Drejtori u dergon letër fantastike prindërve të nxënësve të shkollës së tij!

spot_imgspot_img

Të dashur prindër,

Provimet e fëmijëve tuaj do të fillojnë së shpejti. E di që të gjithë jeni në ankth, sepse doni që fëmija juaj të dalë mirë.

Por ju lutem, mos harroni, mes nxënësve që do të ulen për provime, ndodhet një artist, i cili nuk ka nevojë të kuptojë matematikën.

Ndodhet një sipërmarrës, i cili nuk do t’ia dijë për historinë, apo letërsinë angleze.

Ndodhet një muzikant, notat e të cilit në kimi nuk kanë rëndësi.

Ndodhet një sportist, për të cilin fitnesi fizik është më i rëndësishme se sa fizika.

Nëse fëmija juaj merr notat më të larta, kjo është e mrekullueshme! Por nëse jo, ju lutem mos ua hiqni vetëbesimin dhe dinjitetin.

Thuajuni që nuk ka problem, është thjeshtë një provim! Ata janë të prerë për gjëra shumë më të mëdha në jetë.

Thuajuni se, sido që të dalin, ju i doni dhe nuk do i gjykoni.

Ju lutem bëjeni këtë, dhe kur ta bëni, shihni fëmijët teksa pushtojnë botën. Një provim apo notë e ulët, nuk do ua heqë atyre ëndrrat dhe talentin.

Dhe ju lutem, mos mendoni se doktorët dhe inxhinierët janë njerëzit e vetëm të lumtur në botë.

Përshëndetje të ngrohta,

Drejtori

 

Burim: revistapsikologji

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Kosovarja: rituale të përditshme familjare për të mbajtur gjuhën dhe traditat shqipe me fëmijët në diasporë

Rituale të thjeshta e të përditshme në familje — vakte të përbashkëta, gatime e lexime në shqip, lëvizje dhe vëmendje të përqendruar — ndihmojnë të mbajmë lidhjen me gjuhën dhe traditat kulturore. Praktikat e sugjeruara mbështeten në parimet e mirëqenies mendj

Recetë | Gjellë e lehtë familjare: Pulë me perime stine dhe oriz i thjeshtë — ide për familje Kosovë‑Zvicër

Recetë praktike dhe e shpejtë për familje: pulë me perime stine dhe oriz i thjeshtë, me këshilla për përbërje të ekuilibruar dhe rregulla bazë për higjienën e ushqimit.

Kuzhina: Gjellë e lehtë familjare me linza dhe perime sezonale — për drekën e përditshme

Recetë e thjeshtë dhe praktike për një gjellë familjare me linza dhe perime sezonale: e shëndetshme, e shpejtë, me këshilla për sigurinë ushqimore dhe për pjesët e fëmijëve.

Shëndeti i grave: shenjat paralajmëruese dhe kufijtë që tregojnë kur të kërkosh kujdes mjekësor

Udhëzues i përmbledhur dhe praktik për shenjat paralajmëruese që gratë duhet t’i marrin seriozisht dhe kufijtë kur duhet të kërkojnë kujdes parësor ose urgjent. Përfshin parimet e parandalimit dhe rekomandimet për verifikim me profesionistët shëndetësorë.