Djersitja gjatë natës nuk është normale, lexoni arsyet pse…

spot_imgspot_img

Djersitja gjatë natës është mëse normale nëse jeni i rrethuar në një ambient të ngrohtë apo nëse jeni të veshur shumë trashë. Sidoqoftë, nëse shtrati juaj nuk është i nxehtë dhe ju sërish zgjoheni me rrobat të bëra qull nga djersitja, kjo mund të lidhet me kushte mjekësore.

Nëse jeni kurioz të dini se pse djersiteni gjatë natës, ja arsyet pse ndodh kjo:

  1. Temperaturë e lartë trupore: kjo është një nga shkaku kryesor i paraqitjes së djersës trupore. Një shtrat që ka temperature të lartë mund të rrisë temperature tuaj trupore. E njejta gjë vlen nëse visheni me rroba shumv të trasha apo edhe mbuloheni tmerrsisht shumë nën batanije.
  2. Rënia e temperatures trupore: disa persona kanë përvoja me rënie të temperatures trupore, zakonisht rreth ores 4 të mëngjesit. Sistemi nervor autonom- i vetmi përgjegjës për një rënie të tillë, si dhe duke përfshirë shtypjen e gjakut dhe shkallën e zemrës mund të ndikojë edhe më shumë në djersitjen trupore.
  3. Çrregullime të gjumit: fatkeqësisht, nëse djersiteni shumë gjatë natës kjo nënkupton se mund të keni probleme me çrregullime të gjumit. Kjo nuk është edhe shumë për tu habitur sepse djersitja ndikon në privimin e gjumit të rehatshëm.
  • Apnea e gjumit: kjo ndodh kur ju keni vështirësi në frymëmarrje gjatë gjumit. Si rezultat i kësaj, ju rritni përpjekjet tuaja deri sa të merrni frymë lirshëm. Secili sulm i apneas ju shpie deri në pëlcitjen e kortizolit (hormonit të strezsit) kështuqë mund të merrni frymë lirshëm përsëri.
  • Skuqje e ngrohtë: femrat e përjetojnë këtë si shenjë të menopauses. Djersitja gjatë natës ndodh si rezultat i humbjes së estrogjenit dhe hormonit progesterone tek femrat më të moshuara.
  • Ndikimi i alkoolit: dis apersona nuk mund të bëjnë gjumë pa pirë alkool. Kur ju konsumoni çfarëdo lloj pije alkoolike, ju do të prireni që të djersiteni më shumë se sa zakonisht. Kjo ndodh sepse alkooli konsiderohet si relaksues i muskujve.
  • Çrregullimi i gjumit i shkaktuar nga ankthi: sulmet e stresit dhe panikës mund të ndikojnë që ju të djersiteni gjatë natës. Personat që kanë makthe gjatë gjumit apo ato që kanë pasoja post traumatike djersiten më shumë se njerëzit e zakonshëm.

Çfarëdo qoftë arsyeja, ju duhet të kontrolloni gjendjen tuaj shëdetësore se a djersiteni në mënyrë jonormale gjatë natës, sidomos nëse dhoma juaj nuk është fare e ngrohtë. Konsultohuni me jekun tuaj për të zbuluar shkaqet para se kjo të bëhet një rrezik për jetën tuaj./kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Pandora: rutina të shkurtra për rikthim dhe hidratim të flokëve pas diellit

Udhëzues i shkurtër praktik për rikthim dhe hidratim të flokëve pas ekspozimit në diell, i bazuar në udhëzimet për të mbajtur trupin të ftohtë dhe të hidratuar gjatë ditëve të nxehta.

Te‑zgjedhura: ide praktike për një mbrëmje me muzikë shqiptare në shtëpi — atmosferë dhe lojëra

Udhëzues praktik për të organizuar një mbrëmje muzikore shqiptare në shtëpi: si të krijoni atmosferë, të zgjidhni repertorin dhe të përfshini lojëra që lidhin gjeneratat — pa nevojë për emra artistësh.

Food: recetë sallate sezonale për drekë me përbërës vendorë dhe përgatitje të shpejtë

Recetë e lehtë për sallatë sezonale drekë me përbërës vendorë, udhëzime të shpejta për përgatitje dhe këshilla për sigurinë ushqimore dhe vlerat bazë nutricionale sipas udhëzimeve ndërkombëtare.

Trend: Gardërobë kapsulë praktike për punë dhe përditshmëri — baza funksionale për gra dhe familje

Si të ndërtoni një gardërobë kapsulë funksionale për punë dhe përditshmëri: parime të qëndrueshmërisë, përzgjedhje të bazës dhe hapa praktikë për kombinime që duhen testuar në dritë natyrale dhe për përshtatje klimatike.