4.4 C
Priština
More

    Falë saj, shumë prej tyre duken më të bukura: Helena Rubinstein shtrenjtë e ka paguar suksesin

    spot_imgspot_img

    Një numër i madhë i grave, për dukjen e tyre të bukur i detyrohen gruas e cila vdiq 50 vjet më parë – Helena Rubinstein. Kjo grua e jashtëzakonshme e cila ka arritur që të luftojë varfërinë e skajshme, e ka shpikur make-up ashtu siq e njohim neve sot.

    Fjala „kozmetikë“ rrjedh nga fjala greke që do të thotë „Teknika e veshjes dhe rregullimit“

    Në momentin kur ajo e ka shitur kremën e parë për fytyrë me përbërësit „sekret“ në vitin 1899, Helena dinte se ajo kishte gjetur „unazën e floririt“ dhe ka zbuluar se çfarë gratë me të vërtetë duan: produkte që i bëjnë ato të ndjehen të bukura. Sa më i lartë që është çmimi i produktit, femrat më shumë e dëshirojnë.

    “Nuk ka femra te shëmtuara, ka vetëm gra dembele” – Rubinstein.

    Ajo u lind si Kaja Helena Rubinstein në Krakov, Poloni, më 25 dhjetor 1872, dhe ishte bija e një  tregtari. Ajo ishte më e vjetra nga tetë vajzat, ishte shumë ambicioze dhe e vendosur që të mos i dorëzohej të parit mashkull të cilin do të takonte.
    Për zhgënjimin e prindërve, ajo i refuzoi disa lypsarë dhe u zhvendos në Australi, kur ajo ishte vetëm 24 vjeç. Ajo mori me vete atë çfarë do të bëhet baza e perandorisë së saj: 12 kavanoza kreme për fytyrë të bërë në mënyrë private. Kaja menjëherë e ndryshoi emrin e saj në Helen Juliette dhe e paraqiste vetën më të re për katër vjet.
    Fillimisht ajo ka punuar si një shërbyese dhe dado, ku arriti të hyjë në shoqërinë e lartë. Gratë e pasura për të cilat ajo punonte, ishin të habitura me tenin  e fytyrës së saj prej porcelani, që Helena u atribuohej kremave „speciale“ të saj, bazuar në një recetë të vjetër të familjes, të cilët për të bërë këtë kremë, i përdorin bimët e rralla të cilat mund të gjenden „vetëm në malet Karpate“.

    Fjala u përhap shpejt, kërkesat rritehin vazhdimisht, dhe Helena e ka bindur nënën e saj për ti dërguar kremëra, e cilat i shiste shumë shtrenjtë. Kur furnizimi nga Polonia nuk mund të plotësoonte kërkesën e Helenës, ajo u punësua tek farmacisti, i cili itregoi asaj artin e përgatitjes së kremërave.
    Recetës së Nënës i ka shtuar lanolinë, dhe në produktin e ri, të quajtur „valaze“ (që në gjuhën hungareze do të thotë „dhuratë nga parajsa“), e fitoi një shumë të konsiderushme të parave.

    Helena, me zgjuarsi e ka vërejtur që, gratë nuk blejnë asgjë të lirë. Ato kanë përshtypjen se duhet të konsiderojnë veten e tyre si diçka e veçantë.
    Nëntë vjet pasi që ajo arriti në Australi, Helena kishte në bankë £ 100,000 dhe gamën e produkteve, duke përfshirë sapunin, tonerin dhe qumështin për pastrimin e fytyrës, të cilat produkte i shiste në dyqanet e saj dhe nëpërmjet postës. Ajo është konsultuar me ekspertë në fushën e kimisë dhe dermatologjisë, dhe gjithmonë është fotografuar në një mantil të bardhë, ku më vonë ajo pretendoi që është e diplomuar në mjekësi.
    Pak kohë kishte për dashuri, deri sa u takua me një gazetar amerikan Edward Titus. Edhe pse tashmë i kaloi të 30-tat, Helena kurrë më parë nuk kishte puthur njeri, por Edwardi simpatik e pushtoi plotësisht atë. Ata u martuan në Londër në vitin 1908, dhe ajo si pajë i dhuroi pronësinë e gjysmës së pasurisë të kompanisë.

