4.4 C
Priština
More

    Dobitë shëndetësore të patëllxhanit gjatë shtatzënisë

    spot_imgspot_img

    Patëllxhani është ndër ushqimet që duhet të hani kur jeni me barrë ngase për shkak të përmbajtjes së lartë të vitaminave, mineraleve dhe fibrave është shumë i dobishëm për shëndetin tuaj dhe për zhvillimin normal të foshnjës.

    1. Diabeti i tipit 2: Prania e fibrave dhe e karbohidrateve tek patëllxhani kontrollon përthithjen e glukozës dhe ul nivelet e glukozës në gjak, tek pacientët me diabet të tipit 2. Prezenca e fenoleve e bën këtë perime të shkëlqyer për diabetikët.

    2. Shëndeti i zemrës: Kaliumi hidraton trupin dhe parandalon sëmundjet koronare të zemrës. Elementët ushqyes ndihmojnë në reduktimin e kolesterolit dhe përmirësojnë qarkullimin e gjakut. Elemente të tjera ushqyese si folatet, magnezi, kaliumi, vitamina B3 dhe B6, antioksidantët dhe beta karoteni ulin rrezikun për sëmundje zemre. Patllëxhani ka nivel tepër të ulët të yndyrës, kripës dhe kolesterolit.

    3. Shëndetin e trurit: Elementet ushqyese tek kjo perime mbrojnë membranat e qelizave dhe shkatërrojnë radikalet e lira si pasojë e stresit oksidativ, si dhe mbajnë të kthjellët trurin dhe kujtesën. Vitaminat B kompleks kanë funksion çlirues kundër stresit.

    4. Rregullon hekurin: Hekuri është një element tepër i rëndësishëm transportimin e oksigjenit, por nëse është me tepricë shkatërron trupin. Nasunin, tek patllëxhani ndihmon në largimin e hekurit të tepërt në trup.

    5. Humbje në peshë: Patllëxhani ka përmbajtje të lartë uji, ka pak kalori dhe është një burim i shkëlqyer fibrash dietike, të cilat na bëjnë ndihemi të ngopur për një kohë të gjatë, si dhe menaxhojnë nivelet e sheqerit në gjak dhe përshpejtojnë nxjerrjen e shpejtë të toksinave. Gjithashtu forcon metabolizmin dhe bën që trupi të djegë më shpejt yndyrën, e kështu humbni më shpejt në peshë.

    6. I bën mirë tretjes: Supa prej patëllxhani dhe domate hap oreksin dhe ndihmon për një sistem të shëndetshëm tretës. Antioksidantët dhe fibrat rregullojnë lëvizjen e zorrëve, po ashtu parandalojnë kanceri e zorrëve dhe lehtësojnë pasoja nga hemorroidet, koliti, gastritis dhe inflamacioni i stomakut. Supa me patëllxhan pure dhe hudhra ndihmon në largimin e infeksioneve

    7. Anti-bakterial: Vitamina C tek patëllxhani është një burim i mirë kundër viruseve dhe kundër baktereve.

    8. Lëkurë të pastër: Patëllxhanët janë të pasur në minerale, vitamina dhe fibra dietike. Sa më e lartë përmbajtja e ujit, aq më e hidratuar fytyra dhe pa rrudha. Antioksidantët, antocianina, veprojnë si substance kundër plakjes.

    9. Forcon flokët: Mineralet, vitaminat dhe përmbajtja e lartë e ujit tek patëllxhanët ndihmon në ushqimin e rrënjëve të flokëve, parandalon djegien e fundeve të flokëve dhe i mban flokët të shëndetshëm dhe të fortë. Enzimat ndihmojnë në stimulimin e folikulit të flokëve dhe ofrojnë shkëlqim për flokun tuaj.

    10. Për shëndetin e shpretkës: Ata të cilët vuajnë nga malaria, duhet të pjekin patëllxhanë me sheqer dhe ta konsumojnë në stomak bosh çdo mëngjes që të ushqejnë shpretkën.

    11. Lufton pagjumësinë: Nëse keni vështirësi të flini, hani një patëllxhan të pjekur në darkë. Nëse e bëni këtë rregullisht është provuar se kuron pagjumësinë.

    12. Kundër hemorroideve: Patëllxhanët janë përdorur për mijëra vite në mjekësinë tradicionale kundër hemorroideve.

    13. Parandalon kancerin e zorrës së trashë: Fibrat tek patëllxhani ulin riskun e prekjes nga kanceri i zorrës së trashë, pasi ato thithin toksinat dhe kimikatet. Antioksidanti, acidi klorogjenik, lufton radikalet e lira në trup si dhe mbron qelizat e shëndetshme nga transformimi i tyre në qeliza tumoriale.

    14. Ndihmon në lënien e duhanit: Patëllxhani përmban një sasi të ulët nikotine, që ndihmon duhanpirësit në përpjekjen e tyre për të lënë duhanin.

    15. I mbushur me vitamina dhe minerale: Patëllxhani përmban një sasi të konsiderueshme proteinash, vitamine C dhe hekuri. Ai është gjithashtu një burim i mirë i kalciumit, kaliumit, fosforit, acidit folik dhe beta karotenit.

    16. Shëron disa sëmundje: Studimet kanë treguar se patëllxhani ka veti shëruese për astmën, problemet me dhëmbët dhe parandalon trashjen e arterieve.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...