8.8 C
Priština
More

    Facebook po planifikon të ndryshojë emrin

    spot_imgspot_img

    Gjiganti i mediave sociale Facebook po planifikon të riemërtojë kompaninë me një emër të ri javën e ardhshme, raporton Verge, duke cituar një burim që ka njohuri të drejtpërdrejta për çështjen.

    Drejtori ekzekutiv i Facebook, Mark Zuckerberg, planifikon të flasë për ndryshimin e emrit në konferencën vjetore të kompanisë në 28 tetor, por mund të zbulohet më shpejt, thuhet në raportin e Verge.

    Ndryshimi në kompani ka të ngjarë të pozicionojë aplikacionin e rrjeteve sociale si një nga shumë produktet e një kompanie mëmë, e cila gjithashtu do të mbikëqyrë aplikacione si Instagram, WhatsApp, Oculus dhe më shumë, shton raporti.

    Një zëdhënës i Facebook tha për Guardian se kompania „nuk komenton thashethemet apo spekulimet“.

    Spekulimet për ndryshimine e emrit vijnë në një kohë kur Facebook po përvallet me kritika, sidomos për faktin që ka vendosur “fitimet astronomike” para njerëzve dhe ka injoruar raportet mbi rrezikun e rrjeteve sociale për adoleshentët.

    Ndryshimi për emrin mund të lidhet me ribrandimin – procesi i ndryshimit të emrit, imazheve, simboleve dhe/ose dizajnit të një marke për të krijuar një identitet të ri. Facebook ka njoftuar më parë se do të krijojë disa produkte për të punuar posaçërisht në projekte të lidhura me met metaverse (një version i realitetit virtual).

    Në vitet e ardhshme, Facebook pret që njerëzit të mos e shohin më si një kompani të rrjeteve sociale, por si një kompani metaverse. Me shumë gjasë, ndryshimi i emrit do të lidhet pikërisht me planet e kompanisë për këto produkte dhe shërbime.

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...