7.5 C
Priština
More

    Ëndërrat gjatë shtatëzanisë – çfarë nënkuptojnë?

    spot_imgspot_img

    Interpretimi i ëndërrave nuk është doktrinë në të cilën ju mund të mbështeteni, por disa ëndërra në shtatëzani kanë shpjegimin e vet – dhe zbuloni kuptimin e tyre.

    Shpesh ndodh që ato gra shtatëzëna që kurrë nuk kanë ëndërruar (apo thjeshtë nuk mbajnë në mend ëndërrat), gjatë shtatëzanisë të ëndërrojnë gjëra imagjinare, trazira të shumta, por edhe ndonjëherë ngjarje pa kuptim. Përveç ëndërrave të pazakonta e ndonjëherë edhe qesharake, ekzistojnë edhe të tilla ëndërra, si të thuash, standard që mund të jenë si pasojë e stresit, ngarkesës së punës, frika…

    FILLIMI

    Gjatë muajve të parë të shtatëzanisë, shumica e grave janë të ngarkuara me frikën – se a do te shkojë gjithçka në rregull, a do jetë foshnja e shëndetshme, a do të bëhet një nënë e mire, a do të jetë e gatshme për ta marrë këtë përgjegjësi dhe gjëra të ngjajshme. Të gjitha këto, natyrisht mbështeten tek ëndërrat.

    Për shembull, një numër i madh i grave kanë theksuar që kanë ëndërruar lindjen e foshnjës si fëmijë i madh, i veshur me rroba, përafërsisht me moshë rreth 3-7 vjeç. Kjo mund të nënkuptojë se keni frikë periudhën fillestare, se a do të dini të kujdeseni vet për foshnjen tuaj dhe sikur e mirëpritni rritjen sa më të shpejtë të saj

    Ëndërrimi i “gjërave të mëdha” haset shpesh në ëndërr – si një kamion i madh apo ndërtesë. Nëse ëndërroni duke vozitur një kamion të madh, traktor apo autobus, zakonisht ka të bëjë me atë se keni frikë nga ndjenja e bezdisë që mund të fillojë që në muajt e pare. Apo mund të jetë edhe frika nga shtimi i kilogramëve.

    Ndërtesa e madhe tregon se gruaja është e vetëdijshme se në trupin e saj po krijon më shumë hapësirë për foshnjen dhe dëshiron që kjo ndërtesë “të jetë e bukur, e gjërë dhe poashtu dhomë e rehatshme për bebin e saj”.

    TREMUJORI I DYTË

    Gjatë kësaj periudhe paraqiten ëndërrat rreth kafshëve, për të cilat zakonisht kujdeseni ose edhe ato që ndoshta asnjëherë nuk i keni parë. Nëse ëndërroni gjitarët apo disa kafshë ujore, ka mundësi që të mendoni rreth evolucionit të njeriut në lidhje me zhvillimin e foshnjes brenda jush.

    Nëse ëndërroni se po lindni kafshë, mos kini frikë, nuk është asgjë për t’u shqetësuar. Kjo sepse çdo grua që do bëhet njënënë e re ka pasur ndonjë kafshë të preferuar shtëpiake. Ju dini se si të kujdeseni për kafshën e përkëdhelur, mirëpo foshnja juaj është terren i panjohur, andaj për këtë arsye në njëfarë mënyre përmes ëndërrave përpiqeni që të jeni të qetë.

    Mund të ëndërroni sikur po lindni një “të huaj”. Edhe kjo nuk është diçka e pazakontë. Për nënat e reja, foshnja e cila rritet në të, është një e huaj e cila okupon trupin e saj.

    Tremujori i dytë është përplot edhe me ëndërra që kanë të bëjnëme aferat – ose ju abuzoni (tradhëtoni) atë ose partneri ndaj jush. Kjo lidhet zakonisht me frikën e femrës që mendon se nuk është më tërheqëse. Ajo dëshiron të jetë edhe mëtej tërheqëse, ende të ketë sharmin e saj dhe të pëlqehet nga burri dhe meshkujt tjerë.

    TREMUJORI I FUNDIT

    Gjatë kësaj periudhe ëndërrat mund të jenë edhe më të forta. Ëndërroni që të shkoni në një destinacion të panjohur, rruga është para jush. Në fakt, bëhet fjalë për një udhëtim që po ju pret, ajo është lindja dhe edukimi i fëmijës, që për ju do të jetë koha më e rëndësishme e jetës suaj.

    Në një kohë pritjeje, mund të ëndërroni sikur po heqni foshnjen nga barku dhe prap po e riktheni brenda atë. Jeni të frikësuar, doni thjeshtë të dini se gjithçka është në rregull, dhe se foshnja është në rritje të mirë. Këto ëndërra janë mëse të zakonshme tek gratë që veçmë kanë humbur fëmijën e parë.

    Çfarë ëndërra keni parë ju? A keni menduar rreth kuptimit të tyre?

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...