Faktorët e brendshëm dhe të jashtëm që rrisin rrezikun e aborteve të përsëritura

spot_imgspot_img

Shoqata Europiane e Riprodhimit dhe Embriologjisë (ESHRE) ka publikuar së fundi udhëzime të reja në lidhje me abortin e përsëritur. Ato përditësojnë një dokument të vitit 2006 dhe janë zhvilluar nga një grup pune që përfshin gjinekologë me eksperiencë në mjekësinë riprodhuese, abort dhe aborte të përsëritura, trombofili dhe infertilitet mashkullor, si dhe një anëtare e Shoqatës së Aborteve në Mbretërinë e Bashkuar, e cila përfaqësonte këndvështrimin e pacientit.

“Objektivi i përgjithshëm i kësaj pune është t’i ofrojmë personelit shëndetësor provat më të mira për hetimin dhe trajtimin e femrave me ndërprerje të përsëritura të shtatzënisë (ndërprerje e dy apo më shumë shtatzënive)”, shpjegon Mariëtte Goddijn (Qendra e Barnave Riprodhuese, Amsterdam), që ka drejtuar punimet.

Pasi është marrë vendimi për të përdorur termin “ndërprerje e përsëritur e shtatzënisë”, si më i miri i pranuar për abortet e përsëritura, në udhëzim është mundësuar një panoramikë e trajtimeve të sugjeruara për këtë problem, me rekomandime që lidhen me të. Sipas websitet te personalizuar doktor33.al mjekët dhe klinikat duhet të kenë parasysh nevojat psiko-sociale të çifteve dhe të japin informacione në mënyrë korrekte mbi të gjitha aspektet që mund të jenë shkak i problemit.

Në veçanti, për shembull duhet t’u bëjmë të ditur femrave se risku i ndërprerjes së shtatzënisë është më i ulët në moshën midis 20 dhe 35 vjeç dhe që ky rritet me shpejtësi pas të dyzetave shkruhet ne doktor33.al Çiftet gjithashtu duhet të dinë se nuk ka prova që tregojnë se stresi i lidhur me abortet e përsëritura, mund të jetë shkaku i drejtpërdrejtë, ndërsa duhanpirja dhe një konsum i tepruar i alkoolit mund të kenë një impakt negativ mbi mundësinë për të lindur fëmijë. Duhet edhe të bëjmë të ditur se obeziteti apo nënpesha e theksuar e nënës janë shpesh të lidhura me komplikime obstetrike.

Sipas udhëzimeve, historia mjekësore familjare duhet të përdoret për të ndërmarrë hetime diagnostikuese dhe prognoza duhet të bazohet në numrin e ndërprerjeve të mëparshme të shtatzënisë dhe në moshën e femrës. Në kërkesën e femrave për informacione mbi shtesat ushqimore me vitamina, personeli i shëndetësisë duhet të udhëzojë ato që janë të sigurta në shtatzëni. Grupi i punës nënvizon në fund se janë identifikuar argumente të ndryshme për të cilat provat janë të papajtueshme, të pamjaftueshme apo nuk ekzistojnë dhe rekomandojnë që kërkimet e ardhshme të përqendrohen në këto boshllëqe gjatë kërkimit.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Pandora: Kujdes i butë për flokët pas ekspozimit në diell dhe nxehtësi

Udhëzime praktike dhe të buta për t’i rikthyer flokët pas ekspozimit në diell dhe vapë, duke u mbështetur në këshillat për freskim, hidratim dhe mbrojtje në ditët e nxehta.

Te‑zgjedhura: Si të organizoni një mbrëmje me muzikë shqiptare në shtëpi për familje dhe diasporë në Zvicër

Udhëzues praktik për të organizuar në Zvicër një mbrëmje me muzikë shqiptare në shtëpi, me fokus te atmosfera, teknika, aktivitetet për familje dhe lidhjet me diasporën.

Trend: Ndërto gardërobën kapsulë praktike për punë dhe përditshmëri

Udhëzues praktik për të ndërtuar një gardërobë kapsulë funksionale dhe të qëndrueshme për punë dhe jetën e përditshme, me fokus tek zgjedhja e materialeve, mirëmbajtja dhe kombinimet bazë.

Ushqim: Sallatë sezonale për drekë — 3 versione të plota me proteina lokale për familje në Kosovë dhe Zvicër

Tre receta të thjeshta e sezonale me proteina lokale — mish pule, pulëbardhë të ziera dhe kombinim me bishtajore — të përshtatura për drekë familjare në Kosovë dhe Zvicër, me këshilla për ushqyerje të balancuar dhe higjienë ushqimore.