Efekti i xhenxhefilit: Shkrin yndyrën në stomak brenda natës! (Recetë)

spot_imgspot_img

Me një dietë të rregullt dhe stërvitje, efekti është edhe më i mirë, por edhe me anë të kësaj mbështjelljeje efikase do të keni rezultat…

Dëshironi që trupi juaj të shtrëngohet dhe të krijoni linja perfekte? Provoni me anë të recetës së mbështjelljes me xhenxhefil. Konsumimi i xhenxhefilit përshpejton metabolizmin, dhe si rezultat i kësaj ju humbisni peshë. Gjithashtu, efekt të ngjashëm kanë edhe kompresat apo mbështjellëset e trupit me përbërjen e xhenxhefilit. Mësoni si ta bëni këtë dhe mënyrat e përdorimit të saj.

Çka nevoitet:

Një lugë gjelle xhenxhefil pluhur (ose i freskët por i grimcuar), dy lugë losion (krem) trupi, folie plastike, peshqir, fashë elastike.

Si ta përgatitni:

Lagni peshqirin në ujë të nxehtë dhe vendoseni në pjesën e trupit që ju dëshironi të veni kompresën apo mbështjellësen me xhenxhefil. Lëreni të veprojë për disa minuta deri sa të hapen poret nga nxehtësia. Nëse është e nevojshme, përsëritni këtë hap edhe njëherë.

Përzieni xhenxhefilin dhe losionin e trupit dhe aplikoni një shtresë të trashë të kësaj përzierje. Më pas, mbështjelleni disa herë me folje plastike apo transparente. Mbi foljen vendosni fashën elastike.

Mos e teproni shumë duke e shtrënguar me fashë, qëllimi është të ndiheni sa më rehat.

Lëreni që kjo të veprojë së paku katër orë, dhe nëse nuk e keni problem edhe gjatë tërë natës. Në fillim ju mund të keni ndjesinë e djegies. Mos u shqetësoni, ky është rezultat i funskionimit të maskës.

Kjo maskë është e mirë sepse xhenxhefili redukton dhjamin e akumuluar në trup. Mirëpo, mbani mend se rezultatet janë edhe më efektive nëse ju jeni këmbëngulës, ushqeheni shëndetshëm dhe ushtroni rregullisht. Gjithashtu, shtimi i xhenxhefilit në dietën e përditshme rrit funksionin e kësaj maske që të humbni më shumë centimetra në bel.

Shënim: Mbani në mend se rezultatet ndryshojnë nga personi në person. Centimetrat që ju humbni varen nga metabolizmi juaj, niveli i aktivitetit si dhe mënyra e ushqyerjes./kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Pandora: Rutina e flokëve pas ditëve të nxehta

Rikthe butësinë dhe lagështinë e flokëve pas vapës me një rutinë Pandora: hapa të butë, hidratuese dhe të zbatueshëm në 10 minuta.

Ushtrimet e shkurtra për gratë kosovare

10 minuta për energji, humor dhe qëndrim më të mirë – rutina e shpejtë që i përshtatet ditës tënde të zënë.

Shtatzënia: udhëzime të para për nënat

Je shtatzënë ose po planifikon? Këtu gjen shenjat kryesore, hapat e parë të kujdesit dhe mënyra si ta mbështesësh veten emocionalisht në ditët e para.

Materialet që zgjasin garderobën familjare

Një udhëzues i ngrohtë dhe praktik nga Kosovarja: si të dallosh materialet, të lexosh etiketat dhe të kujdesesh që garderoba familjare të zgjasë më shumë.