Ekspertët tregojnë pesë simptomat e “Omicron” që nuk duhet t’i injoroni

spot_imgspot_img

Varianti Omicron po vazhdon të përhapet në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

Ekspertët kanë bërë të ditur se simptomat janë të ndryshme nga ato që shihen në variantet e tjera që kanë qarkulluar deri më tani.

Gjatë gjithë pandemisë ne jemi këshilluar të kujdesemi kollën e re të vazhdueshme, temperaturën e lartë dhe humbjen e shijes dhe nuhatjes.

Por, tani mjekët kanë paralajmëruar se varianti “Omicron” ka pesë simptoma të dallueshme për të cilat duhet të keni kujdes.

Dr. Amir Khan tha se simptomat e këtij varianti që po dalin nga Afrika e Jugut, tregojnë se ka pesë simptoma të reja.

“Fyti i gërvishtur, dhimbje të lehta muskujsh, lodhje ekstreme, një kollë e thatë dhe djersitje gjatë natës”, tregoi mjeku.

Pesë simptomat që duhet të keni kujdes, sipas tij janë lodhja, djersitja gjatë natës, gërvishjet e fytit, kolla e thatë dhe dhimbjet e lehta të muskujve.

Mjekët kanë thënë gjithashtu se pacientët e “Omicronit” nuk duket se vuajnë nga dhimbje të fytit, siç shfaqet ndonjëherë me Delta, por nga gërvishtjet e fytit.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Intimiteti në distancë për çiftet shqiptare

Çiftet shqiptare mund ta ruajnë afërsinë edhe kur jetojnë larg: komunikim i qartë, kufij të respektuar dhe rituale të vogla që mbajnë gjallë dëshirën.

Kënd studimi i sigurt për një fëmijë

Udhëzues praktik për një kënd studimi të sigurt: ergonomi, pastrim i sigurt, ruajtja e kimikateve dhe organizim ditor që fëmija të mësojë i qetë.

Koleksione: Materiale që zgjasin rrobat

Zgjidh materialet e duhura, lexo etiketat me kujdes dhe ndiq hapa të thjeshtë kujdesi që rrobat e tua dhe të fëmijëve të zgjasin më gjatë.

Shtatzënia: udhëzime të para për nënën

Udhëzues i ngrohtë për javët e para: shenjat, hapat e sigurt dhe rutina praktike që lehtësojnë fillimin e shtatzënisë, me burime të organizuara te Kosovarja.