Dua Lipa interviston kryetarin e Prishtinës

spot_imgspot_img

Dua Lipa vazhdimisht është lajmëruar për fansat e saj direkt nga shtëpia. Madje ajo ka performuar edhe për emisionet më të ndjekura në botë. Por kësaj rradhe ka zgjedhur të bëj diçka për vendin e prejardhjes.

Këtë të dielë, ajo do ta intervistojë kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin. Me këtë rast, Dua ka kërkuar që qytetarët t’i dërgojnë pyetjet e tyre, me qëllim që ajo të ja parashtrojë kryetarit.

“Dëshiroj ta falënderoj shumë kryetarin e qytetit tonë, Prishtinës, z. Shpend Ahmeti për punën e pandalshme dhe kujdesin ndaj qytearëve në luftën kundër COVID-19. Ka qenë tejet mbresëlënëse me e pa bashkëpunimin e madh të komunës dhe qytetarëve, dhe masat të cilat secili prej jush i keni ndërmarrë për parandalimin e përhapjes së virusit. Të dielën (nesër) do ta intervistojmë Kryetarin me PYETJET e JUAJA. Pyete Kryetarin, duke dërguar pyetjet në info@ republika.tv, ndëra unë do t’ia përcjelli ato gjatë intersitës që do të kemi bashkë, këtë të diel në orën 21:00 PM CET. Ju dua shumë. Kujdesuni për veten dhe njëri-tjetrin. Shihemi të dielën mrëma” – është shkrimi që Dua Lipa ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram.

Kujtojmë se Dua ka disa vite që organizon festivalin “Sunny Hill” në kryeqytet, me paratë e të cilit ndihmon kulturën dhe artin në Prishtinë.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Hyrja e shtëpisë: organizim që mikpret

Kthe hyrjen në një kënd mikpritës: rend i zgjuar, siguri e qetë dhe dekorime të ngrohta që përshëndesin familjen dhe mysafirët pa rrëmujë.

Flokët: Organizimi i produkteve dhe kujdesi i shpejtë

Ndarje e zgjuar e produkteve, kontroll i afateve dhe rutinë 10‑minutëshe që mbron flokët nga dielli, klori dhe stinët – praktikisht, çdo ditë.

Foshnja juaj: Rutinë ushqimi dhe siguri 6–12 muaj

Një udhëzues i ngrohtë dhe praktik për ushqimin dhe sigurinë e foshnjës 6–12 muaj: rutinë e qëndrueshme, hapa të thjeshtë dhe mjedis i sigurt në shtëpi.

Gardërobë kapsulë për mot të ndryshueshëm

Ndërto një gardërobë kapsulë që përballon shi, erë dhe diell brenda ditës, me materiale që zgjasin dhe kombinime praktike Kosovë–Zvicër.