19.2 C
Priština
More

    Dobitë nga fasulja

    spot_imgspot_img

    Ndonëse qëmoti flitet se fasulja është shumë e mirë për shëndetin, sot ky konstatim forcohet edhe më sipas informacioneve të reja që sjellin dijetarët.Ndonëse qëmoti flitet se fasulja është shumë e mirë për shëndetin, sot ky konstatim forcohet edhe më sipas informacioneve të reja që sjellin dijetarët. Fasulja posedon vlera të jashtëzakonshme të energjisë dhe i përmban pothuajse të gjitha aminoksilinet esenciale.

    Përse fasulja është e mirë për shëndetin?

    Dijetarët kanë zbuluar se ushqimi i pasur me fasule mund të zvogëlojë rrezikun nga sëmundjet e zemrës, si dhe nga lloje të caktuara të kancerit. Udhëzimet për ushqim të shëndetshëm të qeverisë amerikane të vitit 2005 rekomandojnë dozën prej tre gotash fasulje në javë.

    Fasulja posedon vlera të jashtëzakonshme të energjisë dhe i përmban pothuajse të gjitha aminoksilinet esenciale. Përvec kësaj ajo përmban edhe lalijum, kalcium, hekur, fosfor, magnez, zink dhe natrium. Ajo paraqet burim të shkëlqyeshëm proteinash, por në krahasim me burimet e tjera, fusulja ka pak yndyrëra dhe nuk përmban kolesterol. Është burim i acdit folik, bitaminës B6, K, riboflavinës (B2) dhe B3.

    Asortmani i fitokemikaleve i gjetur në fasule e mbron organizmin nga kanceri dhe e ngadalëson rritjen e tumoreve. Studiuesit e „Harvard School of Public Health“ kanë lajmëruar se gratë që konsumojnë fasule të paktën dy herë në javë kanë 24 për qind më pak mundësi të paraqitjes së kancerit të gjirit, sëmundjeve të zemrës, diabetit të tipit 2, të tensionit të lartë të gjakut si dhe të kancerit në zorrë të trashë.

    Cfarë e bën fasulen kaq të shëndetshme?

    • Fasulja është burim i mirë proteinash dhe për dallim nga burimet e tjera, kjo nuk përmban kolesterol.
    • Një porcion me fasule plotëson nevojën ditore për fibra.
    • Hulumtimet kanë treguar se personat që konsumojnë fasule fitojnë më shumë materie të këtilla ushqyese sesa ata që nuk e konsumojnë atë.

    Cilat lloje fasulesh janë më të shëndetshme?

    Dijetarët e universitetit shtetëror të SHBA-ve Colorado kanë testuar gjashtë lloje të ndryshm fasulsh që gjenden në treg dhee kanë matur sasinë e antioksidantëve të secilës prej tyre. Testimi ka treguar se fasulja e kuqe, laramanja e kaltra e errët kanë pasur deri në 10 herë më shumë antioksidantë dhe substanca të tjera shëruese sesa fasulja e bardhë dhe e verdhë./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...