    Megjithatë, Edward ishte një feminist dhe disa javë pas martesës, Helena e gjeti atë  me një tjetër grua. Sidoqoftë, ajo kaloi mbi gjithë këtë dhe iu përkushtua totalisht karrierës së saj, kurse ai vazhdoi që ta tradhëtonte. Në Londër në Mayfair së shpejti e hapi një sallon bukurie. Në mesin e klientëve të rregullta ishte edhe gruaja e kryeministrit të atëhershëm.
    Gratë i ka këshilluar dhe u tregonte se si, me ndihmën e make-up të duken më të reja dhe të shëndetshme. Një nga truket është vënia e të kuqit në faqe, vendosja e pudrës në hundë dhe qafë me ngjyrat pastel dhe vënia e buzëkuqit me ngjyrë të ndritshëm.
    Pavarësisht jetës së saj private, karriera e Helenës po lulëzonte shumë. Ajo lindi dy djem. Në moshë 37 vjeqare, ajo e lindi Roy dhe tre vjet më vonë e lindi edhe Horasin.
    Ajo krijoi pluhurin e fytyrës (pudrën) të parë në disa hije si dhe të kuqët për faqe. Së shpejti ajo e ndjenjte që e kaploi Evropën, dhe u zhvendos në Amerikë, ku menjëherë filloi luftën me konkurentën e saj – Elizabeth Arden.

    Në shikim të parë, ato dyja ishin krejtësisht të ndryshme. Helena i kishte shumë në qef stolitë e mrekullueshme dhe të cilat bien në sy duke i kombinuar ato me buzëkuqin me ngjyrë të kuqe të ndritshme. Ngjyrat e preferuara të Elizabeth ishin rozë dhe ari. Helena ishte një koleksioniste e pasionuar e krijimeve artistike  – Picasso dhe Matisse ishin piktorët e saj të preferuar. Kanadezja me prejardhje, Elizabeth, i ka dashur kuajt dhe ka luajtur golf.
    Por të dyja kanë qenë vendimtare, arrogante dhe të vështira për të bashkpunuar me ato. Ato kanë vizituar gala mbrëmje dhe premiera të njëjta. Kanë lancuar produkte të ngjashme, janë shoqëruar me të njëjtit njerëz, kanë  lëvizur në qarqet e njëjta dhe kanë injoruar vazhdimisht njëra-tjetrën, kur i kryqëzonin rrygët.
    Deri në vitin 1923, Helena ka prodhuar më shumë se 70 linja kozmetike, duke përfshirë kremërat të famshme „kremat për humbje të peshës“. Rivaliteti i saj me Elizabetën, totalisht e çmendte, ashtu që është bërë, mund të thuhet, pothuajse e imunizuar ndaj pabesive të Edward, sa që Helena kalonte shumë pak kohe në shtëpri, ku Edward ai fajësonte atë për mungesë pranë tij. Përfundimisht ai u arratis me shërbëtorën e tyre.
    Në vitin 1928 Helena mori një ofertë të cilën nuk mundi ta refuzonte. Lehman Brothers, banka e investimeve në SHBA, i pagoi asaj 7,3 milion dollar ($ 90 milion dollar të sotit) për 75 për qind të kompanive të saj.
    Por, për tmerrin e saj, plani i biznesit i bankës ishte që nën emrin e saj të shesin grimin me çmim të ulët dhe me cilësi të dobët. Ajo e dinte që sekreti i suksesit të saj qëndronte në luks dhe kështu filloi të blinte milionat e aksioneve në mënyrë që të rimerrte kompaninë e saj.

    Plani i saj përkoi me rrëzimin e aksioneve të tregut në Wall Street, çmimet e aksioneve kanë rënë ndjeshëm dhe Lehman Brothers i ka shitur Hellenes kompaninë e saj. Në këtë transaksion ka fituar shumën shtesë prej $ 5,8 milion. Në vitin 1938. Helena në 66 vitet e saj, ishte një miliardere dhe përsëri në duart e saj mbante frerët e perandorisë së saj. Asaj i është paraqitur edhe një dashuri e re, Princi Archil Gurieli Ckonja, aristokrati i varfëruar rus, i cili ishte 23 vjet më i ri se ajo. Pavarësisht dallimin në moshë, Helena ka rënë dakord të martohej me të. Ata u martuan në vitin 1938. Një vjet e katër muaj pas divorcit të saj nga Edward.
    Helena është bërë një „princeshë“. Më e mira e gjithë kësaj, është që ajo ishte një hap para nga Elizabeth Arden. Ndërkohë, biznesi i saj ka vazhduar të lulëzojë. Ka shpikur maskarën e parë ujë-rezistente (1939), si dhe formulën lanolinë-vitaminë.
    Kur në vitin 1955, Archil vdiq nga një atak në zemër, Helena ra në dëshpërim. Tre vjet më vonë, Horace djali i saj u vra në një aksident automobilistik. Kjo ishte goditja më e vështirë. Shpirti i saj i paepur filloi të zbehet. Pas një sulmi në zemër, Helena ndërroi jetë në vitin 1965, në një spital në Nju Jork.
    Perandorinë e saj ia ka lënë djalit, Ron-it, i cili pas tetë viteve i shiti kompaninë e tij kompanisë „Colgate Palmolive“ dhe sot është në pronësi të „L’Oreal“./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...