacale.

Mbrëmje filmi me fëmijët: çfarë të kontrolloni para shikimit

Udhëzues praktik për prindër e kujdestarë: si të verifikoni klasifikimin sipas moshës, përmbledhjen zyrtare dhe elementët e ndjeshëm përpara një mbrëmjeje filmi me fëmijët.