Era e pakëndshme e këmbëve mund të jetë shenjë e dy problemeve shëndetësore të rrezikshme!

spot_imgspot_img

Era e pakëndshme e këmbëve quhet bromodozë dhe mund të jetë një sinjal i sëmundjes, jo vetëm djersitje ose higjienë e dobët.

“Kur djersitemi, bakteret shumohen dhe lirojnë substanca që shkaktojnë një erë të pakëndshme. Por është e rëndësishme të dimë se cili është shkaku i asaj djersitjeje, por dhe simptomat që e shoqërojnë atë, të tilla si p.sh. kruajtja”, thotë podiatri David Pitofsky.

Djersitja e tepërt mund të jetë një nga arsyet, si dhe stresi ose ankthi, të cilat rrisin djersitjen në të gjithë trupin.

Konsumimi i tepërt i kafesë ose alkoolit gjithashtu mund ta përkeqësojë këtë problem, por në atë rast zgjidhja është e thjeshtë – zvogëloni sasinë e konsumimit dhe do ta zvogëloni problemin.

Higjiena e dobët është gjithashtu në listë, prandaj mjekët këshillojnë të lani këmbët një herë në ditë, ndërsa çorapet duhet të ndërrohen më shpesh nëse e keni këtë problem.

Veshja e shpeshtë e të njëjtave palë këpucësh do të çojë në një erë të pakëndshme, infeksione kërpudhore dhe rritje të tepruar bakteriale.

Komplikimet e caktuara të diabetit gjithashtu mund të çojnë në erë të pakëndshme të këmbëve, sikur dhe hipertiroidizmi ose aktiviteti i tepruar i gjëndrës tiroide.

Nëse keni provuar gjithçka që lidhet me higjienën dhe zakonet e shëndetshme, ndërsa problemi nuk zhduket, konsultohuni me një mjek për të përcaktuar se nëse ndonjëra nga këto sëmundje nuk është shkaktari.

 

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Shëndeti seksual në marrëdhënie me distancë

Këshilla të qarta për intimitetin dhe shëndetin seksual në lidhje me distancë: komunikim i hapur, kufij, siguri digjitale dhe mbështetje emocionale.

Materialet që zgjasin garderobën familjare

Zgjidh materialet e duhura dhe mëso kujdesin e thjeshtë që ruan formën, ngjyrën dhe funksionin e rrobave në një garderobë familjare Kosovë–Zvicër.

Këshilla për shëndetin e grave

Hapa të thjeshtë për lëvizje, ushqim, gjumë dhe menaxhim stresi, plus shenjat kur vetë‑kujdesi nuk mjafton. Udhëzues praktik nga Kosovarja.

Flokët: Organizimi i produkteve dhe afatet

Udhëzues praktik i Kosovarja për t’i renditur produktet e flokëve, për të lexuar PAO dhe për të ruajtur sigurt, që rutina të jetë e shpejtë dhe efektive.