10 ushqimet që nuk duhet t`i mbani në frigorifer

spot_imgspot_img

Këto ushqime është më mirë të jenë në banak apo qilar, pasi ne frigorifer mund t’a humbasin freskine,  shijen apo aromen e tyre. 

Qepë

Lagështia e frigoriferit do të bëjë qepët të buta dhe të mykura. Mbajini ato në ndonjë vend të freskët dhe të thatë. Mos i ruani afër patateve sepse kur janë afër njëra-tjetrës prishen më shpejtë.

Kafe

Deponimi i kafesë në frigorifer do bëjë që të humbin shijen dhe të marrin shijen e ushqimeve përreth.

Vaj ulliri

Deponimi i vajit të ullirit në frigorifer do e bëjë atë të kondensohet dhe të bëhet i fortë, si gjalpë.

Borzilok

është mirë të mbani borzilokun në një gotë me ujë të freskët, sikurse lulet e prera. Në frigorifer thahet shpejtë dhe merr aromën e ushqimeve përreth.

Mjaltë

Mjalta do të rrijë e mirë përgjithmonë nëse e mbani të mbyllur mirë dhe në temperaturë dhome.

Hudhër

Hudhra do fillojë tëmugullojë brenda frigoriferit. Mund të bëhet si gomë dhe e mykur, prandaj është mirë të mbahet në ndonjë vend të freskët dhe të thatë.

Bukë

Buka në frigorifer do të thahet shpejtë, andaj nëse nuk është e prerë dhe e bërë sanduiç që do të konsumohet brenda ca ditëve, ruajeni të ngrirë.

Avokado

Dëshironi të piqni avokadot tuaja? Definitivisht mos i vendoni në figorifer. Megjithatë, ato që janë tashmë të pjekura mund t`i ruani në frigorifer, nëse do i përdorni së shpejti.

Patate

Mbajtja e patateve në frigorifer do i bëjë të ëmbla dhe të forta, sepse mjedisi i ftohtë shumë shpejtë do e kthejë niseshten e tyre në sheqer. Në vend të frigoriferit duhet ruajtur në qese letre, në vend të freskët – por jo të ftohtë.

Domate

Domatet do humbasin gjithë shijen e tyre në frigorifer sepse ajri i ftohtë e ndalon procesin e pjekjes. Gjithashtu ruajtja në frigorifer do u ndryshojë ngjyrën dhe cilësinë.
/kosovarja.ch/

 

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

Çfarë është shtatzënia ektopike?

Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...